LIVE UPDATES
Aktualitet

SKANDALI/ Gjyqtari Sokol Ngresi dyshohet se falsifikoi ekspertizën për apartamentin

20 Nëntor 2021, 11:28 Nga DOSJA

TIRANË– Prej muajsh në dyertë e institucioneve të Vettingut është duke u zhvilluar një nga proceset më të çuditshme për këdo që e ka ndjekur që prej fillimit procesin e Vettingut. Bëhet fjalë për gjyqtarin Sokol Ngresi, i cili e kaloi me sukses Vettingun më 11 nëntor të vitit 2020. Një ankesë e Komisionerit Publik, në muajin mars 2021, ku u zbulua një kontratë e fshehtë që gjyqtari kishte bërë për blerjen e një apartamenti, rihapi procesin për Ngresin, i cili tashmë rrezikon postin por edhe ndjekjen penale, në rast se dyshimi për të provohet.

Por për çfarë bëhet fjalë konkretisht?

Çështja që ka në fokus gjyqtarin e Apelit të Vlorës është jo pak e komplikuar. Njësoj si një “magjistar” Ngresi ia doli të fshihte një kontratë të vitit 2014, ku ai kishte dakordësuar me një kompani ndërtimi, blerjen e një apartamenti. Kjo kontratë e anuluar nga vetë Ngresi u fsheh në procesin e zhvilluar në KPK, duke u zbuluar nga Komisioneri Publik. Për Ngresin shkuan 4 denoncime, ku thuhej se gjyqtari kishte fshehur një apartament 113.4 m2m me vlerë 68 mijë euro.

Kontrata e rezervimit të apartamentit.

Me të marrë përsipër denoncimin, trupa gjykuese e KPA, kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Ina Ramën dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, çeli hetimin gjyqësor dhe i kërkoi ASHK-së Vlorë informacion dhe dokumente lidhur me lejen e ndërtimit të pallatit në fjalë – ndërsa shoqërisë “AFA Konstruksion” sh.p.k. që të informonte nëse kontratat e depozituara nga denoncuesit janë të hartuara realisht prej saj dhe nëse ka lëshuar mandat-pagesat në fjalë.

Por këtu ndodhi edhe habia… gjyqtari Ngres këmbënguli se e gjithë kjo çështje e ngritur ndaj tij ishte montim. Gjyqtari deklaroi se kontrata paraprake, ajo e revokimit dhe mandat-pagesat që pretendohej se ishin nënshkruar prej tij ishin të falsifikuara. Ngresi akuzoi drejtpërdrejt biznesemenin Flamur Kadëna si personin që qëndronte pas këtij komploti, i realizuar sipas tij në bashkëpunim edhe me një ish-gjyqtare dhe me një grup njerëzish që kërkonin largimin e tij nga sistemi.

Pretendimi i tij vazhdoi dhe gjyqtari i kërkoi KPA të paraqiste një ekspertizë që sipas tij provonte se nuk ishte ai personi që kishte firmosur këto kontrata. Ngresi deklaroi se i kishte kërkuar një zyre private për të marrë një ekspertizë për elementët grafikë të nënshkrimit të tij në kontratat e porosisë, të revokimit dhe në mandate-pagesa. Pasi ekspertiza u bë, pranë Laboratorit në Institutin e Policisë Shkencore, që drejtohet nga djali i hallës së Ngresit, gjyqtari e dorëzoi ekspertizën në favor të tij në KPA, ku rezultonte se Ngresi nuk i kishte firmosur kontratën dhe mandate-pagesat… E gjendur përballë këtij fakti, KPA ishte e detyruar të shprehej në favor të Ngresit dhe të dorëzojë një kallëzim penal për biznesmenin Flamur Kadëna…

Por çfarë ka ndodhur realisht? A është vërtet një komplot për të shkarkuar gjyqtarin Sokol Ngresi, i lakuar në disa raste për dyshime se ka shkelur ligjin për konflikt interesi… Kush do të paguante në vend të tij mijëra euro për ti rimarrë sërish mbrapsht?

Për këtë dosja.al hulumtoi edhe më tej, duke u interesuar çfarë shqetësimi ka edhe pala tjetër që është akuzuar nga Ngresi. Biznesmeni Flamur Kadëna i gjendur në këtë situatë, pajtoi një ekspert privat të cilit i vuri në dispozicion dokumentacionin origjinal për të shqyrtuar kaligrafinë e Ngresit… rezultati ishte i qartë. Dokumentet e blerjes së apartamentit prej 68 mijë euro u firmosën nga gjyqtari Sokol Ngresi.

Në dallim nga ekspertiza e gjyqtarit e cila u realizua me kopje dhe jo me dokumentet origjinale, kjo ekspertizë u bazua në letrat që kompania e ndërtimit zotëron. Ndryshe nga raporti i Laboratorit Shkencor që drejtohet nga djali i Hallës së Ngresit, Vladimir Ikonomi, ekspertiza e dytë mban firmën e një eksperti të licensuar, i cili rrezikon më shumë se një nëpunës shtetëror. Kush mund të mendojë se vartësit e Ikonomit do të nxirrnin një konkluzion në dëm të djalit të dajës së shefit të tyre?!

Foto ekspertiza e Flamur Kadenës

Ku është çështja sot?

Edhe pse KPA e mori për bazë ekspertizën e Ngresit, ende nuk ka vendosur të shprehet në favor të tij. Në seancën që u zhvillua më 16 nëntor, KPA u njoh me faktin se biznesmeni Kadëna ka kallëzuar në SPAK ekspertët që realizuan raportin për Ngresin, duke i akuzuar se kanë falsifikuar raportin. Nga ana tjetër, Komisioneri Publik Florjan Ballhysa vazhdon të jetë i palëkundur se gjyqtari Sokol Ngresi ka kryer deklarim të pasaktë, të pamjaftueshëm dhe ka mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurisë së tij dhe kërkoi shkarkimin përfundimtar të tij. KPA pritet që të japë vendimin përfundimtar për të më 24 nëntor 2021.

(f.g)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet flamur kadena procesi i vettingut shitje apartamenti sokol ngresi flamur kadena procesi i vettingut shitje apartamenti sokol ngresi


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet