LIVE UPDATES
Politike

Komisioni/ Eurobondi, Tabaku: Qeveria do 200 mln euro të tjera borxh

5 Nëntor 2021, 10:06 Nga DOSJA
Komisioni/ Eurobondi, Tabaku: Qeveria do 200 mln euro të tjera borxh

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzoi ditën e sotme gjatë Komisionit të Ekonomisë se qeveria po kërkon dhe 200 mln euro borxh. Sipas saj, vlera e Eurobondit u përcaktua 500 milionë euro, ndërsa akti normativ e rrit me 200 milionë euro te tjera.

DEKLARATA E TABAKUT:

Ne kemi një rend dite për të cilën jemi njoftuar. Dhe nuk ka asnjë pikë të dytë në rendin e ditës. Kemi rënë dakord bashkërisht për një kalendar dhe sot është i ftuar Kuvernatori i Bankës së Shqipërisë për të diskutuar mbi opinionin e tij për buxhetin e vitit 2022. Akti normativ që ju sapo përmëndët i cili është për disa ndryshime për buxhetin e vitit 2021 të ndryshuar dhe në mënyrë specifike lidhet me shtesën për Eurobondin nga 500 milion euro në 700 milion euro. Për ne së pari është mungesë profesionalizmi. Është një shkelje e rregullores së Parlamentit dhe është një mungesë serioziteti nga ana e Ministrisë së Financave.

Kur u diskutua këtu Eurobondi, në mënyrë specifike e pyetëm këtu Ministren e Financave se sa do të jetë vlera e Eurobondit. Nga 500 deri në 700 është lojë kungulleshkash i thamë. Kanë përdorur pikërisht këto fjalë. Nga 500 deri në 700 ne nuk kemi miratuar ndonjëherë dokument. Nuk kam parë ndonjëherë përfaqësues të qeverisë shqiptare, që të vijnë dhe të thonë, do kemi Eurobond, nga kjo vlerë deri në këtë vlerë. Përcaktojeni. U përcaktua dhe miratuam një dokument. E miratoi Kuvendi, kaluam një Eurobond. Para tre ditësh e pyeta Ministren e Financave, sa është vlera e mbështetjes për sektorin e energjisë? Ministrja e Financave më tha, kemi miratuar 80 milionë euro. I thash se Kryeministri është angazhuar për 200 milion euro kredi sovrane. Ku e ke? Është i mjaftueshëm më tha, dhe po citoj fjalët e ministres. Është i mjaftueshëm dhe specialistët e sektorit kanë bërë një analizë, tha ministrja, dhe nuk duhet më shumë se kaq.Sot pas dy ditësh na sjellin këtë dokument. Është mungesë serioziteti, mungesë profesionalizmi dhe arrogancë jashtëzakonisht e tepruar. Nuk mund të vijë një përfaqësues i shtetit këtu dhe të thotë të pavërteta përfaqëasuesve të zgjedhur me votë.z. Shalsi që kjo të diskutohet tani. Duhet ta lexojmë të gjithë, të përgatitemi, të shikojmë impaktin që kjo do të ketë. Të shohim përse përfaqësuesit e shtetit shqiptar erdhën këtu për një javë me rradhë dhe nuk treguan të vërtetën dhe pastaj të diskutonim me zv/kryetarin e Komisionit se kur kjo mund të përfshihet në axhendë.Sot nuk e përfshijmë dot në axhendë. Sipas rregullores duhej të ishim njoftuar 48 orë përpara, për përfshirjen e saj në axhendë dhe ne duhej të ishim përgatitur për ta diskutuar atë.

Nuk doja që ta bëja këtë diskutim sepse sot kemi një rend tjetër dite dhe kemi ardhur të gjithë të dëgjojmë Guvernatorin.

Përsa i përket arrogancës e kam provuar vetë në kurriz, e provova dje në seancë e provoj çdo ditë në komisione, besoj pas 9 vitesh në Parlament më lejohet që ta them. Ministren e Financave e pyeta tre ditë më parë se përse garancia sovrane për sektorin e energjisë është 80 milionë euro. Ministrja e Financave tha, janë mbledhur ekspertët e sektorit dhe kanë vendosur dhe gjykuar se kaq është nevoja. Ndërkohë që ka ardhur një akt normativ në Parlament ku thotë se nuk është kaq nevoja. Ndërkohë që këtu shkruhet se ka nevojë për më shumë garanci sovrane. E pyeta dhe i thash, a jeni e sigurt sepse kryeministri tre javë më parë doli dhe deklaroi se do të jenë 200 milionë. Jam shumë e sigurt tha, eskpertët, transparenca… Për konsistencë mendimi dhe për qëndrueshmëri edhe të propozimeve nga ana e qeverisë por edhe të qëndrimeve nga ana jonë. Unë besoj se me forcën e votave ju mund ta ndryshoni rendin e ditës. Kur iu referova rregullores, iu referova faktit që i gjithë kalendari për dikutimin e buxhetit është rëndë dakord nga ju dhe zv/kryetares, akti është dorëzuar në 27.10.2021 dhe urgjenca për ta përfshirë sot në kalendar, unë nuk e shoh. Është e nevojshme që ta lexojmë me qetësi. Unë tani e mora përpara këtë akt. Është e nevojshme ta lexojmë me qetësi dhe ta dikutojmë duke mbajtur të njëjtin parim që kemi mbajtur për kalendarin e buxhetit deri më sot. Siç është diskutuar bashkërisht kalendari dhe kanë kontribuar të gjithë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike jorida tabaku jorida tabaku

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen