LIVE UPDATES
Bota

Marrëveshjet miliardëshe të SHBA-së, BE-ja i sheh si ndihmesë për përfundimtaren që nënshkruhet në Bruksel

23 Shtator 2020, 14:02 Nga DOSJA
Marrëveshjet miliardëshe të SHBA-së, BE-ja i sheh si

KOSOVW– Ndërmjetësimi amerikan në dialogun Kosovë-Serbi në Bashkimin Evropian po shihet si ndihmesë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Nga Brukseli kanë deklaruar për Gazetën Express se nuk i komentojnë më shumë marrëveshjet bilaterale në mes të Prishtinës dhe Beogradit derisa, bëjnë me dije se së shpejti do të njoftojnë për raundin e ri të bisedimeve.

Miliarda dollarë investime janë premtuar në Kosovë e Serbi nga delegacioni amerikan që është duke vazhduar vizitën në rajon, pas marrëveshjes së 4 shtatorit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Normalizimi ekonomik është në fokus të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, derisa, në SHBA sidomos muajt e fundit e kanë shtuar angazhimin për pajtimin e paqes Kosovë-Serbi.

Derisa Amerika është fokusuar në normalizimin ekonomik, paralelisht dialogu është duke vazhduar edhe në Bruksel.

Në Bashkimin Evropian, zëdhënësi për Politike të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano ka thënë për Gazetën Express se marrëveshjet e nënshkruara janë bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë.

“Marrëveshjet të cilave ju po iu referoheni janë marrëveshje dypalëshe të Serbisë dhe Kosovës me zotimet e tyre përkatëse ndaj Shteteve të Bashkuara. Kjo nuk na përket neve që ta komentojmë”, thotë zëdhënësi i BE’së.

Stano megjithatë shton se lidhja e këtyre marrëveshjeve me bisedimet që po zhvillohen në BE dhe aspiratat evropiane të  Kosovës dhe Serbisë janë shpjeguar nga liderët e dy vendeve.

Bashkimi Evropian vlerëson se marrëveshjet e SHBA’së mund të ndihmojnë për normalizim të marrëdhënieve që mund të çojë drejt marrëveshjes përfundimtare.

“Dokumentet e nënshkruara në Uashington, duke u mbështetur në angazhimet e mëparshme në dialog të ndërmarra nga të dyja palët mund të japin një kontribut të dobishëm për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve”, bëjnë të ditur në Bashkimin Evropian për Gazetën.

Nga Brukseli i kanë konfirmuar Express’it se data dhe agjenda e takimeve të ardhshme në nivel të ekspertëve dhe në nivel të liderëve do të bëhen të ditura së shpejti.

Angazhimi amerikan dhe takimi i 4 shtatorit në Uashington, sipas Eugen Cakollit nga KDI tregon për vëmendjen e shtuar që ka administrata e presidentit amerikan Donald Trump për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sipas Cakollit, nëse shikohen zhvillimet e fundit lidhur me Kosovën atëherë ka pasur një ndryshim esencial në qasjen e përdorur për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes palëve.

“SHBA-ja ka qenë në vazhdimësi akteri i cili ka qenë i përkushtuar në zgjidhjen e çështjeve të mëdha të karakterit politik. Në anën tjetër, Bashkimi Evropian, bazuar edhe në vet përvojën e saj, ka qenë e orientuar në qasjen neofunksionaliste dhe inkrementale të zgjidhjes së problemeve, duke i dhënë prioritet çështjeve ekonomike dhe atyre teknike, integrimi dhe bashkëpunimi në të cilat, sipas tyre, do të sjellë tek aspekti politik. Megjithatë, tash kemi pasur një ndryshim polesh në këtë drejtim, me SHBA-të që tashmë janë të fokusuara në çështje ekonomike dhe atyre teknike, ndërsa BE-ja në çështjet politike, që në fakt janë edhe më të ndjeshmet në këtë proces”, thonë nga KDI për Gazetën Express.

Të hënën në Kosovë ka qëndruar një delegacion amerikan që gjatë të martës ka vizituar edhe Beogradin. Në kryeqytetin serb është arritur edhe një pajtim për krijimin e një grupi punues të përfaqësuesve të Odave Ekonomike të dy shteteve, të cilët do të bëjnë edhe monitorimin e projekteve të marrëveshjeve të arritura.

Takimi i fundit i mbajtur në Bruksel ndërkaq ka qenë në nivel të ekspertëve.

Koordinatori i Kosovë për dialogun, Skender Hyseni deklaroi se përfaqësuesit e Serbisë kishin tentuar që temë e diskutimit të jetë edhe Asociacioni i komunave serbe. Hyseni ka deklaruar se një gjë të tillë e kanë kundërshtuar kategorikisht.

Marrë nga: GazetaExpress

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic avdullah hoti aleksander vucic avdullah hoti

Sondazh

Poll
Bota 23 Shtator 2020, 11:33

Viktor Orban refuzon hapur Perëndimin

Për shkak të pandemisë së Coronës, kryeministri hungarez, Viktor Orban duhet të hiqte dorë këtë herë nga skena e madhe. Në vend të daljes si çdo vit në u...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet