LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Harroni Brexit! ‘Megxit’ po çmend njerëzit anembanë, si u largua Harry dhe Meghan nga familja Mbretërore, zanafilla e sh

10 Janar 2020, 18:20 Nga DOSJA
Harroni Brexit! ‘Megxit’ po çmend njerëzit

BRITANI E MADHE- Mesa duket nuk është vetëm Anglia ajo që kërkon me ngulm Brexit. Në Britani të Madhe ka filluar një tjetër valë largimi, e cila është pagëzuar: Megxit!

Bëhet fjalë për largimin e çiftit Meghan Markle dhe princit Harry nga familja Mbretërore për të jetuar si dy njerëz të thjeshtë. Por si nisi gjithçka? Si u përça familja që Mbretëresha Elisabeth II e mbronte me aq fanatizëm?

Korrik 2016

Gjithçka nisi në muajin korrik të 2016, kur Harry takoi Meghanin falë një miku të përbashkët. Të dy e pëlqyen shumë njëri-tjetrin dhe vendosën që të ishin bashkë pa e ditur se çfarë i priste.

27 Nëntor 2017

Harry dhe Meghan njoftojnë fejesën e tyre. Në një intervistë për BBC, Meghan përshkruan historinë e tyre të dashurisë si “autentike dhe organike”. Ndërkohë përballet me sulmet e vazhdueshme nga motra e saj. Samantha Markle fliste lirisht në media duke e akuzuar se i kishte kthyer shpinën familjes që në momentin që ishte njohur me Harryn. Sipas Samathës, Meghan ishte kthyer në një tjetër njëri duke u ‘zhytur’ në botën e luksit. Atë kohë babai i saj ishte i ftuar në dasmë dhe ende nuk ishte rreshtuar kundër bijës së tij.

19 maj 2017

Meghan dhe Harryi martohen në Kështjellën Ëindsor, duke u bërë Duka dhe Dukesha e Sussex. Babai i Meghan nuk merr pjesë në dasmë. Sipas saj, atë ditë ai kishte pasur shqetësime shëndetësore. Pranë saj ishte vetëm e ëma. Mediat ‘gëlojnë’ nga thashethemet se si Mbretëresha nuk e donte atë martesë pasi thyente çdo protokoll mbretëror. E para, Meghan ishte gjysmë e zezë. Sado raciste mund të tingëllojë, mbretëresha justifikohej se donte më të mirën për nipin e saj të vogël. Gjithashtu nusja e ardhshme ishte e divorcuar, një skandal ky për rrethin e ngushtë me gjak blu. E treta por jo më pak e rëndësishmja, Meghan ishte aktore dhe nuk u kishte thënë jo skenave të seksit, sidomos në serialin ‘Suits’. Megjithatë dasma u zhvillua, por asnjë prej të dyve nuk mori të njëjtin nderim si çifti Ëilliam dhe Kate. Mesa duket për të përulur çiftin e ri, Mbretëresha vendosi që t’u japë titullin “Duka dhe Dukesha e Sussex-it”, i cili nuk ishte caktuar për më shumë se një shekull. Për të bërë dallim, risjellim faktin që vëllai i Harry-t quhet duka i “Cambridge”. E bëni dallimin besoj?

15 Tetor 2018

Burime nga Pallati Mbretëror bëjnë me dije se Meghan është shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Maj 2019

Fëmija i parë i çiftit, Archie, ka lindur. Këtu pikërisht nis gjithçka. Nisin edhe shenjat e para nga distancimi. Ata njoftojnë se djali i tyre nuk do të ketë një titull, dhe përkundrazi do të quhet thjesht “zotëri”.

Qershor 2019

Thellohet përçarja. Çifti njofton se nuk do të kontribuojnë më për fondin bamirës të familjes, por kanë hapur organizatën e tyre “Sussex Royal”. Ndërkohë thashethemet në mediat pretendonin se Meghan kishte probleme me kunatën e saj Kate dhe me ‘nënën mbretërshë’. Çdo gjë venitej pas daljeve publike, në të cilat zonjat kujdeseshin që buzëqeshja të ishte vesh e më vesh.

Shtator 2019

Bomba plas! Sherret e familjes pubikohen në një dokumentar që Duka dhe Dukesha e Sussex-it xhirojnë gjatë udhëtimit të tyre humanitar në Afrikën e Jugut. Pa u kursyer ata tregojnë se çfarë presioni ka në jetën e tyre, e cila duket aq perfekte. Madje vijën e kuqe e shkel Harry, i cili flet për humbjen e nënës së tij, Princeshë Dianës. Mos të harrojmë që në rrjet qarkullojnë teori konspirative se ka qënë Mbretëresha Elisabeth ajo që urdhëroi vrasjen e ish-gruas së djalit të saj. Dikur edhe Diana në kohën e saj ishte një rebele, e cila thyente vazhdimisht protokollet e familjes. Një prej tyre ishte edhe divorci për shkak të tradhëtisë të së shoqit.

Nëntor 2019

Çifti njofton se nuk do t’i kalojnë Krishtlindjet me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore madje se do të shkojnë me pushime Kanada.

Dhjetor 2019

‘Dhëmb për dhëmb’! Në urimin tradicional për festat e fundvitit që mbretëresha Elisabeth bën për popullin e saj, mungonte një detaj. Mbi tryezë ajo kishte vendosur foto të nipit Ëilliam dhe familjes së tij; një foto të vetes me bashkëshortin; foton e të atit. Askund Harry dhe Meghan!

8 janar 2020

Harry dhe Meghan njoftojnë se synojnë të tërhiqen nga privilegjet e tyre si  anëtarë të familjes mbretërore për t’u bërë të pavarur financiarisht. Madje ata njoftojnë se do të jetojnë mes Kanadsë dhe Britanisë.

“Ky ekuilibër gjeografik do të na mundësojë të rrisim djalin tonë me një vlerësim për traditën mbretërore në të cilën ai u lind, duke i siguruar gjithashtu familjes tonë hapësirën për t’u përqëndruar në kapitullin tjetër,” thanë ata. Në deklaratën zyrtare ata gjithashtu shtuan se vendimi u mor pas shumë muajve reflektim dhe diskutimeve me njëri-tjetrin.

Ç’ndodh tani?

Pas lajmit për tërheqjen e princit Harry dhe Meghan, nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga Pallati Mbretëror. Por skulpturat e tyre të dyllit u hoqën nga muzeu i “Madame Tussauds” teksa qëndronin krah anëtarëve të tjerë të familjes. Ndonjë urdhër nga lart? Ende nuk dihet! Mëgjithatë mbretëresha ka treguar se nuk mban mëri pasi nipi i saj, Harry mbetet sërish i gjashti në radhë për t’u ngjitur në fron pasi ajo të ndërrojë jetë. Epo gjyshja gjithmonë gjyshe mbetet, pavarësisht se mund të drejtojë një vend.

Pasojat

Me largimin e Harry-t dhe gruas së tij, e gjithë barra e përgjegjësive bie mbi Kate, dukeshën e Cambridge dhe Princin Ëilliam, të cilët do të plotësojnë gjithë boshllëqet dhe do të duhet të kujdesen për tre fëmijët e tyre.

Paratë nuk rriten në pemë

Ikën nga familja, por me çfarë do të jetojnë? Me siguri që e dinë se ‘jeshilkat’ nuk rriten në pemë. Një mundësi është që Meghan do t’i kthehet aktrimit, ndërsa Harry mund të japë eksperiencën e tij në ushtrinë kanadeze. Kujtojmë që të dy princërit kanë shërbyer dhe punuar për një kohë të gjatë në ushtri, duke u specializuar në fusha të ndryshme.

KRITIKËT

Kritikët janë sulur dhe duket sikur halli më i madh në botë është problemet e marrëdhënieve mbretërore. Ata fajësojnë Meghanin për zgjedhjen e Harry-t, duke pretenduar se ajo ia ka futur idenë në kokë pasi nuk e ka përballuar dot presionin. Ndërsa të tjerë ia kanë vënë fajin Harryt duke kujtuar se ai ashtu si Diana nuk e ka pëlqyer kurrë vëmendjen duke përmendur edhe sherret e bujshme që ka pasur me tabloidet vendase.

Me pak fjalë, e gjithë bota ‘zien’ në fjalë. Kush e vendosi dhe pse u larguan? A kishte edhe Meghan ashtu si shumica e vajzave, probleme me vjehrrën? Po me kunatën si shkonte? Me ç’do mbahen tani? Siç ka thënë edhe një personazh i njohur i një libri…tani s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim…

(Thënia është ndryshuar për qëllime humori!)

(k.m/R/G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz britani e madhe largimi i meghan dhe harryt meghan markle princi harry britani e madhe largimi i meghan dhe harryt meghan markle princi harry


Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion