Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
BRUKSEL- Gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur ditën e sotme në Bruksel për një darkë me shefin e diplomacisë së Komisionit Evropian, Josep Borrell. Kryeministrat Edi Rama, Albin Kurti, Zoran Zaev, Zdravko Krivokapiq, Ana Bërnabiç dhe Zoran Tegeltija janë thirrur nga Borrell dhe Oliver Varhelyi për të folur mbi Ballkanin Perëndimor. Në të është diskutuar për çështjet e Ballkanit Perëndimor si dhe qasjen e BE-së në këtë rajon. Pas përfundimit të darkës, Borrell është shprehur se ishte një takim informal, si dhe një mundësi e mirë për të folur mbi situatën në rajon, ndërkohë që ka theksuar rëndësinë që Ballkani Perëndimor ka për Bashkimin Evropian.
I dërguari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi, pas darkës është shprehur se, ky takim shënoi një hap të madh për Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ai tha se BE-ja i ka të gjitha letrat në dorë për ta bërë këtë vitin e Ballkanit Perëndimor.
Pas darkës ka folur gjithashtu edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka konfirmuar takimin në qershor me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe ka kërkuar liberalizim të vizave me BE-në.
Ndërkohë që pas takimit Kryeministri Rama është shkëputur dhe ka takuar të dërguarin e BE-së për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak.
Një javë para darkës, ministrat e jashtëm të BE mbajtën një debat gjeostrategjik në Bruksel, ku folën për “dështimin në angazhimin e BE në Ballkanin Perëndimor”. Ndërkohë që në Bruksel thuhet se janë të vetëdijshëm se gjërat janë gjithnjë e më të ashpra mes marrëdhënieve të rajonit dhe Brukselit, në lidhje me politikën e zgjerimit ashtu edhe për politikën e jashtme.
“BE është i shqetësuar për zhgënjimin në rritje në Ballkanin Perëndimor, për shkak të ngecjeve në procesin e zgjerimit. Kjo është arsyeja pse ne duhet të shikojmë se si të kthejmë ndikimin e humbur në rajon”, thuhet në burimet diplomatike evropiane.
Ky “frustrim” definohet si “një ndjenjë e zhgënjimit të thellë të qytetarëve në Ballkanin Perëndimor me procesin e anëtarësimit në BE”, thuhet në një dokument jozyrtar që u publikua pak para takimit të Këshillit të Ministrave. Në Bruksel thuhet se “Non-Paper-i” është ‘përpiluar’ nga vetë Josep Borrell.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Presidenti turk njihet për preferencën e tij për projekte gjigande ndërtimi. Një aeroport të ri, xhaminë më të madhe në Turqi apo një tunel, që kalon nën Bosfor...
Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka thënë se vaksina kundër koronavirusit e kompanisë Pfizer, mund të ruhet në temperaturë të frigoriferit më gjatë sesa ësht...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të qëndroj sot në Bruksel. Përveç Kurtit, atje ndodhet edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vu...
TURQI- Forcat turke të sigurisë kanë vrarë një militant të lartë të dyshuar kurd në një operacion në Irakun verior, tha të hënën presidenti i Turqisë.Rexhep Taj...
GAZA– Shtëpia e liderit të Hamasit u shkatërrua në bombardimet izraelite të Gazës, por ende nuk dihet nëse ai është gjallë apo nuk i ka mbijetuar sulmit. Data s...
ITALI– Një 36-vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga karabinierët e Compagnia di Cassino për rezistencë, dhunë dhe kërcënim ndaj një Zyrtari P...
BRITANI- Njerëzit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar po nxiten të mbjellin pemë në një iniciativë për të shënuar Jubileun Platinum të Mbretëreshës në 2022.Mbret...
GREQI– Me kalimin e ditëve, intensifikohen kërkimet për kapjen e autorëve të grabitjes së ndodhur në Greqi, ku u vra 20-vjeçarja Carolinë Crouch. “Protot...
GREQI– Një futbollist ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e djeshme në Greqi. Grabitësit kanë mundur të thyejnë dritaren e shtëpisë dhe janë futur brenda, aty ku k...
PALESTINË– Një çështje që është theksuar nga studiuesit duke përdorur informacion me burim të hapur, në dispozicion të publikut, përfshirë të ...