“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Sport
Memelli: “Po penalizohemi, u ndëshkuam nga një penallti inekzistente”
30 Tetor 2021, 16:48Nga DOSJA
LAÇ – Skënderbeu pëson një tjetër humbje, ndërsa edhe këtë herë trajneri Migen Memelli në mikrofonin e emisionit “Gol pas Goli” në Supersport, nuk i kurseu kritikat për gjyqtarët dhe veçanërisht për penalltinë, që sipas tij nuk ishte.
“Sot ishte një ndeshje e vërtetë, por sa i përket penalltisë, nuk mendoj njësoj si në studio, pasi futbolli nuk është më balet. Kam folur edhe me mikun tim, presidentin e Laçit, i cili e pranoi se nuk ishte penallti dhe kur e pranon edhe ai, është e kotë të diskutojmë. Unë kudo ku kam punuar, nuk kam qenë skllav i postit tim dhe kjo më ka ndihmuar të mos jem i kushtëzuar nga asgjë.
Neve na u komunikua sërish sot që VAR-i nuk po funksionon dhe kjo nuk është normale, pasi po penalizohemi. Shoh që na marrin për dobësi faktin që ne sillemi mirë dhe transmetojmë një kulturë në çdo ndeshje.
Sa i përket tranzicionit, është e vërtetë që po vuajmë jo pak dhe shpesh i kam tërhequr vëmendjen edhe Marës. Nuk bëmë shumë mirë në mesfushë sot, pasi na kushtëzoi edhe mungesa e Zguros, pasi Agnaldo është një lojtar më shumë teknik dhe nuk shquhet për grintën.
Pas ndeshjes me Kastriotin nuk është stërvitur dy ditë për shkak të temperaturës dhe më pas ka kryer një seancë të lehtë. Në harkun e 13 ditëve ai ka kryer vetëm katër seanca stërvitore, ndaj në këtë këndvështrim, e kemi lënë sot në shtëpi dhe i kemi lënë një program të detajuar për të rigjetur formën fizike. Nga e mërkura edhe Berisha do të ketë shanset e tij për të luajtur në formacion”, tha Memelli ndër të tjera.
ANGLI- Java e 10-të e Premier League prodhoi sa rezultate të bukur aq edhe interesante. Liverpool dhe Manchester City ndalin hapin në momentin e gabuar. “...
ARGJNETINE – Diego Maradona, i cili ndërroi jetë më 25 nëntor 2020 për shkak të insuficiencës kardiake, këtë të shtunë do të ketë të paktën katër homazhe,...
TIRANE – 6 deshje 4 barazime , 2 humbje dhe asnjë fitore, një situatë që Partizani nuk mban mend prej shumë vitesh në një fillim sezoni. Gjithsesi, humbja...
FRANCE – “Mund të themi që nuk jemi mirë, por kemi filluar të kapërcejmë kufirin. Të themi se trajneri nuk kupton asgjë nga futbolli, se ai ka lindu...
ITALI – Mino Raiola është presidenti i ri i nderit i IAFA-s (Shoqata Italiane e Agjentëve të Futbollit), e cila është e lidhur me Forumin e Futbollit (TFF...
ITALI – Agustina Gandolfo festoi rinovimin e kontratës së Lautaro Martinezit me Interin. Për këtë rast, sulmuesi argjentinas kishte pronotuar për të ngrën...