LIVE UPDATES
Bota

“Më të fuqishme se vetë virusi”/ Mitet rreth koronavirusit që i rezistuan edhe fakteve

20 Dhjetor 2020, 10:15 Nga DOSJA
“Më të fuqishme se vetë virusi”/ Mitet rreth

Duke nisur nga spekulimet se coronavirusi është krijuar në një laborator, një sasi e madhe e informacioneve të rreme kanë qarkulluar përreth globit gjatë vitit 2020 për sëmundjen COVID-19, që shkakton ky virus.

Zyrtarët e shëndetit publik, analizuesit e të dhënave dhe mjekët, kanë tentuar të mposhtin qindra thashetheme që kanë qarkulluar gjithandej.

Mirëpo dezinformatat kanë qenë të fuqishme sa edhe vetë virusi.

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja kanë nisur vaksinimin këtë muaj, shumë dezinformata vazhdojnë të shpërndahen online.

Më poshtë gjenden disa mite kryeneçe, që vazhdojnë të jenë aktuale për COVID-19.

Mit: Maskat nuk të mbrojnë nga COVID-19

Në fakt, ato ju mbrojnë.

Megjithatë, mesazhet e ndryshme në fillim kanë nxitur dilema.

Zyrtarët amerikanë fillimisht u kanë thënë amerikanëve se nuk kanë nevojë të vendosin apo blejnë maska, në kohën kur ka pasur mungesë për maska N95 për punëtorët shëndetësorë.

Ata më vonë kanë ndryshuar qëndrimin, duke i bërë thirrje publikut që të vendosin maska dhe të mbulojnë fytyrën kur të dalin në ambiente të jashtme.

Mesazhet e hershme u kanë dhënë njerëzve “hapësirë që të krijojnë narrativa të tilla” kundër vendosjes së maskës, ka sqaruar profesoresha në fushën e komunikimeve, Stephanie Edgerly, në Universitetin Northwestern.

Disa përdorues të rrjeteve sociale ende janë duke shpërndarë një video të muajit mars të ekspertit për sëmundje infektive në Qeverinë amerikane, Anthony Fauci, duke thënë se njerëzit “nuk duhet të ecin me maska”, ndonëse që nga ajo kohë u ka bërë thirrje njerëzve që të mbulojnë fytyrat në publik. Disa versione të atij klipi janë shikuar miliona herë në Facebook, YouTube dhe Twitter.

Pretendimet online se maskat nuk janë efektive, kanë shpërthyer sërish në muajin tetor, pasi presidenti amerikan, Donald Trump dhe dy senatorë amerikanë u infektuan me coronavirus në një ceremoni në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, bazuar në të dhënat e kompanisë Zignal Labs.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë pretenduar se maskat nuk janë efektive meqë senatorët i kanë pasur të vendosura ato disa herë gjatë organizimit.

Mirëpo, maskat parandalojnë përhapjen e pjesëve të vogla të virusit.

Muajin e kaluar, Qendra amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, që vazhdon të këshillojë amerikanët për të vendosur maskën, ka cituar disa hulumtues që sugjerojnë se maska mbron personin që e vendos atë si dhe njerëzit tjerë në afërsi.

Mit: Virusi është krijuar nga njeriu

Nuk është e vërtetë.

Disa përdorues të rrjeteve sociale dhe menaxhues faqesh online, janë bashkuar për t’i dhënë hov teorisë konspirative se virusi ka dalë – qoftë në mënyrë aksidentale apo me qëllim – nga një laborator në Vuhan, Kinë, para se të shpallej pandemi në muajin mars nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ky pretendim është mbështetur edhe nga udhëheqës të zgjedhur, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump.

Origjina e coronavirusit është shumë më pak skandaloze: ai ka shumë mundësi ta ketë origjinën nga natyra.

Lakuriqët e natës besohet se janë ndërmjetësues për një mori virusesh në epidemitë e fundit, përfshirë COVID-19.

Agjencitë amerikane të inteligjencës po ashtu kanë ardhur në përfundim se virusi nuk është krijuar nga njeriu.

Megjithatë, kjo teori konspirative vazhdon të qarkullojë dhe atë fuqishëm nga muaji shtator kur një virolog kinez, ka përsëritur këtë supozim në rrjetin amerikan televiziv, Fox News.

Mit: COVID-19 është i ngjashëm me gripin sezonal

Në fakt, sëmundja COVID-19, që shkakton coronavirusi, ka dalë se është shumë më vdekjeprurëse.

Ngjashmëritë fillestare në mes të simptomave të COVID-19 dhe grupit sezonal kanë shtyrë shumë njerëz që të spekulojnë se nuk kanë shumë dallim në mes të dyja sëmundjeve.

Në disa video në rrjetet sociale dhe video të shikuara nga mijëra persona, është pretenduar edhe se COVID-19, nuk është më vdekjeprurës sesa gripi sezonal.

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, Trump ka bërë një krahasim të gabueshëm në mes të gripit dhe COVID-19 në mars dhe tetor, ndërkohë që shtetet amerikane kanë nisur së zbatuari urdhrat për qëndrim nëpër shtëpi.

COVID-19 është fajësuar për vdekjen e më shumë se 300,000 amerikanëve këtë vit, dhe rreth 1.6 milion personave në gjithë botën. Për krahasim, Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka thënë se rreth 12,000 deri në 61,000 vdekje raportohen në baza vjetore nga gripi sezonal në SHBA.

Simptomat e coronavirusit mund të jenë shumë me serioze dhe të zgjasin për muaj.

Ekspertët shëndetësorë ndërkohë kanë zbuluar një mori të simptomave të çuditshme të coronavirusit, përfshirë mungesën e përqendrimit dhe ënjtjen e këmbëve.

Mit: Zyrtarët janë duke ekzagjeruar numrin e viktimave me COVID-19

As kjo nuk është e vërtetë.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë nisur të fotografojnë dhoma të zbrazëta të spitaleve më herët gjatë këtij viti, duke pretenduar se pak njerëz janë të sëmurë nga COVID-19.

Fotografitë dhe videot që kanë nxitur thirrjet #FilmYourHospital (Fotografoni spitalin tuaj), kanë qenë pjesë e një teorie konspirative të krahut të djathtë, që mëton se zyrtarët shëndetësore dhe politikanët janë duke ekzagjeruar numrin e viktimave me coronavirus.

Mirëpo arsyeja se pse ka më pak pacientë nëpër spitale është sepse spitalet janë duke shmangur fluksin e njerëzve nëpër spitale gjatë pandemisë dhe konsultimet po zhvillohen virtualisht.

Mit: Virusi është mashtrim për të nxitur vaksinim global

Ky pretendim po ashtu nuk është i vërtetë

Lëvizjet që nuk pëlqejnë vaksinat kanë shtyrë përpara këtë teori prej muajit janar, kur disa persona kanë pretenduar gabimisht se virusi është patentuar nga disa kompani farmaceutike si skemë për të fituar para nga sëmundja. Disa persona kanë vënë në shënjestër të këtyre besimeve, miliarderin Bill Gates, duke pretenduar se ai ka qenë pjesë e një plani global, përmes së cilit synohet që në njerëz të vendosen mikroçipa përmes vaksinimit masive.

Gates nuk ka kërcënuar me një gjë të tillë askënd. Ai ka sugjeruar që të krijohet një bazë e të dhënave të njerëzve që janë vaksinuar kundër coronavirusit.

Skepticizmi është rritur edhe ndaj shpejtësisë së zhvillimit të vaksinës.

Shembull, në një video të shikuar gati 100,000 herë në rrjetet sociale, është pretenduar gabimisht se kompanitë farmaceutike kanë kapërcyer testimet në kafshë për vaksina. Në fakt, vaksinat janë testuar në minj dhe në një lloj majmuni.

Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, dhe Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe kanë dhënë autorizim për përdorim të vaksinës së kompanive Pfizer/BioNTech.

Megjithatë, ende vetëm gjysma e amerikanëve thonë se janë të gatshëm të vaksinohen, bazuar në një studim të këtij muaji të kryer nga Associated Press dhe Qendra Kërkimore, NORC.

Fushata e vazhdueshme e dezinformimit rreth vaksinës, ka shtyrë disa persona që të hezitojnë kur është fjala për të.

“Nuk mendoj që ka qenë një mit që ka shkaktuar problemin”, ka thënë Nancy Kass, zëvendësdrejtore për shëndetin publik në Institutin Berman të Universitetit Johns Hopkins.

“Fakti është që ka pasur shumë, shumë, shumë, mite”.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 covid-19

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen