All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Sport

Mediat italiane kthen sytë nga ëndrra kuqezi e Botërorit

12 Tetor 2021, 15:22 Nga DOSJA
Mediat italiane kthen sytë nga ëndrra kuqezi e Botërorit
All - Paragraf - 1

ITALI – Shqipëria ëndërron Botërorin falë “baby” Brojës. Një titull i gjetur nga “Gazzetta dello Sport”, që i ka kushtuar një shkrim të gjatë talentit kuqezi, që me dy golat e shënuar ndaj Hungarisë, më “Elbasan Arena” dhe “Puskas Arena”, i ka bërë shqiptarët të besojnë te mrekullia.

Rruga e shkëlqyer e ndjekur nga Edy Reja”, shkruan gazeta prestigjioze italiane, “është rezultat i përparimit koral dhe ekipor, por tani është zbukuruar me një “xhevahir”, që është shfaqur kohët e fundit me fanellën e Shqiponjave: Armando Broja.

Për shumicën e të pasionuarve ky emër do të thotë shumë pak dhe, në fakt rezymeja e tij profesionale flet për një sezon në shifra të dyfishta golash ​​në Holandë, në Vitesse Arnhem, dhe pesë aktivizime me minutazh të kufizuar në Premier League. Broja, megjithatë, i ka befasuar të gjithë me ekipin e tij kombëtar, teksa ka shënuar në tri takimet e fundit me Shqipërinë, duke qenë përcaktues në përballjen e dyfishtë me Hungarinë.

20-vjeçari ka zbritur në fushë vetëm 83 minuta me Southamptonin në Premier League, ndërsa me Shqipërinë numëron 9 takime që nga debutimi i tij në shtator të vitit 2020.

Vendimtar: Sigurisht, kundër San Marinos nuk ishte një ndeshje e pamundur, por në fund të pjesës së parë ekipi i tij kishte avantazhin e vetëm një goli. Reja e aktivizoi në pjesën e dytë dhe Broja shërbeu për golin e epërsisë së dyfishtëm, shënoi atë të 3-0 si dhe ndihmoi partnerin e sulmit, Uzunin, të realizonte një gol të thjeshtë.

Të gjitha në 35 minuta nga hyrja e tij në fushë. Më pas dy golat në përballjen e dyfishtë me Hungarinë, që i dha mundësinë Shqipërisë të mbetej e dyta në grup -4 nga Anglia, +1 nga Poloninë dhe +5 nga hungarezët. Tani, sfida vendimtare me Poloninë për vendin e dytë. A do të ketë vend në formacion për një Armando Broja të tërbuar?

Kush është Broja: I lindur në vitin 2001, në Slough, rreth 30 kilometra larg Londrës, Broja u bashkua me Tottenham Hotspur në moshën 6-vjeçare, por në moshën 8-vjeçare iu bashkua Chelsea-t, ku kaloi nëpër ekipet zinxhir, derisa debutoi me skuadrën e parë në mars të vitit 2020, kundër Evertonit. Frank Lampard e aktivizoi 4 minuta nga fundi në vend të Giroud. Atë vit, Armando i befasoi të gjithë duke dominuar Fa Cup të të rinjve me 4 gola dhe 5 asistime në katër ndeshje dhe në fund të sezonit klubi anglez vendosi ta huazonte te Vitesse Arnhem, në Holandë.

Te verdhezinjtë Broja gjeti vazhdimësi dhe shënoi 11 gola mes ligës dhe kupës, duke merituar kështu grumbullimin në ekipin kombëtar dhe huazimin te Southamptoni.

Fizikisht i fortë me 191 centimetrat e tij, Broja është një qendërsulmues që e do thellësinë e sulmit, e sheh mirë portën dhe ka përvojë si mesfushor sulmues ose anësor sulmues. Në shumë mënyra, ai është ende një lojtar i papjekur, por paraqitjet impresionuese në ekipin kombëtar po ngre antenat e Chelsea-t. A duhet patur kujdes nga Broja? Robert Lewandowski dhe shokët e tij do ta marrin në konsideratë pa asnjë dyshim.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë