All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

‘Unë s’jam larguar nga PD’/ Topalli: Nuk u dorëzova, provova edhe armën mbi kokë

30 Prill 2022, 10:16 Nga DOSJA
‘Unë s’jam larguar nga PD’/ Topalli: Nuk u dorëzova,
All - Paragraf - 1

TIRANË– Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli mbajti fjalën e saj në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Ajo u shpreh se ajo nuk iu është larguar partisë por kjo e fundit është larguar nga demokratët. Topalli tha se foltorja ishte gjëja më e bukur qe mund të ndodhte per te zgjuar strukturat në Parti, ndërsa Kuvendi i 11 Dhjetorit sipas saj, ishte hapi i parë i rëndesishëm për t’u ndarë nga pazaret.

FJALA E PLOTË

Ishim mesuar te ishim pjese e nje partie qe fitonte zgjedhjet dhe sa here PD fitonte, ne ishim ne gjendje te benim ndryshime per mire. Kemi bere edhe gabime dhe sot besoj ketu biem dakord te gjithe. Por ama ne Pushtet qeverisnim, ne opozite ishim te forte dhe te vertete. Me lejoni te ndalem ketu tek opozita jone. Ne vitet me te gjata e te veshtira te opozites para 2005, askush nuk na quajti per opozite te rreme. Nuk e mendonim se mund te korruptoheshe ne opozite, nuk vinim gjoba; nuk shisnim misionin e opozitarizmit! Nuk kembenim me Zarfe vendet e deputeteve, e nuk digjnim mandate. Nuk i iknim pergjegjegjesive dhe nuk imagjinonim te hidhnim gaz ndaj njerezve tane. Ishim mesuar te benim beteja per te vertetat tona, pavaresisht sa mund te kushtonte. Besonim se kishim per detyre te ishim mbrojtesit e te drejtave e lirive te qytetareve, gardiane te interesit publik; te mbanim nen kontroll qeverine; Ishim mesuar te mos terhiqeshim as nga kercenimet… Por, Por erdh dita kur Partise sone Demokratike , te mos i mbeste gje demokratike, Atje lart! Ne udheheqjen e saj. Gjerat u ngaterruan dhe kur gjërat ngatërrohen, fundi i tyre duhet vlerësuar nga fillimi. Fillimi yne, i te gjitheve ne bashke edhe atyre qe nuk jane sot ne kete salle, por me zemer e mendje jane po aq demokrate sa diten e pare, eshte arsyeja pse jam ketu sot. Ku ne fakt kam qene gjithmone, edhe pse me dhimbje e them, per disa e padeshiruar. Njeriu ne kaq jete sa kemi, ka aq vlerë sa guxim e vendosmëri, aq sinqeritet sa baraspeshë në gjykim, aq trimëri sa respekt për vetveten, dhe aq dëlirësi sa ka të zhvilluar ndjenjën e turpit. Cili ishte fillimi i renies tone? Dita kur filluan te rrezohen vlerat mbi te cilat u ngrit kjo parti. Dhe per vite me rradhe kjo ka ndodhur dhe kemi heshtur. Kemi heshtur. Per shume vite kemi heshtur. Pas 2013 tatepjeta e PD mori vrapin. Nuk kishte nevoje per analiza per te kuptuar se kishte gjera qe nuk shkonin ne Partine tone. Shume ishin konfuze, te hutuar. Disa perqafuan kryetarin e ri me shprese se e ardhmja do na buzeqeshte po aq sa ai i buzeqeshte te gjitheve. Por e ardhmja çdo dite e me shume ngjante me rrokopujen, renien e mendimit politik e intelektual dhe jo rralle filloi te shfaqej edhe me banale se sa mund te mendohej.

Pas 2013 PD hyri ne Krize. Krize identiteti . Krize perfaqesimi. Krize lidershipi. -Ne Parlament deputetet benin betejen me krimin, nderkohe udheheqja me buzeqeshje bente pazare me pushtetin. -Ne rruge, qytetaret protestonin per te drejtat e tyre -Ne zyren bashkiake te kryetarit te PD, kishin nisur negociatat per lejet e ndertimit. -Ne shtepite e shqiptareve kishte nisur largimi nga puna, ne shtepine e kryetarit shtohej puna per kunatin. E keshtu, dite pas dite e vit pas viti, ne vend te hapeshim u mbyllem, ne vend te gjitheperfshirjes erdhi perjashtimi, ne vend te degjimit te njeri tjetrit, nisi shpallja e grupeve armiqesore, ne vend te bashkepunimit erdhi percarja, ne vend te parlamentit nisi cadra, ne vend te zgjedhjeve shtroi rruge bojkoti, ne vend te pranimit te humbjes, humbja nisi te quhej fitore!

Te paret qe e perceptuan ishin shqiptaret,qe ne 2017. Dhe nuk e kam fjalen thjesht per rezultatin e zgjedhjeve. E kam fjalen per me te renden qe po i ndodhte vendit tone- per largimin e shqiptareve nga vendi. Ata jo vetem ishin te pa kenaqur me qeverine, por ata nuk shikonin me alternative; ata ndiheshin te tradhetuar; ne perceptimin e tyre ata ( kryetaret) ishin bashke. Ajo qe pame me pas na tregoi se nuk ishte vetem perceptim. Ne politike thuhen edhe ca te verteta. Prandaj jemi sot ketu.

E di qe jo te gjithe e bejne. Keshtu ka ndodh dhe ndodh edhe sot, edhe ne vende te tjera. Konformizmi, heshtja dhe vonesa ne reagim kane qene arsyeja tjeter kryesore e renies se PD. Une nuk i perkas atyre qe e perbuzin politiken dhe shajne politikanin. Jo. Sepse politikani i mire, ka barren si askush per te mbajt pergjegjesi dhe per te dhene zgjidhje. Por jam dakord qe njeriu dhe sidomos nje politikan qe karrieren politike e sheh vetem si dhurate, e shkaterron profilin e cdo politikani. Sepse njeriu politikan shkaterrohet me poliken pa principe,me qejfet pa ndergjegje,me pasurine qe nuk eshte fryt I punes,me dijen kur vjen pa karakter,me marreveshjet kur behen pa moral dhe me besimin kur vjen pa sakrifica.-

Te dashur miq, Opozita e PD nuk ka qene kurre e lehte. Por ju jeni po sa une te ndergjegjshem qe kete opozite nuk e meritonim Ndaj Levizjet para foltores ishin gjeja me e paster dhe shkundja nga gjumi fitimprures i Lulzimit. Levizja Ishte tharmi. Foltorja ishte gjeja me e bukur qe mund te ndodhte per te zgjuar strukturat. Kuvendi i 11 Dhjetorit ishte hapi i pare i rendesishem per t’u ndare nga pazaret. Kuvendi i sotem eshte nje tjeter gur kilometrik ne betejen per te gjetur veten. Ne e dijme, qe beteja qe kemi perpara nesh do jete e forte. Dhe … nuk eshte hera e pare

Ne e dime se rimekembja eshte me e veshtire se fillimi. Por, nga eksperienca mbaj mend se pavaresisht sa pengesa ke para, asgje nuk ndalon shumicen e qytetareve qe duan ndryshim. E di! Ka shume cinike qe thojne se nuk do ia dalim. I kam degjuar edhe shume vite me pare, i kam degjuar edhe pak vite me pare, kur here bashke me kolege te tjere dhe here krejt vetem nuk pushoja se luftuari per nje opozite jo te rreme. Edhe pse e dija “sa e rrezikshme eshte me pas te drejte kur shefi e ka gabim”. E di! Ciniket do shtohen dhe do behen me te zhurmshem ne javet dhe muajt e ardhshem. Mund te thone se po i japim shpresa falso njerezve. Por ne historine e betejave per te vertetat , nuk mund te kete asgje falso qe ka te beje me shpresen. Te tjere mund te na vejne edhe mure.

Mund te duket e cuditshme , por ne kohe bravash e dyersh te blinduara ,” cdo mur eshte nje porte.” Ne familjen time kur isha e vogel me kane mesuar se :- “Njeriu mund te rrezohet disa here , por nuk eshte kurre i mundur deri ne momentin kur refuzon te ngrihet” Kjo vlen per cfare na ndodh ne jete, por po ashtu edhe ne politike. E vertete! Partia jone sot ne fakt eshte e plagosur, dhe ne duhet te dalim nga trauma dhe hutimi. Ne kemi nje instikt, por jo argumentim se cfare do thote te jesh demokrat…..si shoqeri kemi probleme me kulturen e demonracise… ndaj nje debat i madh per demokracine eshte i rendesishem edhe pas Kuvendit ..

Eshte paradoksale por reale qe ne jetojme ne epoken digitale , por edhe ne kohen e sfides qe autokracia po i ben demokracise. Ajo qe ndodh me klasen tone politike eshte deshmi e saj. Ne vazhdojme te kemi para nje sfide ekzistenciale per opoziten dhe pluralizmin. Por ne mund te vendosim shpresen para frikes. Vetem se perseri ka nevoje nje kusht:- te jemi te vertete. Prandaj jemi bashke ketu. Sa here kemi qene te vertete shqiptaret na kane besuar… kur u beme pragmatiste na hoqen besimin. Dhe kane pasur te drejte.

Prandaj ne thelb sfida jone eshte te fitojme besimin. Ai nuk fitohet me force; as me deklarata. Besimi fitohet me vepra e me te vertetat; dhe nga keta te fundit nuk duhet te kemi frike! Gjithmone kam menduar se nuk eshte vetem pushteti , qe korrupton, por edhe frika! Kur kemi patur sfida shume te veshtira, kur na kane thene qe nuk duhej ta provonim, se nuk do ia dilnim, shqiptaret i jane pergjigjur me nje nje credo pa kohe: Po! Ne do bejme betejen tone dhe do fitojme! Ne nuk kemi pse te kemi frike tjeter pervec frikes! Kjo eshte gjeja qe i them me shpesh vehtes.

Prandaj e perseris edhe ketu. Kur kam hyre ne politike isha rreth 30 vjece, nje nene e re me dy femije te vegjel . Vija nga Shkodra. Ne opoziten e pare nuk kuptoja aq shume nga politika , por mesova te beja beteja . Ne opoziten e dyte , guxova te ngrihesha kundra krimit ne parlament e pastaj kundra opozitarizmit te rreme te ish udheheqjes te partise , nenkryetare e se ciles kisha qene. Heren e pare kam provuar edhe armen mbi koke. Heren e dyte lincimin nga te “mijte”., qe ishte me e rende se vete arma. Nuk do isha e vertete nese do thoja se nuk e kam vuajtur, ashtu sikunder jam ndjere e lenduar nga vetmia ne betejat per keta ceshtje qe po beni tani edhe ju, por nuk jam dorezuar.

Sot , kam dy nipa te vegjel, e perpiqem t’i rrij afer e te bej ate qe nuk kam mundur te bej me femijet e mi per shkak te kohes se kufizuar kur isha nene e re dhe nenkryetare. Para se te me akuzonin per armike me kane akuzu per arrogance . Mbase pasioni per te drejten te ben te dukesh edhe arrogant, te ndjehesh edhe trim, por blere e shitur miqte, familjen politike, gjakun e familjareve te mi, vetmine e femijeve te mi te rritur me shume me gjyshe se me mua, nuk e kam bere kurre! Dhe kete megjithese mundohem, nuk e harroj dot; por natyrisht e kam fal.

Ndaj jam ketu sot. Se konsideroj situaten si nje pike kritike per opoziten , pluralizmin dhe per vendin. Jam ketu me vetdijen , qe sot jo vetem PD eshte ne krize, por stryktura politike ne Shqiperi ka ndryshuar per keq! Balancat jane prish. Pothuaj Cdo gje eshte kthyer ne korrupsion ! Ngado te hedhesh syte perkthehet vetem para, gje qe ben gati qesharake kedo qe mendon se ne kete bote pervec parase ka edhe shume gjera te tjera te forta qe kane mbajtur ne ekuiliber njerezimin. Por jam sot ketu , edhe sepse besoj se asgje nuk eshte e pa mundur. Partia jonë eshte ende e plagosur. Do doja t ‘i thoja kujtdo …. Mos lendoni me shume plaget tona. Ne duam te sherohemi. Po luftojme qe te sherohemi. Atyre qe cojne partine e tyre ne gjykate, ne menyre te palegjitimuar i them se boll e keni lenduar kete parti nga e cila keni marre pa merituar. Nderkohe ne duhet te mesohemi se partia nuk eshte kryetari e aq me pak nuk eshte thjesht sigla apo me pak godina.

PD as merret peng as jepet ne perdorim! Partia eshte identitet ; jane njerezit , fryma dhe vlerat qe ndajme. Po te mos ishin keta, do ishim shkrire me ate qe kemi kaluar. Sot jam me optimiste nga cfare kam qene disa vite me pare; Jam ketu edhe ne nderim te trashegimise sone. Si parti demokratike , perjashtu vitet pas 2013, kemi bere shume per vendin tone; kemi frymezuar shqiptare, sidomos te rinjte per te besuar se sejcili mund te beje diferencen duke u lidhur me nje projekt shume me te madh se projekti individual. Ne duam ta bejme perseri! Jam ketu se nuk kam nder mend me ndalu apo me qendru anash; do jem si gjithmone vehtja ime, si besimtare e parimeve demokratike ,per te gjithe ditet qe me mbeten. Nuk ka mesues me te mire se Veshtiresia. Cdo sulm qe merr, cdo rrahje zemre, cdo vuajtje, ka faren e vet, leksionin e saj se si me permiresu qendrimin tend heren e ardhshme. Kam patur gjithmone nje bindje …. Se nuk mund te pretendosh te ndryshosh situatat kur refuzon te perballesh me ta”. Dikush do thote se ti ike e krijove levizjen tende. Une nuk jam larguar kurre nga Pd. Ajo iku nga demonratet. Per ju qe jeni te rinj apo te rinj ne zemer ju sugjeroj vetem nje gje, shkoni pas te vertetes; ajo ju jep liri!Te vertetat kane qene liria ime! Dhe per te kuptuar cfare duhet te bejme nga sot e tutje ndoshta duhet t’i japim pergjigje 3 pyetjeve: Cfare i beri bashke shqiptaret e 30 vite me pare? Cfare i mbajti bashke per vite me sinqeritet e baraspershe ne vitet e veshtira 97 _2005) Cfare na lendoi kur LB u investua ne ndarje e percarje? Ne e dime pergjigjen . Kur pergjigjen ta kthejme ne veper, dhe opoziten ne pushtet moral ,atehere rruga do jete me e qarte. Nuk jam ketu se besoj se une mund te ndryshoj gjerat,por besoj se ju dhe ata qe nuk jane ketu mund te ndryshoni gjerat.-Per te gjithe Shqiptaret, qe mbeshtetjen e tyre na duhet ende ta fitojme,vertet sot ndoshta nuk kemi arritur ende tju bindim per te na dhene voten,por te pakten ju kemi degjuar heshtjen e ju kemi kuptuar mendimin. Na duhet ndihma juaj. Ne kemi vendosur te zgjedhim shpresen mbi friken, kemi vendosur te bashkohemi ne vend qe te ndahemi.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/PD mbledh Kuvendin me 1425 delegatë, kryetari zgjidhet më 22 maj

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike jozefina topalli kuvendi i pd 30 prill 2022 jozefina topalli kuvendi i pd 30 prill 2022

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!