Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË -Një 45-vjeçar i prekur nga COVID-19, ka treguar peripecitë që ka kaluar me virusin. Në një rrëfim për “JOQ Albania”, ai shprehet, se fillimisht kishte pasur skuqje fyti dhe temperaturë të lartë, ndërsa më pas i janë shtuar të vjellat dhe vështirësia në frymmarrje.
Denoncuesi rrëfen se e ka marrë disa herë në telefon 127 nga 2-3 herë në ditë, të cilët i thonin se do të vinin për t’i bërë tamponin, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Ai vijon rrëfimin, duke thënë se pas përkeqësimit të situatës, vjen një infermier, i cili i merr tamponin dhe e këshillon për të marrë një aparat oksigjeni me patjetër. Burri tregon më tej, se pasi bëri tamponin rezultoi pozitiv.
Tashmë ai ka një problem tjetër, pasi ka këmbën në allçi për shkak të një aksidenti të pësuar një muaj e gjysmë dhe nuk shkon dot ta kontrollojë, derisa t’i bëhet tamponi i dytë.
Denoncimi për JOQ Albania
“Persh. JOQ! Jam një burrë 45 vj që jam prekur nga covid19, dhe desha të tregoja peripecitë që kam kaluar me kete virus, por gjithashtu të denoncoja në një farë menyre dhe përgjegjshmërinë dhe arrogancen e mjekëve të ISHP-se.
Fillimisht simptomat ishin skuqje të fytit dhe temp që sa vinte e rritej… Mbas 2-3 ditësh kuptova se me ishin enjtur bajamet dhe menjëherë informova mjeken e familjes, e cila me tha se kisha infeksion në bajame dhe me dha antibiotikë gjilpëra. Mbasi bëra disa gjilpëra dhe nuk po ndieja përmirësim, fillova të shqetësohesha se këtu kish diçka tejter… dmth dyshova për covid. Mar në tel 127-en dhe lidhem me një mjek, dhe mbasi ia shpjegova simptomat që kisha, me këshilloj të merja disa ilace, dhe me tha te prisja pasi me rregjisttroi emrin, dhe do vinin të me bënin tamponin. Kaluan disa ditë dhe gjendja po perkeqesohej… temp arriti deri në 40, me filloi një kollë e thatë që më merte frymën, provokim të vjedhash dhe vështirësi në frymëmarrje… merja 127-en në tel (pothujse nga 2- 3here dita) për tamponin, dhe me thonin se do vinin, por asgjë!
Një natë u bera keq fare sa nuk po mbushesha dot me fryme dhe mora urgjencën… Mbas 1ore erdhi ambulanca ku me bënë nja dy gjilpëra për të qetësuar dhimbjet. Me thane për të më mar në spital por, nuk pranova… pasi vetem ideja që do isha atje pa asnje lloj kontakti me familjen me tmerronte! Nejse, mbasi infermjerja me këshilloi që të merja aparat oksigjeni urgjentisht, u largua bashkë me ambulancen. E mora aparatin oksigjenit dhe gjendja po fillonte të përmirësohej. Më në fund, mbas 12 ditësh… erdhën të më bëjnë dhe tamponin, e bënë dhe me thane se rezultati del mbas 3ditesh!
Ok do prisja ç’te beja…
Mbas 3ditesh me mer në tel një Epidemeolog dhe një zë të trashë (sikur donte të më trembte) me thotë se ke dal pozitiv me covid dhe duhet të rrish izoluar për 15dite te tjera, përndryshe nëse del nga shtepia ndaj teje do meren masa!
Atë natë u bera keq perseri(ndoshta dhe nga ankthi që kisha) u bllokova i gjithi.. nuk mbushesha dot me frymë dhe rrahjet e zemrës me shkuan 257(aty thash se aq e pata) mora përsëri urgjencen dhe mbas 30min vjen ambulanca, del vetëm një infermier me duar në xhepa… nuk kish as çantën e ndihmes Së shpejte dhe asgjë tjeter, (ndryshe nga hera e parë që ishin korrekte) nejse, mbasi me mat me oksimeter oksigjenin dhe rrahjet e zemres (që i kisha sh te larta 257… nga 70-80 që është norma) me këshillon të pi 3aspirina protect, 1paracetamol dhe 1kokerr për zemren që vendoset nën gjuhe…( për fat këto ilaçe i kisha në shtëpi, se po të ish për infermierin sot mbase nuk do isha gjallë)
Nejse, përsëri ambulanca edhe kte here u largua pa mua! Kaluan disa ditë dhe u përmirësova goxha… Në këtë moment që shkruaj, besoj se virusi është larguar pasi ndihem i paster, por kam një prb tjetër që me shqeteson… prb është se unë para 1muaj e gjysëm kam pësuar një aksident dhe kam frakture ne në këmbë, dhe e kam akoma në allci! Këmba me dhemb shumë dhe kam frikë se kam pësuar infeksion… prb është se unë nuk shkoj dot ta kontrolloj te spitali i traumes pasi nuk më lejojnë pa bërë tamponin e dytë (që do edhe 5 ditë +3 qe të dali analiza) prandaj sot mora në tel një mjek nga të ISHP-se se si të veproja pasi këmbën e kam sh keq… por prgj e tij ishte gjithë arrogance; nuk më intereson fare këmba jote, ti duhet të qëndrosh i izoluar, përndryshe…
Ja pra kjo është shëndetësia shqiptare që kush e di se sa jetë njerëzish po mer në qaf!!!!! Flm po e postuat.”
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Avdulla Osmani, biznesmeni dhe pronari i hotel “Tropikal”, që u shemb nga tërmeti tragjik i 26-nëntorit të vitit të shkuar, poshtë të cilit vdiqën ...
TIRANË– Kendall Jenner, modelja dhe ylli i familjes Kardashian është kapur mat në momente intime. Siç shihet edhe në fotot e publikuar në medi...
PEQIN-Zjarri që nisi 24 orë më parë në Peqin ka dalë jashtë kontrollit. Ditën e sotme, flakët kanë përfshirë kurorën e gjelbër të qytetit. Si pasojë e flakëve, ...
Ndërsa shqiptarët po tentojnë që të kërkojnë azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian, janë irakenët dhe sirianët ata që po kërkojnë azil në Shqipëri.INSTAT...
KUÇOVË-Në qytetin e Kuçovës është rritur numri i të prekurve nga COVID-19. Dosja.al ka mësuar se ditën e sotme janë konfirmuar pozitivë dy pu...
PEQIN– Burgu i Peqinit është kthyer në një vatër të rrezikshme të COVID-19. Në institucionin e vuajtjes së dënimit, gjatë 72 orëve të fundit janë konfirmu...
SHKODËR– Sherri që përfundoi me vrasjen aksidentale të Gledis Krajës në Shkodër, nisi për mungesën e dy karrigeve. Gazetari Elton Qyno ka publikuar sot në ...
ITALI-Një operacion i beftë antidroge në Foligno, ka çuar në pranga një shtetas shqiptar. Ky i fundit u pikas nga policia në qendër të Folignos të cilët ...
VELIPOJË- Del ekzpertiza mjeko-ligjore për 17-vjeçaren, Enisa Doda. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore në trupin e vajzës nuk ka pasur shenja dhune dhe...
SARANDË– Dy persona, me inicialet S. K., 55 vjeç dhe M. K., 18 vjeç, banues në Sarandë, kanë rënë në prangat e Policisë së Sarandës, pa...