LIVE UPDATES
Politike

Mesazhi i Vokshit për demokratët : Ky Kuvend e dëgjon dhe zërin tuaj

30 Prill 2022, 14:15 Nga DOSJA
Mesazhi i Vokshit për demokratët : Ky Kuvend e dëgjon dhe

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi gjatë fjalës së saj në Kuvendin Kombëtar të PD u drejtoi një mesazh demokratëve që nuk ishin të pranishëm në sallë. Vokshi tha në fjalën e saj në Kuvend, se të gjithë kanë nevojë për ta dhe se qëllimi i mbledhjes së sotme është për t’u bërë më të bashkuar.

DEKLARATA E PLOTË:

Të dashura zonja demokrate delegate, Te nderuar zotërinj delegatë, Të nderuar deputetë, ish deputetë, anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD, E dashur Lili, E dashur Jozefina, I nderuat lideri historik i PD Prof. Dr. Sali Berisha, Të dashur demokratë dhe demokrate! Kjo është një nga ditët më të bukura të historisë së Partis Demokratike! Është dita e triumfit të vullnetit të lirë.  ËSHTË DITA E TRIUMFIT TË VOTËS SË LIRË.!! Kush ka patur dyshime se Partia Demokratike është forca ku gjithçka është e mundur, kush ka akoma pikëpyetje për fuqinë e demokracisë, ky Kuvend Kombëtar i Partisë Demokratike është përgjigja më e mirë. Unë jam rritur me Partinë Demokratike, jam gëzuar me të, jam dëshpëruar me të, kam fituar dhe kam humbur me Partinë Demokratike. Por kurrë, në asnjë moment nuk kam vënë në dyshim forcën tonë për t’u ringritur. Nuk kam vënë kurrë në dyshim vullnetin tonë për t’u përballur me të keqen dhe për të fituar!

Sot, ky Kuvend Kombëtar është dëshmi e mrekullueshme e fuqisë së demokratëve! Ne ia dolëm të ringremw vetëveten dhe si Anteu që merr fuqinë nga Toka, ne e morëm fuqinë nga Vota. Prandaj sot kam 40 mijë falenderime për 40 mijë demokratët që morën pjesë në një ushtrim të jashtëzakonshëm demokratik për të zgjedhur me votë direkte përfaqësuesit e tyre.

Si kryetare e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale më duhet të pohoj me krenari se asnjëherë më parë në këto vitët e fundit demokratët nuk kanë patur më shumë entuziazëm, më shumë energji dhe më shumë besim. Kam qenë aty edhe herë të tjera, i kam parë demokratët duke votuar si të thuash për hir të zakonit. I kam parë kur i kundërvunë në një fushatë negativiste për kandidatët për deputete. Si asnjë herë më parë, ishte anëtarësia që propozoi, përzgjodhi, zgjodhi drejtuesit në cdi nivel të strukturave të një dege. Asnjë imponin, asnjë ndërhyrje, nga Komisioni i Rithemelimit të PD, edhe pse e kishte tagër. Për herë të parë, me parimi “1 anëtar 1 votë”, u zgjodhën 70 kyetarë degësh. I pari proces në historinë e pluralizmit shqiptar. Ka qenë procesi më transparent. Pjesëmarrje masive, interes i lartë, konkurrueshmëri e lartë. 192 kandidatë 27 (14%) prej të cilëve zonja. 

70 kryetarë të zgjedhur nga anëtarësia, ndër të cilët 11% zonja. A jemi të kënaqur? Ende jo! Ende shumë për të bërë. Por shumë më mirë se më parë ku ishte vezëm një zonjë kryetare, vetëm 1%. Falenderim për cdo demokrate apo demokrat që besoi votën e tyre për gratë, disa prej të cilave fituan thellë, edhe mes 3-4 kandidaturave. A pati probleme? Sigurisht që po! Në referendum ishin 114 qendra votimi. Në këzo zgjedhje vetëm 71, që solli edhe fluks në votime. A pati probleme me listat e trashëguara? Sigurisht që po! I tërë procesi nxori disa detyra imediate: 1. Saktësimi i listave të anëtarësisë; 2. Hartimi i një rregulloreje të detajuar për procesin zgjedhor në cdo nivel në PD; 3. Krijimi i Gjykatës së Partisë.

Pra, këtë herë ishte ndryshe. Këto 2-3 muaj te fushatës në bazë për riorganizimin e partisë në çdo degë, kam parë demokratët që, më në fund, besonin se Partia Demokratike mund të ringrihej! Se vota e tyre vlen! Kam parë demokratët të mbushur me shpresë nga lidershipi i prof dr Sali Berishës, me te cilin Partia Demokratike mund dhe do të rikthehet në forcw qeveriswse! Mes 40 mijë falenderimeve kam një mirënjohje të veçantë për gratë dhe vajzat që u bënë zemra e këtij ushtrimi të jashtëzakonshëm të demokracisë në partinë tonë. Të pakursyera, të guximshme, të forta, me integritet mijëra gra iu bashkuan transforminit të vrullshëm të Partisë Demokratike. Për ne gratë, të merresh me politikë nuk është e lehtë. Kemi provuar shumë sulme të padrejta, shumë fyerje banale, na kanë rënë në qafë pse kemi mbrojtur lirinë tonë, idetë tona, fjalën tonë të lirë, besimin tonë politik. Na kanë akuzuar pse i kemi besuar votës së lirë dhe jo preferencave të kryetarit.

Jam shumë krenare sot që kemi qendruar përballë një propagande të pamëshirshme, përballë kërcënimeve, presioneve, shantazheve, veçanërisht kundër grave dhe vajzave! Jam krenare sot që për herë të parë në historinë e saj, Partia Demokratike ka më shumë gra dhe vajza kryetare në cso hallkl të strujturave në degë të ndryshme të vendit. Sic jam krenare që LDGSH, 80% e kryetareve u bashkuan të parat me lëvizjen e foltores së Z. Sali Berisha. Pjesëmarrja e lartë e grave e vajzavr është një hop i jashtëzakonshëm, të cilin ne duhet ta konsolidojmë! Tek forca e gruas qendron forca e fitores së Partisë Demokratike! Sot në opozitë dhe nesër në qeveri gratë do të jenë shtylla jonë kurrizore, pjesa më besnike e më e mirl e më elegante e saj. 

Kam një mesazh edhe për ata demokratë që janë akoma me zemër të thyer. Ky Kuvend mund të mos jetë ai që ju do të donit të ishte, por ky Kuvend e dëgjon zërin tuaj! Ky Kuvend, Partia Demokratike ka nevojë për ju! Ne do të vazhdojmë të punojmë që të jemi të gjithë bashkë! Ne nuk jemi këtu për disa poste dhe privilegje politike. Ne jemi këtu për të bërë Partinë Demokratike të madhe. Ne jemi këtu për të nisur punën për fitoren e Partisë Demokratike. Ne do të punojmë së bashku! Ne do të sakrifikojmë së bashku! Ne do të ecim përpara së bashku! Ne do të fitojmë të gjithë bashkë! Udhëtimi ynë do të jetë i vështirë, por jo i pamundur! Do të jetë me pengesa të vërteta dhe artificiale, por ne kemi forcën, kurajon dhe besimin e palëkundur se do t’ia dalim! Ne do t’ia dalim, sepse ne zgjodhëm shpresën në vend të frikës dhe nënshtrimit, ne zgjodhëm bashkimin në vend të konfliktit dhe përçarjeve! Asgjë nuk do të ndalë për të kthyer Partinë Demokratike në vendin që meriton në politikën shqiptare, në krye të qeverisë e shumicë absolute në Kuvendin e Shqipërisë!

Të gjithë së bashku do ta bëjmë Partinë Demokratike forcën politike moderne, që frymëzon të rinjtë, u  gjendet në krah grave dhe vajzave, që mbështet më të mirët dhe ecën përpara drejt fitores! Kjo Parti Demokratike do të udhëheqë shumë shpejt Shqipërinë! Kur të vijë dita, ne do të jemi krenarë që u bëmë pjesë e historisë së vrullshme për transforminin e  Partisë Demokratike. Që besuam për të! Që luftuam për të! Që fituam për demokratët, për shqiptarët, për fëmijët tanë dhe për Shqipërinë! E në fund, dua të shpreh mirënjohjen e thellë timen, të cdo zonje demokrate e cdo demokrati, për liderin historik të PD z. Sali Berisha, që u rikthye në misionin për mbrojtjen e pluralizmit dhe demonracisë në Shqipëri, që na frymezoi, na mbushi plot shpresë e besim! Rroftë Partia Demokratike! Rrofshin demokratët! Suksese zonjave dhe zotërinjve ka sidatë për Këshillin Kombëtar të PD! Suksese Kuvendit Kombëtar të PD!

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/PD mbledh Kuvendin me 1425 delegatë, kryetari zgjidhet më 22 maj

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike albana vokshi kuvendi i pd 30 prill 2022 albana vokshi kuvendi i pd 30 prill 2022

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!