LIVE UPDATES
Politike

14 Shtator 2020, 20:12 Nga DOSJA

TIRANË– Brunilda Cerraga, mësuese prej 26 vitesh në shkollën “Jeronim de Rada” ka shkruar një letër publike për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një letre të publikuar në faqen e saj në Facebook, ajo shkruan se shkolla ku ajo punon nuk ishte dëmtuar nga tërmeti dhe se Veliaj ka gënjyer para të gjithëve. Ajo shton se shkolla “Jeronim De Rada’ ka qenë në projekt për t’u rikonstruktuar më parë.

E plotë

Nga Brunilda Cerraga. Letër e hapur. Zoti Veliaj, Ju lutem mos më përfshini në politikën e askujt. Unë, Brunilda Çërraga, mësuese prej 26 vitesh në shkollën “Jeronim de Rada” fola ashtu siç mendoj se duhet të flasë një njeri që edukon fëmijët e së ardhmes, që t’u tregojë atyre se sa e rëndësishme është e vërteta. Unë shpreha në qëndrimin tim edhe ndjesinë e çdo kolegu e me dëshirën dhe lejen e tyre shkrova një status për të treguar indinjatën tonë për atë injorim publik që na u bë pas një përdorimi për interesat tuaj personalë dhe të atyre që qëndrojnë pranë jush. E shkrova statusin tim me të drejtën e fjalës së lirë, të drejtë që e gëzoj nga Konventa e të Drejtave të Njeriut. Si njeri i fjalës për fëmijët dhe e ngarkuar me përgjegjësinë që kemi përpara atyre prindërve që na besojnë fëmijët e tyre, ia dhashë të drejtën vetes të them mendimin tim. E kam menduar veten gjatë gjithë kohës përballë nxënësve se duhet të kontribuoj në formimin e qytetarit të së nesërmes, ndaj nuk lejoj askënd të më përgojojë e nëpërkëmbë kur marr përsipër që të them të vërtetën e asaj që ndodhi me mua dhe kolegët e mi. Zoti Veliaj, Ndoshta në përditshmërinë tuaj jeni mësuar të përfshini gjithkënd në politikë dhe përmes saj të linçoni këdo që nuk pëlqen natyrën e punëve të tua. Por kjo nuk ju jep të drejtën të përgojoni familjarët e mi, e aq më pak bindjet e tyre politike. Unë e dashuroj profesionin tim dhe ndjej përgjegjësi për çdo fëmijë që kam përballë në punën time, duke parë këdo prej tyre si një qytetar me dinjitet të së nesërmes, dhe jo si një lodër interesash. Ajo që ju përfolët është njëlloj sikur unë t’ju konsideroj gjithnjë si “djali i fiqve”, por, në fakt, pavarësisht zgjedhjes sime, ju për mua jeni Kryetari i Bashkisë, dhe unë do të dëshiroja që nën këtë mision të rëndësishëm për këdo që do të ishte në pozitën tuaj, ju t’i shihnit mësuesit dhe nxënësit si qytetarë me dinjitet dhe jo duke i përgojuar apo duke i ndarë në gardhe politike për interesat tuaja të ditës. Përse nuk pyetët se pse isha kundër vendimit apo veprimit tuaj? Pse harxhuat kohën dhe nuk u skuqët aspak kur shumica e gjërave që folët nuk ishin të vërteta? Së pari, drejtoresha e shkollës me të cilën filluat punimet e rikonstruksionit nuk është në Shqipëri, pasi ka emigruar për një jetë më të mirë. Së dyti, shkolla jonë nuk u dëmtua nga tërmeti, por ishte në projekt rikonstruksioni përpara se të ndodhte tërmeti. Ju gënjyet edhe përpara nxënësve të mi që i kishit pritur në zyrën tuaj dy vjet më parë dhe ata kanë të drejtë të ndjehen të zhgënjyer nga njeriu që duhet të jetë kryeshembulli i qytetit. Zoti Veliaj, Ju mund të jeni kryetari i Bashkisë, por nuk mund të jeni Zoti i askujt dhe s’keni të drejtë të vendosni diagnoza të kota. Unë kam rezultuar negative në testin për Covid- 19, por po qëndroj në shtëpi pasi për fajin tuaj e të inspektorëve tuaj ne, stafi i mësuesve të shkollës, ndenjëm aty edhe pas kryerjes së tamponit, pa pritur përgjigjet e tij, dhe për këtë duhet të ndëshkohet ai që urdhëroi që ne të ishim aty të premten, por sidomos të shtunën, kur dihej se disa prej mësuesve kishin dalë pozitivë ndaj Covit-19. Ne si mësues, duke menduar që është fillimi i shkollës treguam gatishmërinë dhe nuk kundërshtuam, por ishte qesharake se për çfarë rrinim ne në punë (?!), për të larë dyert apo për të vënë dezifektantët në qendër të tavolinës së nxënësve dhe jo në cep të saj. Ne ishim në shkollë sepse duhet të zbatonim urdhrat e inspektorëve tuaj, për të cilët, bashkë me kolegët e mi, sugjerojmë t’i dërgoni për trajnime lidhur me etikën në komunikim. Ndërkohë, kolegët e mi të shëndetshëm ishin aty deri në minutat e fundit të inaugurimit. Ishin aty për të parë edhe rikujtuar aktrimin e aktorit të e madh Fadil Hasa me filmin me “Mao Ce Dun” të cilët asistuan në teatrin tuaj për të vendosur lulet që ia morët një tjetër institucioni dhe më pas këtyre kolegëve të mi, bashkë me personelin e pastrimit, i treguat derën se nuk duhet të ishin aty për inaugurimin. Ju menduat se kolegët e mi të pranishëm ishin të padenjë edhe për të qenë në inaugurim?! Nëse keni menduar kështu, me keqardhje po ju them se, kjo është për turpin tuaj. Z. Veliaj, Unë jam një qytetare, kam nderin të jem mësuese dhe kam të drejtën e fjalës, dhe do të flas, do të shkruaj sa herë e ndjej që duhet të flitet për të ardhmen e nxënësve të mi. Unë mbahem mbi forcat e mia, jap kontributin tim qytetar duke u përpjekur të bëj më të mirën që mundem dhe nuk pres shpërblim nga asnjë lloj force politike. Ndaj, lutem mos përgojoni mësuesit e thjeshtë, lërini të punojnë të qetë, e përpiquni të nxirrni mësim nga kjo histori. Ju u kujdesët për kontribuuesit e shkollës, për personelin tuaj, për veten tuaj të mos prekeshit, e ua pretë mësuesve të drejtën dje. Por, a keni pyetur se ç’ndodhi sot me ata që përzutë dje për sigurinë e shëndetit tuaj? Trishtueshëm e me sinqeritet, Mësuese Brunilda Çerraga.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike brunilda cerraga erion veliaj brunilda cerraga erion veliaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet