LIVE UPDATES
Aktualitet

Masat për COVID-19/ Nga transporti i punonjësve tek kontratat me klientët, fasoneritë e Krujës 4 kërkesa qeverisë (LETRA)

25 Prill 2020, 07:23 Nga DOSJA
Masat për COVID-19/ Nga transporti i punonjësve tek kontratat me

KRUJË– Pronarët e bizneseve fasone në Krujë i kanë bërë një shkresë zyrtare qeverisë, ku kanë paraqitur katër kërkesa.

Fillimisht ata kërkojnë që qeveria të marrë përsipër me fondet e saja, kostot shtesë për realizimin e masave të punës ndaj parandalimit të COVID-19, pasi sipas tyre punonjësit nuk kanë të njëjtin rendiment pune me doreza. Gjithashtu ata kërkojnë që për transportin e punojnësve, shpezimet për shtimin e mjeteve motorike ta mbulojë qeveria.

Pronarët e fasonerivë kërkojë që qeveria duhet të prononcohet qartë nëse punonjësit përfitojnë apo jo ndihmë financiare, duke u kërkuar që t’i përfshijë në fashën që do të përfitojë 400 mijë lekë. Ndërsa kërkesa e fundit ka të bëjë me klientët. Fasonët shprehen se i takon qeverisë Shqiptare, që nëpërmjet Minisitrisë së Financave, të rinegociojë për llogari të tyre me klientët për një zgjatje të kontratave.

LETRA E PLOTË:

Qeveria të marri përsipër me fondet e saja, kostot shtesë për realizimin e masave të punës ndaj parandalimit të COVID-19, dhe këto masa duhet të jenë teknikisht të arritshme për Ne (si p.sh, pamundësia e rendimetit në punë me doreza përgjatë gjithë orarit të punës. Pamundësia e distancimit fizik, përsa kohë një Linjë Makinerie 25 metra e gjatë, sipas udhëzimeve nga ekspertët që kanë bërë montimin, nuk duhet të punojnë më pak se 45 punonjës, për të plotësuar kushtet e shëndetit dhe sigurisë në punë, si dhe për një prodhim minimal me standarte normale, dhe të tjera të dhëna teknike të punës konkrete sipas të cdo Fabrike Fason).

Kryerjen e Transportit të Punonjësve, sipas Lejës së ka thënë Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Numri i punonjësve ‘pasagjerve’ në Mjetin e Transportit, nuk duhet të ndryshojë. (Transporti për Sektorin “Fason”, e ka të pamundur të 4-fishoj ose 6-fishoj mjetet e Transportit për t’u përshtatur me Protokollin e Kuq të Masave Higjeno Sanitare COVID-19, për Biznesin “FASON”. Ne mund t’i përshtatemi rritjes së numrit të mjeteve tona të Transportit vetëm në rastet kur shtimi i mjeteve motorike ekstra nga çfarë kemi aktualisht, shpenzimet e tyre mbulohen nga Shteti).

Të qartësohet mbështetja Financiare e Qeverisë ndaj Punonjësve të Sektorit “FASON”. (Qeveria duhet të prononcohet qartë dhe kuptueshëm për punonjësit tanë, çfarë Ajo u ofron ose nuk u ofron, punonjësve si ndihmë financiare ndaj paqëndrueshmërisë së tyre ekonomike në punë, si rrejedhojë e COVID-19. Qeveria të mbështesi punonjësit e Sektorit “Fason”, me “Pagë Luƒe 26,000 ALL” ose me “Bonus Page 40,000 ALL”, dhe të jetë e qartë në çdo mbështetje financiare ndaj tyre. Kush është mbështetja financiare e Qeverisë ndaj Punonjësve tanë?)

Qeveria në mënyrë të veçantë dhe urgjente, duhet të harmonizojë punën në Sektorin Fason, përballë Kontratave me Porositësit që ka ky Sektor. (N.q.s Ne si Biznes “FASON”, mbyllim aktivitetin për aq dita sa na kërkohet nga Autoritetet, si dhe në raste të vecanta për aq ditë sa vlerësohet nga Administratorët e Sektorit “FASON”. Kjo kohë pezullimi i aktivitetit, në funksion të parandalimit të COVID-19, i takon Qeverisë Shqiptare, që nëpërmjet Minsitrisë së Financave, të rinegociojë për llogarinë Tonë, me Porositësit, kohëzgjatjen e Kontratave tona, për sa kohë Qeveria ende nuk ka një Urdhër të qartë që i ka mbyllur Ndërmarrjet FASON, ku Ne të kemi mundësi t’i referohemi për t’ia komunikuar Porostësve tanë. Përsa kohë mungon ky Urdhër, mbetet detyrë e Qeverisë Shqiptare të rinegociojë kohëzgjatjen e Kontratave tona te Porositësit tanë, që mos gjobitemi. Harmonizimi i kohës së punës së Aktivitetit tonë me kohën e punës së Shteteve nga na vjen Porosia).

Rastet në Krujë po shtohen dita ditës dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar nga qeveria që të mbyllen të gjitha fasoneritë, pasi sipas tij janë bomba me sahat. Pas rasteve të para me koronavirus, qeveria reagoi duke mbyllur ato që më parë i kishte autorizuar dhe më pas i penalizoi duke u pezulluar aktivitetin me pretendimin se nuk zbatonin masat e sigurisë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fasoneria ne kruje koronavirusi ne shqiperi kruje fasoneria ne kruje koronavirusi ne shqiperi kruje

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet