LIVE UPDATES
Bota

Më influencuesja në botë/ Sfidat e ekzekutives së Microsoft si një grua me ngjyrë

16 Tetor 2021, 11:43 Nga DOSJA
Më influencuesja në botë/ Sfidat e ekzekutives së Microsoft

MBRETËRI E BASHKUAR – Shefja dixhitale e Microsoft, Jacky Wright është shpallur personi me ngjyrë, më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar. Por ajo thotë se mund të mos kishte arritur majat e profesionit të saj nëse do të kishte qëndruar në Britani.

Wright, e cila kryesonte renditjen e Powerlist 2022 nga Powerful Media, tha se karriera e saj mund të mos kishte marrë hov në Mbretërinë e Bashkuar sepse ka më pak mundësi dhe ka mungesë të modeleve të grave me ngjyrë  në krye të shkallëve të korporatës. Ekzekutivja e Microsoft ( MSFT ) u rendit përpara futbollistit të Manchester United, Marcus Rashford, i cili drejtonte fushatën për fëmijët e varfër, nënpresidentes së Netflix ( NFLX ) Anne Mensah dhe aktorit fitues të Oskarit Daniel Kaluuya. Ajo kryesoi listën vjetore të njerëzve me ngjyrë me më  ndikim në Britani, e cila sponsorizohet nga kompani si Facebook ( FB ) dhe Mastercard ( MA ) .

Wright ka lindur në Londër, por karriera e saj shtrihet në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë rolet e zyrtarëve kryesorë të informacionit në  kompanine e hidrokarbureve “BP” dhe “General Electric Co” (GE). Ajo u shkëput nga Microsoft në 2017 dhe punoi për dy vjet si zyrtare kryesore dixhitale për departamentin e taksave dhe doganave të qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar, duke mbikëqyrur transformimin dixhital të agjencisë dhe përpjekjet për të thjeshtësuar mbledhjen e taksave. Por tani ajo është kthyer në Shtetet e Bashkuara dhe po punon në një pozicion me më shumë ndikim.

Roli im fokusohet nw SHBA, por unë kam një ndikim global sepse punoj me kompani të mëdha globale dhe bëj gjëra të tjera në Mbretërinë e Bashkuar, Evropë dhe Afrikë, kështu që qëllimi im është global dhe gjithmonë ka qenë kështu,” tha ajo.

Wright i atribuon një pjesë të suksesit të saj gjeografisë.

“Ka më shumë mundësi në SHBA sesa në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe unë mendoj se ky nocion i nxjerrjes në pah dhe përqëndrimit në ndryshim, të paktën tani për tani, është më i madh në Mbretërinë e Bashkuar. Por unë mendoj se kemi një rrugë të gjatë për të bërë,” tha ajo.

Babai i Wright lindi në Xhamajkë dhe shërbeu në Forcat Ajrore Mbretërore gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas Wright, ishte përvoja e saj me racizmin në Britani që e shtyu familjen të transferohej në Shtetet e Bashkuara, ku ajo ndoqi Universitetin e  Nju Jorkut.

“Babai dhe xhaxhallarët e mi ishin të gjithë nga epoka e Enoch Powell dhe kishin një besim të fortë se ndryshimi do të ndodhte shumë më tepër në Mbretërinë e Bashkuar sesa në SHBA, ku ai mendoi se kishim një mundësi më të mirë,” tha ajo, duke iu referuar politikanit të njohur për një fjalim të vitit 1968 kundër emigracionit nga ish-kolonitë britanike.

Modelet e grave me ngjyrë në pozicione të ngritura të korporatave në Shtetet e Bashkuara i siguroi një rritje të besimit, sipas Wright.

“Një pjesë lidhet me të paturit e një grupi mbështetës, të kesh modele dhe të shohësh se çfarë mund të bëhem, bazuar në modelin e disa prej këtyre grave. Ne po flasim për ish -drejtuesen e Xerox, Ursula Burns dhe anëtarin e bordit të Under Armour, Jerri DeVard dhe gra të tjera me ngjyrë në pozicione të larta që nuk ekzistonin në Mbretërinë e Bashkuar”, tha ajo.

Nuk ka CEO me ngjyrë, CFO ose kryesues në 100 kompanitë më të mëdha në Bursën e Londrës, sipas Green Park, një agjenci konsulente për rekrutimin dhe diversitetin. Përqindja e drejtorëve ekzekutivë me ngjyrë dhe drejtorëve jo-ekzekutivë në FTSE 100 është 1.1%, nga 1.3% në 2014, sipas agjencisë. Në Shtetet e Bashkuara, 11.4% e vendeve të bordit në kompanitë Fortune 100 u pushtuan nga liderat me ngjyrë në vitin 2020, sipas Deloitte.

Me një karrierë si teknologe, Wright e sheh përfshirjen dixhitale si qendrore në ndryshimet shoqërore për njerëzit me ngjyrë, si dhe shoqërinë më gjerë.

“Unë mendoj se na takon të sigurohemi që të gjithë të përfshihemi në mënyrë dixhitale sepse bota është dixhitale dhe nëse ju nuk jeni, kjo thjesht e përkeqëson pabarazinë që ekziston. Teknologjia ka aftësinë të jetë barazuese e madhe dhe ne me të vërtetë duhet të përqëndrohemi në këtë gjë si shoqëri. Kurrikulat dixhitale përjashtojnë shumë njerëz, por disa njerëz do të përjashtohen më shumë se të tjerët për arsye kulturore dhe mungesë të aksesit në këto pajisje”, tha ajo.

Por ajo tha se qeveria ka një rol për të luajtur. Ajo u shpreh se qeveria duhet të punojë në partneritet me sektorin privat dhe atë akademik për të ofruar këto shërbime të gjithanëshme për të përmirësuar përfshirjen dixhitale.

Marrë nga CNN Business.

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bordi i microsoft jacky wright mbretëri e bashkuar shefja ekzekutive e microsoft bordi i microsoft jacky wright mbretëri e bashkuar shefja ekzekutive e microsoft

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës