LIVE UPDATES
Bota

Qeveria në Kosovë zhvillon mbledhjen e 65-të, merren disa vendime

18 Shkurt 2021, 09:08 Nga DOSJA
Qeveria në Kosovë zhvillon mbledhjen e 65-të, merren disa vendime

KOSOVË-Qeveria në detyrë e Kosovës, sot ka zhvilluar një mbledhje e 65-të, ku janë miratuar strategji dhe dokumente tjera.

Sipas Telegraf, qeveria në takimin e sotëm ka themeluar Komisionin Organizativ për shënimin e “Epopesë së UÇK-së”, ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Kuvajtit për statusin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka ndarë tre milionë euro për pagesën e shtesës së parë për mësimdhënësit dhe personelin teknik.

Po ashtu është miratuar, Strategjia e Mbrojtjes së Sigurisë me të cilën përcaktohet rregullimi konceptual dhe organizativ i mbrojtjes në Republikën e Kosovës. Strategjia riafirmon synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe bashkëpunimin me faktorët e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu,  ka miratuar një vendim për ndarje të mjeteve financiare për pagesën shtesë në pagë për institucione dhe sektorë të ndryshëm që kanë pasur angazhim të shtuar në përballje me pandeminë COVID-19.

Njoftimi i plotë i qeverisë:

Strategjia e Sigurisë së Kosovës ka qenë dokumenti i parë që ka marrë miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme. Ky dokument përcakton drejtimet strategjike të politikave të sigurisë së brendshme dhe të jashtme të vendit tonë përmes të cilave do të sigurohet mbrojtja dhe partneriteti strategjik i sigurisë me miqtë tanë. Dokumenti është në frymën e promovimit të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe siguron mbrojtjen e interesave të vendit tonë dhe bashkëpunimin me partnerët strategjik të Kosovës. Edhe Platforma Vjetore e Politikës së Inteligjencës dhe sigurisë për vitin 2021 ka marrë miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme. Dokumenti bazohet në ligjin për Agjencinë Kosovare të Inteligjencës. Ky dokument i dërgohet për informim edhe Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencionit Kosovar të Inteligjencës në Kuvendin e Kosovës. Qeveria në takimin e sotëm e ka themeluar Komisionin Organizativ për shënimin e “Epopesë së UÇK-së” në përbërje: Anton Çuni, Ministër i Mbrojtjes, Kryesues; Bekim Jashari, Kryetar i Komunës së Skenderajt, anëtar; Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, anëtare; Meliza Haradinaj-Stublla, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtare dhe Agim Veliu, Ministër i Punëve të Brendshme, anëtar. Zyra e Presidentit; Kuvendi i Kosovës; Komuna e Prishtinës; Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së; Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Organizatat e Shoqërisë Civile. Kabineti qeveritar ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Kuvajtit për statusin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në shtetin e Kuvajtit. Republika e Kosovës deri tash ka 15 marrëveshje të këtilla dhe në këtë frymë është vendosur që të nënshkruhet edhe marrëveshje me shtetin e Kuvajtit. Qeveria ka miratuar edhe Koncept dokumentin për fushën e Policisë Ushtarake, i cili në bazë të analizës së ofruar i hap rrugë rregullimit ligjor të Policisë Ushtarake në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës që do të jetë një vlerë e shtuar për këtë institucion. Edhe Strategjia e Mbrojtjes së Sigurisë ka marrë miratimin e Qeverisë së Kosovës me të cilën përcakton rregullimin konceptual dhe organizativ të mbrojtjes në Republikën e Kosovës. Strategjia riafirmon synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe bashkëpunimin me faktorët e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare. Qeveria ka miratuar edhe Strategjinë shtetërore të Republikës së Kosovës për menaxhimin e integruar të Kufirit 2020-2025 dhe Planin e veprimit për menaxhimin e integruar të kufirit 2020-2023. Ky dokument është obligim ligjor dhe ka për qëllim të menaxhojë sigurimin, ruajtjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror të vendit. Qeveria ka miratuar një vendim për ndarje të mjeteve financiare për pagesën shtesë në pagë për institucione dhe sektorë të ndryshëm që kanë pasur angazhim të shtuar në përballje me pandeminë COVID-19 si në vijim: Për sektorin e arsimit ndahen mjetet shtesë financiare në vlerë prej 3,000,000 € (tre milionë euro) për pagesën e shtesës së parë për mësimdhënësit dhe personelin teknik/administrativ në sistemin para universitar; Për sektorin e sigurisë, përkatësisht zyrtarët policorë, ndahen mjetet shtesë financiare në vlerë prej 700,000 € (shtatëqind mijë euro); Për sektorin e emergjencave, përkatësisht Zjarrfikësit, ndahen mjetet shtesë financiare në vlerë totale prej 180,000 € (njëqindetetëdhjetë mijë euro); Për sektorin social, ndahen mjetet shtesë financiare në vlerë 78,000 € (shtatëdhjetetetë mijë euro), për pagesën e shtesave në pagë për punëtorët aktiv social në Qendrat për Punë Sociale; Për sektorin shëndetësor (në të gjitha nivelet) ndahen mjetet financiare si në vijim: a). Shuma prej 100,000 € (njëqind mijë euro) për pagesën e shtesave në pagë për profesionistët shëndetësorë që kryejnë shërbime shëndetësore në sektorin publik bazuar në marrëveshjet kontraktuale që kanë me organizatat buxhetore në nivel lokal. b). Shuma prej 160,000 € (njëqindegjashtëdhjetë mije euro) për pagesën e shtesave në pagë për punëtorët teknik të sektorit privat (pastrimi dhe sigurimi fizik) që kryejnë shërbime të kontraktuara për institucionet publike shëndetësore, për dy muaj shkurt dhe mars 2021; Kategoritë tjera të sektorit publik që janë të angazhuar në menaxhim të pandemisë dhe janë të ekspozuar ndaj rrezikut të infektimit nga COVID-19, që nuk janë pjesë e këtij vendimi apo vendimeve paraprake për shtesa të tilla, do të mund të trajtohen me vendime të veçanta të bazuar në vlerësimet profesionale të nivelit të ekspozimit ndaj rrezikut dhe mundësitë buxhetore, duke filluar nga muaji mars 2021 e tutje.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora mblidhet qeveria ne kosove mblidhet qeveria ne kosove

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri