Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Mbyllja e hetimeve për dosjen 184, PD bën gati ankimimin: Hajdutët e vërtetë të zgjedhjeve duhet të përballen me ligjin
19 Dhjetor 2020, 13:06Nga DOSJA
TIRANË-Partia Demokratike,i kërkon Prokurorisë që t’i vërë në dispozicion gjithë informacionin e nevojshëm për mbylljen e hetimeve për dosjen “184”.
Nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, PD kërkon që të njihet me të gjithë aktet e dosjes hetimore dhe më pas do të bëjë ankimim të vendimit në Gjykatë.
Deklarata e Plotë
“Partia Demokratike do të ankimojë vendimin e Prokurorisë për dosjen 184 të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër.Për këtë arsye, Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë dosjen e plotë 184 dhe vendimin e saj për këtë çështje. Pas kësaj, i hapet rruga ankimimit të çështjes në gjykatë. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, e bëri kërkesën me cilësinë e kallëzuesit 4 vjet më parë të krimit të blerjes së zgjedhjeve në Dibër.Partia Demokratike theksoi se drejtësia nuk bëri drejtësi me dosjen 184 dhe pushimin e çështjes për urdhëruesit e manipulimit të zgjedhjeve, duke nisur me Edi Ramën. Hetimi, i nisur mbi bazën e kallëzimit të PD zgjati me shumë se 4 vjet, me synimin taktik të paligjshëm për te tejkalusr afatet proceduriale për të shmangur ndëshkueshmërinë e personave, që kanë kryer krime elektorale”- thuhet në kërkesën e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD. PD shpreh edhe një herë bindjen se hajdutët e vërtetë të zgjedhjeve duhet të përballen me ligjin, në çdo kohë dhe kushdo qofshin!
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot Genoveva Ruiz Calavera, Drejtoreshën e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit se është blerë nga para...
TEPELENË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qenë sot në Tepelenë ku ka takuar mbështetës të LSI-së por edhe qytetarë, ku ka dëgjuar problemet...
TIRANË- Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka dështuar me mësimin online. Endri Hasa, ish-deputet i PD, në një deklaratë për mediat mesditën e të shtunë...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka zbuluar se është duke negociuar me disa drejtues të Partive Popullore Evropioane si edhe komisionerin për Zgjerim Oli...
TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka sfiduar kryeministrin Edi Rama për aftësinë e tij në basketboll. Në një intervistë për sportin në Top A...
TIRANË- Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, mbrëmjen e sotme ka bërë deklaratën bombë. E ftuar në emisionin Java në Rtsh, ajo tha se është ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, tregoi se i ka kërkuar kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës që të jetë në luftën ...
TIRANË– Vjosa Osmani, e dyta presidente grua (edhe pse e përkohshme në detyrë) e Kosovës mbylli sot vizitën 3-ditore në Shqipëri, ku u takua me të gj...