Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
All - General - 1
Aktualitet
Me vetëm 20% të vlerës! Faqja me para false bën ‘namin’ në Tik Tok, zero reagime
4 Shkurt 2022, 15:34Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Tik Tok nuk po shërben më për të bërë virale trende të ndryshme, por edhe për të shtrirë më shumë aktivitetin e grupeve kriminale. Në një vëzhgim të bërë nga Dosja.al rezulton se faqja me emrin ‘CCMONEYCC’ reklamon hapur shitjen e kartëmonedhae false. 1666 ndjekës shohin çdo ditë oferta nga më të ndryshme në lidhje me blerjen e këtyre parave që sipas përshkrimeve të bëra në video, vijnë nga Rusia.
“Cilësia më e mirë tek ne, vetëm kontaktoni,”- thuhet në një tjetër video ku provohet se kartëmonedha me vlerë 50 euro mund të manipulojë edhe pajisjen që identifikon paratë false.
Nëse po pyesni veten për çmimin, kartëmonedhat e lojit euro, paund, dollarë e lekë shiten me vetëm 20% të vlerës së tyre. (Shembull: nse porosisni 100 euro, paguani vetëm 20 euro për ta marrë atë).
Në disa pamje të tjera tregohet një sasi e madhe paundësh. Videoja është publikuar më 8 janar dhe kur ka kaluar thuajse një muaj nga kjo datë, pyetja që ngrihet është: A kanë dalë në treg këto para? Eurot, dollarët, paundët e lekët false që dalin nga kjo faqe e ndoshta dhe shumë të tjerë si kjo mund të arrijnë në xhepat e çdo qytetari shqiptar.
Ç’masa janë marrë për këto para që reklamohen kaq lehtë? Zero, për aq sa kjo faqe funksionon ende dhe reklamohet akoma më shumë.
(f.m/Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha akuzoi mbrëmjen e kaluar Institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit duke u shprehur se vendosin gjoba për dosjet që ...
TIRANË– Vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” pa Rithemelimin, ishte një vendim i pashmangshëm...