LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosjes 184 i vihet ‘kapaku’/ Prokuroria Dibër pushon çështjen për kryebashkiakun Imeraj, Arben Keshin dhe Imer Lalën! 4

18 Dhjetor 2020, 13:49 Nga DOSJA
Dosjes 184 i vihet ‘kapaku’/ Prokuroria Dibër pushon

DIBËR– Prokuroria e Dibrës ka përfunduar hetimet për dosjes “184”, duke vendosur që të marrë si të pandehur vetëm katër zyrtarë vendor. Nga akuzat ka ‘shpëtuar’ kryebashkiaku i Dibrës, Dionis Ymeri dhe Imer Lala. Sipas hetuesëve, përgjegjës për shkeljen e ligjit janë Robert Aga ish-shefi i Policisë në vitin 2016; Drini Gjeci ish-kreu i Arsimit për qarkun e Dibrës; Nuri Meda, zyrtar në njësinë administrative Tomin dhe Hasan Hoti nga njësia administrative Lurë. Të gjithë të sipërpërmendurit janë marrë të pandehur për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve. Për akuzat e ngritura ndaj tyre rrezikojnë që të dënohen nga 1 deri në 7 vite burg.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Robert Aga,  akuzohet për shpërdorim detyre, pasi me dashje dhe në kundërshtim me ligjin ka vënë uniformat blu në funksion të një subjekti politik. Gjeci, akuzohet gjithashtu për të njëjtën vepër penale se kërcënonte mësuesit se nëse nuk votonin PS-në do t’i shkarkonte nga detyra. Madje në një rast, sipas asaj që thuhet në dosje ai ka firmosur për shkarkimin e një mësuesi nga puna. Në detajet e zbardhura nga gazetarja Klodiana Lala mësohet se Nuri Meda, në kundërshtim me ligjin ai ka dëmtuar interesat e qytetarëve, pasi ka përjashtuar 39 familje nga skema e ndihmës ekonomike, vetëm për shkak të bindjeve politike, pa verifikuar nëse i plotësonin ose jo kriteret për të qenë pjesë e skemës. Po ashtu si të tjerët edhe Hasan Hoti akuzohet se ka kanosur zgjedhësit me qëllim që të votonin për kandidatin socialist.

Përveç të pandehurve, veprën penale të shitblerjes së votës e kanë konsumuar disa nga personat nën hetim, zyrtarë apo dhe biznesmenë të zonës. Por nuk e mbajnë përgjegjësi ligjore, për shkak të përfundimit të afateve.

Pra Imer Lala, Robert Aga, Arben Keshi, Drini Gjeci, Afrim Mikli dhe Bekim Krashi  për arsye proceduriale ata shpëtojnë nga ndëshkimi për akuzën e shitblerjes së votës.

Në bankën e të kallëzuarve ishte edhe deputeti socialist Damian Gjiknuri, kryebashkiaku aktual i Dibrës Dionis Imeraj dhe ai i Bashkisë së Burrelit, Agron Malaj, por nuk u provua që ata kanë konsumuar veprën penale. Kryebashkiaku  Dionis Imeraj mohoi në një telefonatë për BIRN akuzat. “Nuk e kam pranuar asnjëherë. Drejtësia e verifikon vetë atë pjesë,”-tha ai për akuzën, ndërsa tha që ishte thirrur nga prokuroria vetëm për t’iu njoftuar pushimi i çështjes. 

Nga materialet e përgjimit të administruara lidhur me këto persona, ka rezultuar se ata kanë patur rol aktiv në fushatën e zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë Dibër, të zhvilluara në datën 11 shtator 2016, duke mbështetur politikisht kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, por nga hetimet nuk provohet që këto persona të kenë ofruar para, të kenë bërë premtime, apo të kenë përdorur forma të tjera të korrupsionit zgjedhor, me qëllim për të marrë vota pro, kandidatit që ka mbështetur”, arsyeton Prokuroria. 

Dosja 184 u kthye në dosjen e njohur si “Ping-pong” pasi u dorëzua disa herë nga Dibra në Tiranë, më pas nga Krimet e Rëndë tek SPAK dhe më pas përfundoi sërish në Dibër pasi u shpall moskompetencë. Pas pushimit të çështjes ka pasur pafund reagime, kryesisht nga opozita, të cilat dënojnë vendimin. Ndërsa prokurori i dosjes në Tiranë, Gentian Tërnova tha se as drejtësia dhe as ndërkombëtarët nuk e donin zbardhjen e dosjes.

Çfarë është “Dosja 184”?

Për dosjen 184 ka patur disa versione. Opozita është shprehur se në këtë dosje janë të përfshirë Ministra të rëndësishëm të Qeverisë Rama të kohës në blerje votash. Damian Gjiknuri është publikuar nga PD si i përshirë në zgjedhjet e Dibrës, por pas përgjimeve të “BILD”, ishin shumë funksionarë të PS të përfshirë në këtë çështje.

Në muajin qershor të vitit të shkuar gazeta gjermane “Bild”, publikoi disa herë përgjime zyrtare të Prokuorisë, ku emra të njohur në PS flisnin me njëri-tjetrin në lidhje me blerjen e votave. Në këto përgjime doli dhe Kryeministri Edi Rama, i cili pranoi që kishte folur me një funksionar në Dibër. Të gjitha bisedat për shit-blerje vote, kërcënimet për të votuar PS-në dhe kërcënimet për heqjet nga puna janë për zgjedhjet e pjesshme në Dibër në vitin 2016.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dosja 184 prokuroria e dibres dosja 184 prokuroria e dibres

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron