LIVE UPDATES
Aktualitet

Masakra në Elbasan, dëshmitari: E pashë me sytë e mi, vrasja ndodhi në sytë e policisë

21 Prill 2021, 17:45 Nga DOSJA
Masakra në Elbasan, dëshmitari: E pashë me sytë e mi, vrasja

ELBASAN- Pjerin Xhuvani, mjek dhe politikan lokal–ish-drejtues i LSI në Elbasan i afruar së fundmi me Partinë Socialiste, mbeti i vrarë në një konflikt me armë në lagjen “5 Maji” të qytetit të Elbasanit, ndërsa katër persona të tjerë u plagosën, mes së cilëve edhe Xhensila Sota, një efektive e policisë që ndërhyri për të ndaluar konfliktin.

Policia njoftoi se kishte arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes, Arbër Paplekaj, ish-punonjës i Forcave Speciale, i raportuar nga media si i angazhuar pranë shtabit elektoral të Partisë Demokratike. Policia deklaroi gjithashtu se kishte shoqëruar disa persona të dyshuar, që kanë dijeni ose lidhje me ngjarjen.

Përplasja me armë dyshohet se lidhet me fushatën zgjedhore, në qarkun ku tensioni ka qenë i lartë prej më shumë se një muaji. Xhuvani ishte denoncuar më parë nga Partia Demokratike si një nga personat e përfshirë në konfliktin e ndodhur në qendër të Elbasanit Ditën e Verës më 14 mars mes militantëve të PS dhe PD, ndërsa qytetin e vizitonin Rama dhe Basha.

I pranishëm në vendin e ngjarjes vetëm pak minuta pas përplasjes me armë, drejtuesi i fushatës së PD në Elbasan, Gazmend Bardhi u tha mediave se në vendngjarje ishte një makinë e mbushur me para dhe me karta identiteti.

“Ky është shtabi i vërtetë elektoral i Taulant Ballës”, tha Bardhi duke akuzuar homologun e tij në PS për konfliktin.

Disa orë më vonë, pasi vizitoi në spitalin e Elbasanit efektiven e plagosur të policisë, Xhesila Sota, Balla akuzoi PD se kishte sjellë në qytet grupe paramilitare.

“Njerëz të armatosur nga qytete të tjera kanë zbritur dhe kanë terrorizuar qytetarë elbasanas,” shkroi Balla në një status, ndërsa akuzoi Bardhin për ngjarjen.

Me shqetësim reagoi edhe ambasada e SHBA në Tiranë, e cila u bëri thirrje liderëve politikë që të tregojnë vetëpërmbajtje.

Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t’i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit,” thuhet në reagimin e ambasadës. Ambasada thotë se i ka kërkuar “Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të refuzojnë dhunën”.

Një dëshmitar okular i tha BIRN se kishte parë një grumbullim me njerëz dhe një debat me fjalë mes personave në dy makina të ndaluara në mes të rrugës. Dëshmitari tha se nuk kishte mundur të dëgjonte përse po përplaseshin personat, por tha se e pranishme në vendngjarje kishte qenë edhe policia.

Në një moment gjatë konfliktit janë përdorur armët, nga breshëria e së cilave mbeti i vrarë Xhuvani dhe u plagosën dhëndri i tij, një punonjëse e policisë dhe dy persona të tjerë. Dy prej të plagosurve janë dërguar në Tiranë në gjendje të rëndë.

Në rrugë, policia ka bllokuar një sërë provash materiale, përfshi një makinë pa targa.

Viktima Pjerin Xhuvani është një figurë e njohur në politikën lokale. Xhuvani, mjek psikiatër, ka qenë më herët drejtues lokal i Partisë Demokristiane të drejtuar nga Nard Ndoka, më pas kandidat për deputet dhe drejtues i Lëvizjes Socialiste në Elbasan.

Gjatë periudhës që LSI qeverisi me socialistët, Xhuvani ishte drejtor i Fondi të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për Tiranën. Në vitin 2015 ai u arrestua dhe më pas u dënua për abuzim me recetat e rimbursueshme. Në fushatën e vitit 2017, Xhuvani u përfshi në krah të PDIU-së dhe në fushatën e fundit me Partinë Socialiste.

MARRË NGA Reporter.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet pjerin xhuvani vritet pjerin xhuvani pjerin xhuvani vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë