"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Me tuta gri dhe pranga në duar, vëllai i Alketa Vejsiut iu hakërrehet gazetarëve gjatë lirimit, ndërhyn menjëherë Polici
18 Tetor 2019, 10:16Nga DOSJA
Lezhë- Gjykata e Lezhës, ka liruar nga burgu Endrit Vejsiun, vëllain e Alekta Vejsiut, në një vendim të datës 15 tetor. 29-vjeçari u kap me 4 mina me telekomandë, drogë dhe armë një vit më parë gjatë një aksioni policie në Lezhë.
Ditën e sotme ai është liruar nga burgu. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, 29-vjeçari i veshur sport me tuta gri, atlete dhe bluzë në ngjyrë lejla është me prangat në duar. Teksa është duke ecur për t’u futur në makinë, ai iu hakërrehet gazetarëve. Endrit Vejsiu mban kokën mbrapa dhe reagon ashpër ndaj gazetarëve dhe operatorit. Janë policët ata që e shtyjnë dhe nuk e lejojnë që të vazhdojë më tek komunikimin me ta.
29-vjeçari u arrestua më 30 shtator të 2018, në aksin rrugor Milot-Lezhë, ku kishte fshehur në makinën e tij tip “Opel”, 4 mina me telekomandë, 3 kilogramë kanabis dhe pistoletë TT. Nga hetimet e prokurorisë, Vejsiu rezultoi se ka shërbyer si korrier i një personi tjetër, që kishte si synim të trafikonte katër mina nga porti i Shëngjinit në drejtim të Italisë. Gjykata e Lezhës për të ka dhënë dënimin me 5 vite “shërbim prove.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË-Historia e fëmijës shqiptar që është braktisur nga qeveria në Kampet e ISIS-it, pasi ambasadori shqiptar në Turqi, Genti Gazheli, refuzoi që të dërg...
TIRANË– Një debat i ashpër është zhvilluar në seancën gjyqësore që u mbajt sot ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë. Mësohet se avokati i E...
TIRANË– Pas publikimit të rastit të Alvin Berishës, qytetarët kanë shkuar në profilet e ambasadorit Gent Gazheli, që ka në dorë fatin e këtij fëmije dhe e ...
Tiranë- Debate pati sot në Komisionin e Ligjeve, ku raportoi në lidhje me ngritjen e SPAK, kreu i KLP-së Gent Ibrahimi.Deputeti Andi Përmeti në një moment i kër...
TIRANË- Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka folur sot në Komisionin e Ligjeve për akuzat e Kryeministrit Edi Rama, i cili tha se...
Tiranë-Pas gjestit të ambasadorit Bernd Borchardt me protestuesit e Astrit, zyra qendrore e OSBE-së ka nisur hetimet për këtë të fundit.Zyra qendrore e OSBE-së ...
PEQIN– I dënuari me 20 vite burg, Gëzim Toma ka tentuar të arratiset nga burgu i Peqinit. Dosja.al mëson se arratisja në tentativë është pikasur në kohë nga roj...