LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Më shqetëson në telefon një numër, që as e njoh…’/ SMS kërcënuese për dosjen e tokave? Oficeri i Pol

6 Qershor 2021, 15:04 Nga DOSJA
‘Më shqetëson në telefon një numër, që as e

TIRANË- Policia e Shtetit po heton mbi denoncimin e një oficeri të policisë gjyqësore, i angazhuar pranë Prokurorisë së Tiranës, i cili ndihet i rrezikuar nga persona ende të pazbuluar dhe të paidentifikuar. Por sipas tij, gjithçka ka lidhje me detyrën, ndaj dhe ka këmbëngulur që të zbulohen autorët, të cilët i kanë shkaktuar ankth dhe frikë psikologjike, jo vetëm atij, por edhe të afërmve.

Denoncimi i 39-vjeçarit me inicialet G.M., bëjnë me dije burimet policore për GazetaSi.al, i ka fokusuar kërkimet dhe angazhimet e agjentëve në një dosje që oficeri i policisë gjyqësore ka nën hetim. Bëhet fjalë për dosjen e vjedhjes së tokave në zonën e Kasharit, ka drejtuar gishtin oficeri G.M., për policinë, i cili ka si dyshim kryesor se ky mund të jetë edhe burimi që ka inatosur kërcënuesit, të cilët i kanë shkruar mesazhe paralajmëruese.

GazetaSi.al, kontaktoi me zyrtarë të Policisë së Shtetit, që konfirmuan këtë hetim dhe që sipas tyre aktualisht kanë mbetur në pritje të verifikimit të numrave të telefonit, që nuk kanë hedhur asnjë dritë mbi identitetin e kërcënuesve.

“Këta numra, janë blerë në tregun e zi dhe do të nevojitet që ekspertimi i dytë, bazuar në qelizat prej nga ku janë dërguar mesazhet”, – deklaroi zyrtari i policisë për GazetaSi.al, por që sërish shpresat për të gjetur kërcënuesit në këtë mënyrë janë të vakëta.

Megjithatë, përveç këtyre veprimeve, policia bën me dije se ka këqyrur dosjen që ka nën hetim oficeri prej nga ku ka administruar emrat e të gjithë të dyshuarve.

“Ajo që lë të kuptohet nga hetimi, është dosja e Kasharit, e cila përfshin gjithsej 100 persona”, – deklaroi eksperti i kriminalistikës i pyetur nga GazetaSi.al, për fatin e këtij hetimi policor.

Denoncimi

Oficeri i policisë gjyqësore, sipas burimeve të policisë, njihet si një nga oficerët më të ndershëm dhe të përkushtuar në detyrë, si një jurist me profilin oficer prej më tepër se 14 vite. Ai i thotë policisë se gjatë detyrës ka kaluar në dorë dosje të rëndësishme, por edhe të lehta. Oficeri pranon se përgjatë karrierës nuk ka pasur kërcënime dhe as përplasje me askënd.

“Por kohët e fundit më shqetëson në telefon një numër, që as e njoh dhe as kam dijeni se kush e disponon. I kam kërkuar sqarim dhe gjithashtu e kam pyetur për çfarë bëhet fjalë, por ky numër vetëm më kërcënon”.

Oficeri tregon se shpesh e ka orientuar kërcënuesin që për çdo ankesë t’iu drejtohet organeve kompetente. “Por deri më sot nuk kam marrë asnjë përgjigje”, – shton ai.

G.M., i thotë policisë se mesazhet fillestare nuk i ka marrë me seriozitet dhe nuk u ka kushtuar asnjë rëndësi deri në ditën kur përrreth banesës, ka parë njerëz të çuditshëm të veshur me të zeza dhe me kapuça të zinj

“Pas mesazheve, pashë njerëz të veshur me të zeza për rreth banesës dhe me kapuça të zinj në kokë. Nuk jam shumë i sigurt nëse kanë apo jo lidhje me mua, por kjo situatë po më shqetëson mua dhe familjen time”, – deklaron oficeri.

Çfarë i shkruan?

Personi i paidentifikuar mësohet sipas policisë t’i ketë shkruar “do të vras, nëse vazhdon heton tek ajo çështje”, por që sidoqoftë, sipas tij mund të jetë edhe një lëvizje e rreme e autorëve për të humbur gjurmët dhe për ta lënë nën ankth dhe frikë.

oficeri është i bindur paraprakisht se çështja më e nxehtë që ka në dorë për momentin, është ajo e vjedhjes së tokave të Kasharit, për të cilën ai ka kryer vetëm veprime të deleguara.

Marrë nga GazetaSi

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit prokuroria e tiranes tirane policia e shtetit prokuroria e tiranes tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj