LIVE UPDATES
Politike

VD-Masat pas festave / Manastirliu: Me 3 doza vaksine, mbrojtja mbi 80% nga Omicron

20 Dhjetor 2021, 09:42 Nga DOSJA
VD-Masat pas festave / Manastirliu: Me 3 doza vaksine, mbrojtja mbi 80% nga

TIRANË- Nga foltorja e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka prezantuar aktin normativ për marrëveshjen me Pfizer. Manastirliu theksoi se në një vit, qeveria siguroi 3 milionë doza. Sipas ministres, me 3 doza vaksine, mbrojtja mbi 80% nga Omicron.


Fjala e Ministres Manastirliu në Kuvend:

Si sot një vit më parë, kur mungesa e madhe sasive të disponueshme binte në përpjestim të zhdrejtë me kërkesën e madhe të qytetarëve për t’u vaksinuar, qeveria arriti të sigurojë sasitë e para, të vendosur për të lëvizur çdo gur, për të shtënë në dorë këtë mjet jetëshpëtues.

Ajo ditë e një viti më parë, kur morëm dakordësinë nga kompania Pfizer për lidhjen e kontratës së parë prej 500 mijë dozash vaksine, ishte në të njëjtën kohë dita kur drita në fundin e një tuneli të gjatë, po përvijohej gjithnjë e më qartë.

Sigurimi i këtyre vaksinave do të thoshte mbrojtje e stafeve mjekësore, në vijën e parë të frontit, duke shpëtuar jetë njerëzish.

Dhjetorin e një viti më parë, pak kush e mendonte se pas vetëm 12 muajsh do të kishim siguruar plot 3 milionë doza vaksina.

E paparashikueshme, si edhe vetë pandemia u be dhe sjellja e virusit.

E paparashikueshme, si edhe rritja e palogjikshme e konspiracioneve pa mend dhe hezitimit pa arsye, që erdhi e u shtua kudo në botë.

Sot pas dymbëdhjetë muajsh, ne jemi në mesin e një aksioni kapilar, “derë më derë” kudo në Shqipëri, me qëllimin madhor të rritjes së mbulesës vaksinale, vaksinimin me dozën përforcuese dhe mbrojtjes së jetës së qytetarëve.

Dhe kjo, ka rezultuar shumë më e vështirë nga sa mund ta parashikonim, për çudi jo për arsye që lidhen me disponueshmërinë e vaksinave.

Jo për arsye që lidhen me cilësinë e vaksinave në dispozicion.

Jo për arsye që lidhen me cilësinë e shërbimit, me përkushtimin e punonjësve të shëndetit kudo në Shqipëri.

Të gjitha këto i kemi siguruar që nga dita e parë, po i sigurojmë, dhe do të vazhdojmë t’i sigurojmë deri në ditën e fundit të kësaj pandemie.

Siç duhet të bëjë një qeveri e përgjegjshme.

E vërteta është se ekipet e shëndetësisë, që nga vaksinatorët, mjekët dhe infermierët nuk e kanë ulur për asnjë moment vigjilencën dhe përpjekjet për ta përmbushur këtë mision jetëshpëtues.

Ka rezultuar më e vështirë se sa mund ta parashikonim, për shkak se qytetarët u gjendën të bombarduar me breshëritë e mosarsyes.

Lajme të rreme, teori konspiracioni që bashkë me pesë klikime më shumë, sjellin dhe dëme për shëndetin publik, debate shterpë gjithologësh, që në shumicën e rasteve kanë lidhje me shkencën dhe mjekësinë, po aq sa mund të ketë lidhje e bardha me të zezën.

 Të nderuar kolegë,

Të gjithë atyre që për një arsye a një tjetër janë skeptikë doja t’ju thoja vetëm disa fakte nga situata në Shqipëri:

Këto janë fakte.

Nuk është opinioni im, janë fakte që raportojnë profesionistët.

Ne jemi të vendosur të mos stepemi përballë sfidave e vështirësive, për të çuar përpara vaksinimin anticovid, përshpejtimi i të cilit është JETIK në këto momente, në kushtet kur e gjithë bota po përballet me rritje të rasteve, me gjasë me një valë të re për shkak të variantit Omicron.

Me Omicron ne qarkullim, kemi te gjitha arsyet për të qenë shumë të shqetësuar, por në të njejtën kohë për të shmangur çdo panik. Ka ende të panjohura mbi severitetin e sëmundjes, pra sa rëndë preket popullata nga ky variant i ri, por ajo çfarë shqetëson është shpejtësia e përhapjes së tij.

“Nëse dyfishohen rastet çdo dy tre ditë, do të kemi më shumë infektime mbi baza ditore, dhe si rrjedhojë dhe më shumë raste që do të shtrohen në spitale”- u shpreh në një deklaratë të fundit Drejtori i OBSH për Europën, Dr. Hans Kluge.

Mos harrojmë që Europa po shton masat përforcuese. Hollanda vendosi të mbyllë shërbimet jo esenciale deri në 14 Janar, Franca anulloi festimet për periudhën e festave, Gjermania po vendos masa të reja dhe vende si Austria janë po kështu nën masa të kufizuara sa i përket aksesit të shërbimeve nga të pavaksinuarit.

Nuk bëhet shaka me shëndetin, dhe nuk vihen në rrezik shëndeti për asnjë arsye.

Pak ditë më parë, studiuesit anglezë të Imperial College of London kanë konkluduar një fakt tepër të rëndësishëm: Me dy doza vaksine, mbrojtja ndaj variantit të ri Omicron bie nën 20%-30%. Por me dozën e tretë, mbrojtja kalon mbi 80%.

Një e dhënë domethënëse që shpjegon qartësisht rëndësinë që ka në këto momente bërja e dozës së tretë përforcuese.

Si mund të rrisim nga tjetër vaksinimin e të pavaksinuarve, kjo mbetet thelbësore.

Kemi mberritur në gati 50% të qytetarëve mbi 16 vjeç të vaksinuar me 1 dhe dy doza.

Mbi 1 milion qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, ndërsa mbi 110 mijë qytetarë janë vaksinuar me tre doza.

Janë kryer mbi 2 milionë e 250 mijë doza vaksine por është koha të përshpejtojmë një orë e më parë dozën e tretë, pa harruar rritjen e mbulesës vaksinale për ata qytetarë që ende nuk janë vaksinuar.

Qeveria i ka siguruar vaksinat pa asnjë vonesë.

Për shumëkënd nuk është më lajm por më lejoni t’ju them se pak ditë më parë mbërritën mbi 100 mijë doza të vaksinës Pfizer, ndërsa priten së afërmi edhe 375 mijë doza vaksine përmes mbështetjes së Bashkimit Europian për të arritur në 3 milion doza deri në mbyllje të këtij viti. Siç presim të kemi sasinë e parë të vaksinave J&J nga Covax.

Qeveria shqiptare ka siguruar gjithashtu një kontratë të re me Pfizer prej 1.5 mln dozash me kompaninë Pfizer dhe do të vijojmë edhe më tej furnizimin me vaksina te tjera.

Por qasja që kërkohet tani edhe nga OBSH është qasja e VAKSINIMIT+ që do të thotë:

Rritje e mbulesës vaksinale, Vaksinim për ata që hezitojnë të vaksinohen.

Boost boost boost,

Rritja e perdorimin të maskave në ambientet e brendshme,

Ajrosja e ambienteve veçanërisht në ambientet e populluara dhe në shkolla

Rrisim dhe përmirësojmë protokollet e trajtimit dhe kapacitetet në sistemin shëndetësor.

Jemi para periudhës së festave kur padyshim presim te rriten shkëmbimet, ndërveprimet dhe është një situatë delikate për ecurinë e epidemisë në vend.

Ndaj ekspertët tanë po vlerësojnë me shumë vëmendje situatën, për masat që do të nevojiten, të palëkundur nga misioni i punës sonë të përditshme, që është mbrojtja e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Ashtu siç ka vendosur Komiteti eksperteve duke filluar nga 4 Janari të gjithë punonjësit në administratën publike dhe punonjësit në supermarkete, qendra tregtare do të duhet të paraqesin kartën e vaksinimit, të shërimit apo testin antigenit çdo 5 ditë për ata të pavaksinuar.

Po kështu jemi duke vlëresuar në dinamikë situatën dhe në ndërkohë po vijojmë me investimet në sektorin shëndetësor për të siguruar Planin e Dimrit si dhe vazhdimit të rritjes së kapaciteteve qoftë sa i përket testimit dhe gjurmimit me shtimin e aparaturave të reja në ISHP, duke fuqizuar Urgjencën Kombtëtare, ku një flotë e re prej 20 autoambulancash do të bëhet efektive brenda këtij viti duke mundësuar rritjen e përgjigjes ndaj rasteve urgjente si dhe kapacitetet spitalore, ku bejmë të mundur edhe fillimin e investimit në spitalin infektiv, mbi 4 milionë euro për ta fuqizuar e për ta bërë një spital modern dhe qendër ekselence të sëmundjeve infektive. Paralelisht pavionet e përgatitura në spitalet rajonale vijojnë të jenë në gjendje gatishmërie për t’ju përgjigjur çdo skenari të hapjes së tyre për trajtim të plotë të rasteve të pacientëve covid.

Sfidat e përballjes me pandeminë mbeten shumëplanëshe, ndërkohë që jemi të fokusuar tek përgjigja ndaj pandemisë, për asnjë moment nuk i kemi ndërprerë shërbimet shëndetësore për qytetarët dhe kjo falë punës së palodhur të personelit shëndetësor në çdo nivel të sistemit tonë shëndetësor.

LAJM KRYESOR: Kuvend/Rama flet për të drejtat e fëmijëve, Basha i përmend Trekëndëshin e Bermudës

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ogerta manastirliu seanca plenare 20 dhjetor 2021 ogerta manastirliu seanca plenare 20 dhjetor 2021

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë