LIVE UPDATES
Politike

“Më 25 prill, Shqipëria merr kthesën e merituar drejt Europës”, Basha me qytetarët në Klos: Rama trembet nga bilanci z

10 Prill 2021, 14:46 Nga DOSJA
“Më 25 prill, Shqipëria merr kthesën e merituar drejt

KLOS- Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar ditën e sotme qytetin e Klosit ku dhe është takuar me qytetarët e këtij qyteti. Gjatë fjalës së tij në Klos, Basha ka falenderuar qytetarët për mbështetjen e tyre dhe u ka thënë se 25 prilli nuk është vetëm për atë dhe Partinë Demokratike, po për të gjitha shqiptarët. Ai është shprehur se qeverisja e tij do të hapë dyert drejt rrugëtimit evropian si dhe do të bëjnë çmos për të përmirësuar të ardhmen dhe mirqënien e shqiptarëve.


“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj, mirë se ju gjej ju, të reja dhe të rinj të Klosit. Në këtë pasdite të bukur dielli po shkëlqen por jo kaq shumë sa shpresa juaj për ndryshim që do të bëhet realitet me 25 prill. E sotmja ka nisur në Dibër, Maqellarë, Bulqizë, Klos dhe ashtu si kudo tjetër ku jam në Shqipëri është e pamundur të mos emocionohesh nga energjia e jashtëzakonshme e shqiptarëve që nuk ka forcë ta ndalë, nuk ka forcë ta kyçë. 8 vite dimër ekonomik, 8 vite premtime të pambajtura. 8 vite arrogancë, 8 vite varfërim, 8 vite gënjeshtra nuk mundtë lahen me 8 javë sharje dhe baltosje. Koha për ndryshim , ora për ndryshim, dita për ndryshim po afron dhe kjo i ka bashkuar shqiptarët, i ka bashkuar më shumë se kurrë më parë.

Në mesin tonë nuk janë vetëm demokratët, luftëtarët e demokracisë qëndrestarët për shtetin e së drejtës, por janë edhe socialistët e zhgënjyer të cilët janë bërë njësh me demokratët, me qytetarët, me fermerët për ndryshim që nuk ka forcë ta ndalë. Dhe ndryshimi është përgjegjësi, ndryshimi nuk është privilegj i njeriu për kolltukun e një kryeministri. 25 prilli nuk bëhet për një njeri, as vetëm për një parti, 25 prilli bëhet që të gjithë së bashku të hapim dyert drejt Europës në mënyrë që të sjellim këtu investimet europiane të cilat mungojnë prej 8 vitesh dhe i kanë bërë të rinjtë tanë të emigrojnë, i kanë bërë gratë e Klosit, të Matit, të Dibrës të kyçen të papuna në shtëpi, të papunë pa shpresë, pa të ardhura. 8 vite jua kanë vjedhur të ardhmen e fëmijëve. I pyes gratë dhe nënat e Klosit njësoj siç pyeta gratë dhe nënat e Bulqizës dhe të Dibrës. A do e lejoni t’ua vjedhë edhe 4 vjet të tjera fëmijëve tuaj? Sigurisht që jo. Gratë e Dibrës, gratë e Shqipërisë do t’i prijnë ndryshimit ndaj jam i bindur se të gjithë së bashku 25 prillin do ta kthejmë në referendumin më historik ku Shqipëria do të marrë kthesën e merituar por të paarritur 30 vite tranzicion.

Duke mbyllur derën e tranzicionit, duke sjellë ndryshimin e vërtetë, duke e futur Shqipërinë në rrugën drejt Europës që do të thotë rritje pagash, do të thotë zhvillim ekonomik, do të thotë subvencione për fermerët do të thotë status për minatorët e Matjan, të Kolosit, të Bulqizës, të Pogradecit e kudo ku janë. Vetëm kështu do të mund të ecim përpara. Kjo është plotësisht e mundur. Kjo është në duart tona, është në duart tuaja, asgjë nuk na diferencon nga Maqedonia e Veriut, nga Kosova. Kemi të njëjta, madje më shumë pasuri. Kemi të njëjtat, madje njerëz edhe më të talentuar, edhe punëtorë, edhe më të fortë. Të bëhemi bashkë, që këto pasuri të sjellin mirëqenie për familjet tuaja, për Klosin, për Matin e për gjithë Shqipërinë. Dy javë për t’ju përgjigjur një pyetje: edhe 4 vite të tjera me këtë që 8 vite nuk mbajti asnjë premtim? Edhe 4 vite të tjera dështime? Edhe 4 vite të tjera varfëri? Taksa të larta, çmime të larta, edhe 4 vite të tjera në çatinë e botës për çmimin e naftës dhe në fund të botës për pagat, për pensionet, a durohet më qoftë edhe një ditë e vetme? Apo votë për ndryshim?

Votë për numrin 9, për Partinë Demokratike, për Aleancën për Ndryshim. Kjo është pyetja e vetme, pyetje të cilën kryeministri në ikje nuk do që ta pyes askush. Ndaj shpik lloj, lloj marifetesh, sepse ai trembet bilancit zero që ka me qytetarët. Premtimeve të pambajtura dhe mbi të gjitha i trembet përgjigjes tuaj, a mund të vazhdojë edhe 4 vjet të tjera Shqipëria si këto 8 vite? A është koha për ndryshim? Bashkë për ndryshim! Mati fiton! Klosi fiton! Dibra fiton! Shqipëria fiton!”, tha Basha.

(I.A;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet