LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Më lanë në një hotel, më sillnin një paketë cigare dhe ushqim’/ E mitura tregon se si e kërcënonin dhe e s

25 Gusht 2020, 13:25 Nga DOSJA
‘Më lanë në një hotel, më sillnin një

E mbyllën në hotel për ditë të tëra. I dhanë vetëm cigare dhe një vakt për të ngrënë. Këto janë vetëm disa nga detajet e tmerrshme të shfrytëzimit sekual të një të miture në kryeqytet , sipas rrëfimit të saj në polici. Ajo tregoi se si ra në grackën e një çifti , ku si karrem u përdor një grua.

Burime të gazetës “Si pohojnë exlusivisht se gjykata e Tiranës pas hetimit proaktiv të policisë së Tiranës la nën arrest me burg G. Mali dhe bashkëjeteuesen e tij E. Mema. Ishte Mema e cila i dha shoqëri dhe I ofroi miqësi prej një viti të miturës. 17 vjeccarja më pas u prezantua edhe me bashkëjetuesin e 23 vjeçares, që I tha se ishte I shoqi.Vajza vetëm 17 vjeç është shfrytëzuar nga cifti në dy hotele në Tiranë, njëri gjendet në rrugën “Niko Avrami” dhe tjetri në “Ruga e Dibrës, , pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Ky rast u zbulua pas ankesave të së ëmës në polici që këmbëngulte për largimin e çuditshëm të së bijës, e madje në një rast ajo kishte hedhur edhe dyshimet paraprake për shoqërinë e çuditshme të saj me një çift të martuar.

Rrëfimi i adoleshentes

E pyetur në polici pas zbulimit dhe marrjes së provave 17 vjeçarja pohoi se çifti e kishte mbajtur nën tutelë me kërcënimin se do I vrisnin vëllain 5 vjeç në rast se ajo tregonte dhe nëse ajo nuk ushtronte prostitucion.

“Më dërguan disa ditë në hotelin GJ… afër shkollës së bashkuar. Më futën në një dhomë dhe aty më sillnin klientët për të kryer mardhënie. Më sillnin njëerë në ditë një paketë cigare dhe një vakt ushqim. Më kërcënonin haje këtë se tepër e ke.. apo “ duhet të punosh përsëri për bukën e gojës” thotë në rrëfimin e saj vajza e shfytëzuar, një rrëfim tronditës të cilin gazeta “Si” po e zbardh ekskluzivisht.

Sipas burimeve të gazetës “Si” pranë policisë, e ëma kishte dorëzuar edhe një vit më parë një denoncim të tillë ndaj çiftit të çuditshëm por më pas ishte tërhequr, pasi vajza është paraqitur në polici dhe ka pohuar që nuk ishte e kërcënuar nga askush dhe që nuk e shfytëzonte askush. Madje e ëma hodhi dyshime se e bija po e jepte një deklaratë të tillë nën efektin e lëndëve narkotike, por vajza në atë kohë 16 vjeçe mohoi gjithçka.

Edhe në rastin e dytë, e ëma iu drejtua policisë gjatë javës, duke folur drejtpërdrejtë. “Time bijë po ma mbajnë nëpër hotele shtetasit me emrin G. dhe E.”. e ndërsa policia ka nisur kërkimet, janë dashur katër ditë që adoleshentja të shfaqej vetë. Sic thonë burimet e sigurta të gazetës ”Si” të konfirmuara më tej edhe nga pjesë të fashikullit policor, rezulton se 17 vjeçarja e ka mashtruar çiftin përmes një telefonate ku u shtir sikur po kërkonte klientë. “ Mora në telefon dhe I thashë dikujt o rrusho sa lekë do më japësh të kryejmë mardhënie bashkë. Ata të dy u bindën dhe më lanë të dilja nga hoteli, që të shkoja për punë. Kur ika në shtëpi ata e kuptuan dhe erdhën me makinën e tyre BMË me ngjyrë e bardhë poshtë shtëpisë. Më kërkuan të zbrisja. Nuk zbrita. Atëherë morën vëllain dhe e hipën në makinë” rrëfen më tej adoleshentja në një procesverbal që po zbardhet exlusivisht nga gazeta Si. ‘Kur ata morën vëllain e hipën në makinë, në këto kushte shkova dhe unë me ta, më thanë do punosh për ne se ke detyrime për të paguar. Pranova por ndërkohë shtova- lërmëni të marr rrobat në shtëpi_”

Kur cifti e ka kthyer ajo ka telefonuar të ëmën, ka gjetur një dalje nga ana e pasme e pallatit dhe pasi ka siguruar të vëllain, së bashku me të ëmën ju drejtuan policisë

Por tmerri nuk ka mbaruar. Teksa nënë e bijë ndodheshin në komisariat , telefoni i të dyjave binte pa pushim. “Në një moment e hapa telefonin- pohon e ëma – dhe ata më thanë, tani do punosh ti për borxhet e sat bije”

Si u bind policia?

Por për tu bindur , agjentët e krimeve shkuan në hotelin Gj, pasi adoleshentja tregoi numrin e dhomës si dhe faktin që në hotel kishte disa rroba. Agjentët e pyetën recepsionistin se ku ishin rrobat e adoleshentes por ai ju tha agjentëve se veshjet ishin larguar prej aty nga pastruesit dhe ishin zhvendosur në një depo derisa të vinte t’i merrte vajza.

“Vajza ka fjetur katër apo pesë netë, iku pa paguar, një natë vlerën e 2500 lekëve ja pagoi E dhe G., një natë që erdhën dy cuna ata nuk qëndruan tek dhoma e vajzës por tek dhoma ku ishte çifti. Nuk kam dijeni dhe nuk besoj që në hotel të kenë ndodhur diçka” –I tha policisë recepsionisti I hoteliti. Nga kqyrja e rregjistrit që përdorej për klientët agjentët zbuluan që adoleshentja ishte rregjistruar me identitet të rremë, por kur është kryer verifikimi për njohje , recepsionisti ka konfirmuar “ po kjo është”

Edhe në hotelin tjetër është konstatuar që në datën 19 gusht kanë hyrë tre persona, dy vajza dhe një mashkull dhe se djali që I shoqëronte sipas punonjësve ka deklaruar “ do ta sjell kartën e identitetit pak më vonë”. “ Ata zbritën një ditë më vonë dhe nuk e kryen pagesën . Telefonuam G. dhe I kërkuam pagesën e dhomave 1 dhe 7 dhe na tha- do kalojë nusja ti paguajë” rrëfen sportelisti I hotelit A. Por sipas dëshmisë së tij gjatë asaj nate në hotel kishin hyrë edhe tre meshkuj që kishin kërkuar të takonin mashkullin me emrin G.

Gjykata në vendimin e saj vlerëson se çifti ndaj të cilit u shpall arrest me burg duhet të hetohet jo vetëm për shfytëzimin e saj , por edhe për kërcënimin për një kohë të gjatë.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tirane tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet