“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Art&Argëtim
Mbështetës i Putin por doli kundër për luftën. Kremlini pas deklaratës së aktorit:Shpjegohu
1 Prill 2022, 19:10Nga DOSJA
RUSI- Kremlini është kundërpërgjigjur pasi aktori francez Gerard Depardieu akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për veprime të çmendura dhe të papranueshme në Ukrainë. BBCshkruan se Depardieu tha se populli rus nuk ishte përgjegjës për sjelljen e presidentit të tyre.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha se aktori ndoshta nuk e kuptonte plotësisht situatën në Ukrainë dhe ofroi ta shpjegonte atë. Depardieu u largua nga Franca për arsye tatimore dhe mori nënshtetësinë ruse në 2013. Ai mori pasaportën ruse nga presidenti Putin personalisht në vendpushimin e Detit të Zi, Soçi.
Në atë kohë, aktori dhe presidenti shtrënguan duart dhe u përqafuan me njëri-tjetrin, me Depardieu që e përshkruan Rusinë si një demokraci të madhe.
Në vitin 2015, Ukraina e ndaloi hyrjen në vend për pesë vjet pasi ai mbështeti aneksimin e Krimesë nga Rusia. Pavarësisht kësaj, aktori denoncoi luftën në Ukrainë menjëherë pasi filloi në shkurt dhe bëri thirrje për negociata. Kritikat e Depardieu ndaj liderit rus iu drejtuan agjencisë franceze të lajmeve AFP të enjten.
“Populli rus nuk është përgjegjës për ekseset e çmendura dhe të papranueshme të liderëve të tyre si Vladimir Putin,” tha ai.
Depardieu ka thënë gjithashtu se do t’i dhurojë të gjitha të ardhurat nga tre netët e koncerteve në Paris, duke filluar nga e premtja mbrëma, për viktimat ukrainase të kësaj lufte tragjike vëllavrasëse.
TIRANË– Bora Zemani nuk do publikojë asnjë këngë të re. Paralajmërimi për këngën u bë një orë më parë në rrjetin e saj social Instagram mirëpo ishte ...
TIRANË– Bora Zemani do të publikojë këngë. Ky lajm i papritur u dha nga vetë moderatorja e cila ka zbuluar titullin e këngës, orën kur do të publikoh...
TIRANË– Moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata i kanë dhënë fund beqarisë. Moderatorja ka publikuar fotot me Vlashentin ku kanë bërë cele...
SHBA– Producenti i Oscars ka thënë se e ka penguar Will Smith që të “hiqej” nga ceremonia sepse “Chris Rock nuk e donte këtë”. Will Packer tha se i ishte ...