LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbeti shtatzënë me tutorin dhe lindi në një dhomë hoteli, historia drithëruese e 42-vjeçares që punoi në rrugët e Ital

13 Nëntor 2020, 18:12 Nga DOSJA
Mbeti shtatzënë me tutorin dhe lindi në një dhomë

TIRANË– 42-vjeçarja Bora është takuar për herë të parë me të bijën Morenën, të cilën e lindi në dhomën e një hoteli në Durrës, në vitin 1997. Për herë të parë në studion e emisionit ‘Pa gjurmë”, Bora (emër i vendosur nga emisioni për të mos i zbuluar identietin) pa fytyrën e të të bijës, e cila sot është 23 vjeçe.

Odeta Dume: Dikush erdhi trokiti në studion tonë

Bora: Kush?

Odeta Dume: Unë do ta ftoj në studio, ju do e shikoni vetë se kush është. Do ti bëjmë pyejtje bashkë. Mund të jetë vajza juaj ?

Bora: Ishalla

Odeta Dume: Mund të jetë një person që vjen këtë pasdite për të na treguar se ku ndodhet vajza juaj? Kaq shumë emocione ke?

Bora: Po shumë?

Morena Leka ndodhej në regji gjatë kohës, që Bora nuk ishte në dijeni për këtë surprizë, ndërsa vetë dridhej e gjitha. 23-vjeçarja hyn në studio duke treguar versionin e saj, sesi zbuloi 10 vite më parë se ishte një vajzë e birësuar. Ajo tregon disa të dhëna, që e cuan tek personi me inicialet A. Gj, për të cilin thotë se është babai i saj biologjik. I njëjti person është tutori që pasi e trafikoi, e la edhe shtatzënë 42-vjecaren, Bora.

‘Unë jam Morena nga veriu i Shqipërisë. Arsyet pse jam këtu dihet. Dyshimet e mia se jam një fëmijë i birësuar lindën 10 vite më parë, por në pamundësi absolute për të pasur informacion, heshta. Deri kur u dha emisionin juaj, për fatin tim të mirë dhe fatmirësisht edhe ju nuk keni reshtur së kërkuari, dëgjova një detaj, që vajzës i është prerë kërthiza vetë. Ky fakt përkon me mua, pasi dhe kërthiza ime është ndryshe nga e njerëzve të tjerë, ky është detaji i parë kryesor. Dyshoja për të vërtetën pavarësisht që prindërit e mi birësues nuk ma kanë treguar. Një mik i imi i cili kishte parë emisioni  dhe që është hetues, kuptoi një të vërtetë. Kur pyeta nënën dhe i kërkova një foto kur isha e vogël, por ajo nuk e kishte. Më në fund nëna birësuese e pranoi realitetin se më kishte marr nga jetimorja e Durrësit, gjë që u lidh me historinë në fjalë’, rrëfen 23-vjecarja.

‘Babai birësues më ndihmoi me disa informacione që për hir të së vërtetës janë shumë tronditëse dhe nuk do doja t’i bëja publike. Pasi vërtetë unë jam në hall, por nuk dua që halli të më mposhtë arsyen. Nja fakt tjetër që më con në provë është se edhe nëna ime birësuese, mund të kishte patur të njëjtin fat me nënën biologjike, po të mos kishte e qenë gjyshi. Personat në fjalë bashkë me babain birësuese me inicialet Gj.Gj dërguan nënën drejt Vlorës, për ta trafikuar por nuk ia dolën. Unë i ngjaj gjyshes sime. I kam takuar të gjithë edhe babain biologjik edhe vëllezërit e tij. Fakti i miqësisë së vjetër mes babait birësues dhe atij biologjik më bëjnë të besoj se Bora është nëna ime biologjike. Unë e kam takuar babain biologjik. Ai gjithnjë më thoshte hajde tek xhaxhi. Emrin e atij personi e dëgjoja më shumë se cdo njeri tjetër dhe thoja kush është ky njeri. Unë kam patur një emër tjetër deri në moshën 3 vjecare, pastaj ma ndryshuan për shkak të rrethanave. Familjarët e personit A.Gj i kam njohur të gjithë. Kam patur kontakt. Ata më kanë thënë se jam mbesa e tyre. I pyeta se ishin ata që më kishin dhënë tek kjo familje. Ata e pohuan, madje se deri në moshën 3 vjecare ata vinin më vizitonin në jetimore. Madje një nga 3 vëllezërit e babait ka ardhur në shtëpinë time në vitin 2003, me motor gri. Babai im biologjik ka investuar shumë për mua deri së fundmi. Edhe për shkollën time bashkë me tre vëllezërit e tij. Kemi shumë gjëra për të biseduar. Familja birësuese i përket besimit katolik, por kurrë nuk e kam ndjerë vetën tek ai besim, doja të kthehesha në myslimane, mesa duket paska qenë gen. Unë shkoja gjithnjë në xhami dhe përqafoja Kuranin duke u lutur që të gjeja nënën biologjike’, trondit 23-vjecarja.

Odeta Dume: Si ke marrëdhëniet sot me babain birësues ?

Morena Leka: Marrëdhënie korrekte, njërëzore. Jo më të ngushta sepse nuk ua kam thënë nuk po kërkoj prindërit, Unë po kërkoj thjesht identitetin tim. Dhe falë jush po i shkojmë deri në fund.

Odeta Dume: Ndoshta analiza e AND-së do ta verifikojë totalisht.

Morena është e divorcuar dhe ka një vajzë 2 vjece. Pas ndarjes së prindërve, ajo sot jeton më nënën birësuese, me të cilën nuk ka marrëdhënie shumë të mira. Ajo është tjetërsuar, që pas kërkesës së 23-vjecares për të gjetur nënën biologjike. Bora në studio mbeti e shokuar, teksa dëgjon këtë rrëfim të Morenës mbushet në lot.

Bora: Jam e gëzuar që është mirë.

Morena: Vetëm dua ta shikoj.

Bora: Vetëm desha të dija që është mirë. Nuk e di cfarë të them. Shpresoj të jetë vajza ime.

23-vjeçarja zbulon një tjetër detaj të rëndësishëm për babain birësues, c’ka e lidh fort me ngjarje të ngjashme, me ato të gruas për të cilën Morena pretendon se është nëna e saj biologjike. Morena ka zbuluar se babai i saj birësuar ka një miqësi të vjetër me babain e saj biologjik me inicialet A.Gj, madje se mbase të dy ishin pjesë e një rrjeti prostitucioni që operonte në Itali.

‘U trafikova nga një person nga Durrësi me inicialet A. GJ. Me të mbeta shtatzënë në target në muajin nëntor. Kur isha 8 muajshe kthehem në Shqipëri ku më priti vëllai i babait të fëmijës. Kam jetuar vetëm në një hotel në Durrës për një muaj. E linda vajzën krejt e vetme vajzën dhe kërthizën ia preva vetë, por pas 2 orëve e gjysëm erdhën ma morën, rreth orës 5 të pasdites. Që nga ai moment nuk mora vesh cfarë ndodhi me vajzën. Unë nuk kisha mbështetje që të mundja ta kërkoja. Babai biologjik në atë kohë ndodhej në burg, në Itali. Vëllai ishte ai që priti sa unë linda më 26 korrik të vitit 1997 dhe ma morën. Në fund të muajit mbërrita në Itali. Atje arrita të largohesha. Një shtetas italian më ndihmoi, me të unë nisa një jetë të re. Jam martuar me të dhe ai e din që unë kam një vajzë. Kisha frikë të interesohesha. Nuk doja të shkoja ti takoja ato persona, vajzën doja ta gjeja. Burri më tha që nëse don ta kërkosh, kërkoje, le ta provojmë. Pyeta dikë që njihja dhe më tha se vajzën e kanë lënë në shtëpinë e fëmijës në Durrës. Ai më tha se është birësuar dhe duhet të prisja derisa vajza të mbushte 18 vjec’, rrëfeu për ’Pa Gjurmë’ Bora, 42-vjecarja e trafikuar. 

Por si është historia e 42-vjeçares?

42-vjeçarja rrëfeu një vit më parë dashurinë që pati me djalin durrsak, premtimet se do të bënte një jetë si në përralla deri tek trafikimi për qëllime prostitucioni në Puglia të Italisë. U shfrytëzua barbarisht nga ai, i cili e nxorri në rrugë deri 8 muajshe shtatzënë.

Bora mbeti shtatzënë nga tutori i saj, ndërsa lindi një vajzë më 26 korrik të vitit 1997, të cilën nuk e pa që nga ajo ditë. Gjatë kërkimeve që nisën një vit më parë stafi i emisionit ’Pa Gjurmë’ mësoi se vajza ishte rritur nga halla e saj, por që më tej nuk dihej se ku përfundoi vajza, ç’ka vështirësoi edhe punën e kërkimeve. Më tej u mësua se babai biologjik i vajzës jeton në Itali me familjen e tij, por pa vajzën që Bora lindi.

Me rikthimin në Itali, Bora mundi t’u shpëtojë nga duart tutorëve, ndërsa u ndihmua nga një klient italian. Ajo u martua një vit pasi lindi vajzën, ndërsa sot është nënë edhe e një djali 19 vjec.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet historia e bores morena leka historia e bores morena leka

Sondazh

Poll
Aktualitet 13 Nëntor 2020, 17:24

TIRANË– Miratohet projektbuxheti për vitin 2021. Komisioni i Ekonomisë miratoi sot projektbuxhetin e vitit 2021, duke bërë dhe disa ndryshime. Depute...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta