LIVE UPDATES
Bota

Më e sigurta në botë/ Ky është ‘blindi i zi’ i Joe Biden, detajet e makinës së Presidentit të Amerikës, drejtohet n

3 Janar 2021, 15:31 Nga DOSJA
Më e sigurta në botë/ Ky është ‘blindi i

SHBA– Emri i saj zyrtar është “Cadillac One”, por thirret edhe “Bisha”. Arsyeja është më se e qartë: makina e fundit e presidentit të Shteteve të Bashkuara, është më e sigurta në botë.

“Focus” shkruan se makina është një bunker i vërtetë me rrota, ajo mund të përballojë një sulm kimik, një sulm me armë zjarri, dhe t’i rezistojë madje edhe shpërthimit të një mine. Nga ana tjetër siguria e presidentit amerikan është gjithnjë në plan të parë. Historia e Amerikës na mëson se përveç Xhon Kenedit, viktimë e sulmeve kanë qenë edhe presidentë të tjerë të SHBA-së. Ndaj le të shohim super-teknologjinë e këtij modeli presidencial, që u shfaq për herë të parë në publik në vitin 2018 me Donald Trumpin, presidentin e 45-të të SHBA-së, dhe me të cilin do të udhëtojë edhe presidenti i 46-të, Joe Biden.

Shoferi

“Bisha’ e Joe Biden drejtohet nga një ushtarak i trajnuar enkas nga shërbimet sekrete amerikane, kjo pwr arsye se mund tw ndodhin tw papritura, përfshirë edhe nevojën për të kryer manovra, si ato që zakonisht i shohim në filmat aksion.

Dritaret

Të përbëra nga 5 shtresa xhami dhe polikarbonati, ato janë të afta të përballojnë edhe plumbat e kalibrit 44 Magnum. Dritaret nuk mund të hapen, me përjashtim të asaj të shoferit, që mund të hapet vetëm 8 centimetra.

Sistemet e komunikimit

Një telefon satelitor me një linjë të drejtpërdrejtë gjithmonë të hapur me zëvendëspresidentin dhe Pentagonin, dhe selinë qendrore të Ministrisë së Mbrojtjes, është i inkorporuar me sediljen e pasme të makinës ku ulet presidenti. Kjo është e mundur falë një ripetitori privat, i cili sinjalizon në rast se ka mungesë të sinjalit, dhe që përcillet nga një prej makinave të eskortës presidenciale.

Dyert

Janë të blinduara dhe mbi 20 centimetra të trasha, më shumë se dyfishi i një makine normale. Pasi mbyllen, ato krijojnë një mjedis 100 për qind të izoluar, që i mbron ata që gjenden brenda edhe në rastin e një sulmi kimik.

Pjesa e pasme e makinës

Në të mund të ulen presidenti dhe 4 pasagjerë të tjerë, dhe është e ndarë nga një sipërfaqe qelqi e përforcuar, të cilën vetëm presidenti mund të vendosë ta ulë. Gjithashtu, ajo është e pajisur me një buton anti-panik dhe një furnizues oksigjeni shtesë.

Bagazhi i makinës

Ashtu si pjesa e përparme, edhe pjesa e pasme ka pajisjet e saj të sigurisë, me një portabagazh të pajisur me sistemet e fikjes së zjarrit, gaz lotsjellës dhe tymuese.

Pajisjet e emergjencës

Pavarësisht sigurisë që ofron ky “bunker” me rrota, nëse presidenti do të plagosej, në makinë gjendet një çantë e ndihmës së shpejtë, që përfshin një qese gjaku (që përputhet me grupin e gjakut të presidentit) në rast se nevojitet një transfuzion.

Serbatori

Është i blinduar dhe i veshur me një shkumë të veçantë, që nuk e lejon të shpërthejë edhe nëse goditet nga një plumb. Një kuriozitet:”Cadillac One” punon me naftë, dhe një nga të paktat raste që u “neutralizua” ndodhi në 2013-ën, kur menaxheri i karburantit e mbushi plot por me karburantin e gabuar.

Trupi i makinës

I integruar me një armaturë të nivelit ushtarak dhe me një trashësi afro 13 centimetra, ai është dizenjuar nga një aliazh çeliku i përforcuar me alumin, titan dhe qeramikë, i aftë që të thërrmojë edhe plumbat.

Korniza

Pjesa e poshtme e “Bishës”, është e pajisur me pllaka çeliku të afta të sigurojnë mbrojtje për pasagjerët, edhe në rastin e shpërthimit të një mine apo një granate nën makinë.

Pajisjet e sigurisë

Në bordin e makinës gjendet një arsenal i vërtetë armësh, dhe disa truke alla Xhejms Bond, si armë gjahu dhe pompa që lëshojnë gaz lotsjellës nga poshtë makinës. Po në rast se një nga miqtë e ftuar nuk di t’i përdorë ato? Mos u trembni:Aty ka edhe një manual udhëzimi që quhet “Nuclear Football” (Futboll Bërthamor).

Gomat

Të përforcuara me kevlar, ato janë në gjendje t’i rezistojnë shpimeve dhe prerjeve. Dhe si të mos mjaftonte kjo, disqet prej çeliku do t’i jepnin mundësi shoferit që të vazhdonte ta ngiste makinën, edhe nëse gomat do të ishin tërësisht të shkatërruara.

Kabina e shoferit

Nga kroskoti menaxhohen të gjitha zbulimet teknologjike të gjeneratës së fundit, me të cilat është pajisur limuzina presidenciale, përfshirë një sistem të drejtpërdrejtë të komunikimit me shërbimet e sigurisë, dhe një sistem të integruar GPS që është gjithmonë aktiv. Në pjesën e përparme të makinës janë të vendosura dhe 2 kamera me rreze infra të kuqe, që lejojnë drejtimin e makinës përmes ekranit, madje edhe me drita të fikura dhe në errësirë ​​absolute.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden joe biden


Sondazh

Poll
Bota 3 Janar 2021, 14:59

ANGLI-Covid-19 ka gjunjëzuar çdo sektor të mundshëm jetese ën çdo vend të botës. Vështirësitë e pandemisë janë ndjer kudo, por më shumë në pjesën ...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion