“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Mashtrimi përmes Call Center në Shkodër, lihen të lirë 8 punonjësit
20 Nëntor 2021, 13:36Nga DOSJA
SHKODËR-Gjykata e Shkodrës ka lënë të lirë ditën e sotme gjashtë punonjësit e call center të cilët u vunë në pranga 2 ditë më parë. Për të rinjtë është vendosur masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Sipas palës mbrojtëse e cila kërkoi lirimin, të arrestuarit nuk kanë pasur dijeni për skemën e mashtrimit që pretendohet.
Gjashtë vajza dhe 2 djem u arrestuan dy ditë më parë në kuadër të operacionit policor të koduar “North Forex” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike u arrestuan Elisa Kolndreu 22 vjeçe, Olda Shpendi 20 vjeçe, Aishe Baci 30 vjeçe, Senada Alij, 21 vjeçe, Sonila Alija 24 vjeçe, Ervin Osja 29 vjeç, Nikolin Toma 26 vjeç, Ysniela Dalipi, 27 vjeçe.
Vajzat telefononin kryesisht shtetas gjermanë e spanjollë dhe nën premtimin se do tu shumëfishonin paratë, i bindnin që tu jepnin të dhënat konfidenciale e të investonin në platformat e tyre.
Platformat me të cilët ata punonin rezultojnë të jenë Vicidial, Forex dhe Exchange. Të treja platformat ishin funksionale brenda ambienteve të një call centeri që rezulton të jetë në pronësi të polakut Pawel Wziontek. Ky i fundit, bashkëjetësuesja e tij Alma Sokoli dhe një mik i identifikuar si Klodian Memo janë shpallur në kërkim.
TIRANË– Banorët e Shkozës kanë protestuar ditën e sotme sërish pasi pretendojnë se ARSH ka ndryshuar projektin dhe në këtë mënyrë preken të gjitha sh...
TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta është përgjigjur deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një mesazhi të publikuar ...
DURRËS– Biznesmeni i preferuar i Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, Gjergj Luca iu është sulur fermerëve që dolën në rrugë për të kërkuar...
SHKODËR – Policia e Shkodrës ka arrestuar 4 persona ditën e sotme dhe njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim prej kohësh nga Policia holandaze.&E...
DURRËS– Kryeministri Edi Rama këshilloi zëvendës ministrin e bujqëisë, Roland Kriston që të zgjohet nga Durrësi. Teksa po prezantonte buxhetin për se...
DURRËS– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se së shpejti do të hapet shkolla profesionale e peshkatarëve. Nga qyteti i Durrësit, aty ku pre...
DURRËS– Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca prezantuan ditën e sotme buxhetin 2022 për peshkatarët. Rama u ka premtuar pesh...