LIVE UPDATES
Aktualitet

U kërkoi bizneseve të rrinë hapur, FAKTET që kompromentojnë drejtorin e TIA-s (ME VIDEO)

25 Prill 2020, 05:41 Nga DOSJA
U kërkoi bizneseve të rrinë hapur, FAKTET që

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka denoncuar gjatë këtyre ditëve koncesionarin e Aeroportit të Tiranës dhe drejtorin e ekzekutiv Constantin Alvensleben, pasi ka detyruar dyqanet në terminal që të hapen në kundërshtim me urdhrin e qeverisë.

Pas reagimit të TIA (Tirana International Airport) që i konsideroi të pavërteta denoncimet e “Stop”, emisioni investigativ ka treguar mbrëmjen e sotme faktet dhe provat që vërtetojnë komunikimet e Constantin Alvensleben me bizneset në terminalin e aeroportit, të cilave u kërkon që të hapen në kundërshtim me urdhrin e qeverisë në kuadër të masave kundër COVID-19.

 

Emisioni ‘Stop’ ka sjellë dy shkresat e datës 12 Mars nga Policia e Shtetit dhe Ministria e Shëndetësisë, që detyron baret dhe lolaket të mbyllen në kuadër të masave të pandemisë së koronavirusit.

Por, në kundërshtim me këto urdhra, koncesionari i Aeroportit të Tiranës u kujton bizneseve në terminal kontratën koncesionare që kanë me TIA, duke u kërkuar që të rifillojnë punën.

“Përsa i përket mbylljes së lokalit tuaj, TIA vëren se ju nuk e keni hapur lokalin duke mos përmbushur në këtë mënyrë detyrimin e parashikuar në pikën 14.3 dhe shtojcën 14.3 të kontratës për njësinë tuaj bar/restorant, me pretendimin se ky veprim është ndërmarrë në përputhje me masat e marra nga Policia e Shtetit për shkak të COVID-19”, thuhet në shkresën e datës 12 Mars 2020 të drejtorit ekzekutiv Constantin Alvensleben drejtuar bizneseve që operojnë në terminalin e Aeroportit të Tiranës.

Një ditë më vonë, drejtori i TIA u ka dërguar një tjetër shkresë këtyre bizneseve, të cilave u rikujton se duhet të hapen në kundërshtim me urdhrin e qeverisë.

“Ju tërheqim vëmendjen në lidhje me kontratën koncesionare që është lidhur midis TIA-s dhe subjektit tuaj për njësitë bar/restorant në aeroport. Na bëhet qejfi që ju njihni Urdhrin Nr.156 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale datë 10/03/2020 ‘Për marrjen e masave të veçanta në parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19’. Sipas Marrëveshjes Koncesionare bar/restorant është detyrimi juaj të përmbushni dhe zbatoni të gjitha dispozitat ligjore dhe rregullatore në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Sa i takon interpretimit të Nenit 18 të kontratës të lidhur me ju, TIA ju informon se aeroporti është plotësisht funksional dhe i hapur për punë. Për këtë arsye, TIA hedh poshtë çdo pretendim tuajin se kemi të bëjmë me Forcë Madhore. TIA pret që subjekti juaj të përmbushë detyrimet e Marrëveshjes së Koncesionit të lidhur me TIA për njësinë bar/restorant”, thuhet në shkresën e dytë të Constantin Alvensleben që mbatën 13 Mars 2020.

Gazetari i emisionit “Stop” bisedoi me shefin e Komisariatit të Policisë së Rinasit, i cili tha se dyqanet në aeroport janë mbyllur me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Policisë së Shtetit. Ai theksoi se është në dijeni të urdhrave që koncesionari i Aeroportit të Rinasit u ka dhënë bizneseve në terminal që të hapen, megjithatë theksoi se asnjë nga këto biznese nuk ka rinisur aktivitetin, sikundër e ndalon edhe Akti Normativ.

Pas denoncimit që “Stop” i ka bërë ngjarjes, organi i akuzës së kryeqytetit ka nisur hetimet.

“Në bazë të informacionit të dërguar nga ana juaj, është regjistruar kallëzimi penal përkatës, i cili i ka kaluar për ndjekje dhe trajtim prokurorit të përzgjedhur sipas shortit elektronik”, njofton Prokuroria e Tiranës.

Marrë nga tvklan.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emisioni stop policia e shtetit tia emisioni stop policia e shtetit tia

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen