LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më qëlloi me hekurin e qepenit”/ Plagoset pronari i një dyqani në Tiranë, qiraxhiu e bën për spital: Na ka thënë R

18 Maj 2020, 12:20 Nga DOSJA
“Më qëlloi me hekurin e qepenit”/ Plagoset pronari i

Tiranë- Një burrë, i cili masakroi me levë hekuri pronarin e objektit që kishte marrë me qira bëri fajtor kryeministrin që e kishte mbajtur me deklarata publike, kur premtonte se askush nuk duhet të paguante detyrimet derisa të kapërcehet pandemia. Gëzim Seferi i cili u prangos nga forcat policore menjëherë pasi pronari ishte transportuar i gjakosur në spital u mbrojt duke thënë se kam dy muaj që dyqani është mbyllur, s’kam asnjë shans të paguaj detyrimet. “Sapo e hapa qepenin erdhi i zoti dhe më kërkonte me ngulm qiranë që në muajin prill, por unë gjatë kësaj kohe skam bërë asnjë xhiro. Kryeministri ka thënë se nuk do t’i paguajmë sa të kalohet situata e pandemisë”, ka thënë ai. Por ndërkohë policia dyshon se dy burrat po grindeshin prej javësh me njëri tjetrin dhe se e kishin humbur komunikimin sapo vendi u mbyll dhe për rrjedhim u shënuan dy muaj qira të papaguar.

Siç tregoi një burim zyrtar i gazetës “Si” mospagimi i qeirasë për shkak të Covidit ka prodhuar incidentin e radhës. Autori refuzoi për ditë më radhë të paguante detyrimin mujor me argumentin se kryeministri “ka deklaruar në televizor se nuk mund të paguaj dot asgjë derisa të mbyllet pandemia”.

Siç thotë një burim i sigurt i gazetës Si autori i plagosjes i cili quhet Gëzim Seferi përfundoi i arrestuar për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje. Ngjarja ka ndodhur në kreqytet ndërsa më herët gazeta Si ka raportuar herë pas here mosmarrëveshje që kanë ndodhur në qytete të ndryshme edhe pse kreu i qeverisë ka treguar se kushdo që kërkon qiranë gjatë këtyre muajve do ndeshet me penalitete. Por deri tani nuk ka asnjë pronar të penalizuar qofshin ata pronarë banesash apo edhe biznesesh. Një konflikt i tillë është thelluar mes palëve në Tiranë duke u mbyllur me një të plagosur dhe një të arrestuar. Kësaj radhe i plagosur ka mbetur Kliton K. , një pronar që kërkonte qiranë dhe që qiramarrësi e shmangte me arsyetimin e Covidit. I plagosuri tregon në dëshminë e tij:

“Kam rreth tre vjet që ia kam dhënë me qeira Gëzimit dyqanin që është nën pronësi të vjehrrit tim. Dyqani gjendet në rrugën e “Komunës së Parisit”. Por prej dy muajsh ky person nuk e ka paguar as qiranë dhe as dritat ndërsa thoshte se këtë gjë e ka thënë kryeministri. Shkova në dyqan të bisedoja për mënyrën se si do ta shlyente qiranë. Por qeramarrësi nisi të më shajë e ofendojë, më pas mori hekurin që shërben për uljen e qepenit dhe më goditi në kokë e fytyrë”.

Policia tregon për gazetën Si se pronari është dërguar në spitalin ushtarak në gjendje të rëndë, me fraktura në kokë dhe më pas i është nënshtruar ndërhyrjes. Një grafi e bërë më pas si dhe rezonanca ilustrojnë dëmtimet e krijuara nga goditjet. Në raportin që gazeta Si disponon pohohen hematomat në krahun e majtë të kokës dhe në krahun e majtë të fytyrës.

I plagosuri tregon se e kishte dhënë qiranë me kontratë noteriale dhe se kishte shkuar në pronën e tij thjesht për të diskutuar dhe jo për tu konfliktuar. Kliton K, ka shtuar se ky ishte konflikti i parë mes tyre, pasi përherë qiramarrësi kishte qenë korrekt dhe i komunikueshëm. Unë ika disa metra i gjakosur kur ai më qëllloi e mbyll dëshminë i dëmtuari dhe aty përrreth kishte qytetarë që më panë se në çfarë gjendje dola nga prona ime.

Marrë nga Gazeta Si 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset pronari i një dyqani në tiranë sherr në tiranë plagoset pronari i një dyqani në tiranë sherr në tiranë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj