Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
‘Mësoi që djali vdiq kur po i lante rrobat…’/ Detaji tronditës nga vrasja e 20-vjeçarit në Velipojë: E ëma
28 Qershor 2021, 12:46Nga DOSJA
Nëna e Myzerim Zeneli e përcolli djalin të shtunën në mëngjes në punën e tij të re, për mos ta parë më kurrë.
Myzerimi mbeti i pajetë nga breshëria e plumbave midis Ferracakëve dhe Gocajve, gjatë konfliktit për plazhin në Velipojë.
Ngjarja që ndodhi pak pas mesnatës së 27 qershorit u përhap me shpejtësi në media, në kohën kur nëna e tij ishte në punë, në lavanderinë e spitalit të qytetit.
Kushëriri i të ndjerit, rrëfeu sot në emisionin “Shqipëria live” se e ëma e kuptoi ngjarjen pikërisht në spital, pasi askush nuk guxonte t’i tregonte:
“E ka kuptuar nga ora 1 e gjysmë, nga rrobat që duheshin larë në spital. Pa peshqirin e djalit, as që e dinte që te viktimat në morg ishte dhe Myzerimi. Ishte ‘shok’ i madh për të”.
Më tej, tregon se 20-vjeçari kishte punuar disa herë, ndërkohë që kuzhina ishte pasioni i tij:
“Ka qenë shumë i dashur, pavarësisht se ka qenë pak i sëmurë. Kanë qenë të varfër, jetë e vuajtur. Ai ka pasur punë të jeta, ka punuar diku kamarier, diku diçka tjetër. Gatimin e ka mësuar në shkollë, e kishte pasion”.
Marre nga Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Ditën e sotme Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka zbarkuar në Radhimë, ku pritet të dhemben me dhjetëra objekte pa leje.Në li...
Myzerim Zeneli humbi jetën mesnatën e 27 qershorit, pas sherrit për hapësirën e rërës në plazhin e Velipojës.Për 20-vjeçarin ishte dita e parë e punës. N...
SHKODËR– Sot u zhvillua ceremonia mortore e 19-vjeçarit Musaen Zeneli, i cili humbi jetën gjatë përplasjes me familjeve Gocaj e Ferracaku në Velipoj...
Gjyqtarja e Gjykatës së Vlorës, Atalanta Zeqiraj u përball të hënën më 28 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjmore paraq...
HIMARË– Përfaqësuesja ligjore e biznesit, ku u dogjën çadrat dhe shezlongët gjatë natës në plazhin e Drimadhes, Artemis Kito, ka dhënë një deklaratë...
SHKODËR– Edhe pse koha nuk mund të kthehet pas për Musaen Zenelin, 20 vjeçarin e pafat që mori plumbin në zemër ndërkohë familja Ferracaku dhe ajo G...
TIRANË– Babai i Silvana Gushit, e cila humbi jetën në aksidentin tragjik së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat, ka paralajmëruar protestë.Në një intervi...