LIVE UPDATES
Politike

Meta apel të fortë: Palët mos vazhdojnë me pozitat e të fortit, të shmangin greminën

30 Prill 2019, 18:38 Nga DOSJA
Meta apel të fortë: Palët mos vazhdojnë me pozitat e të

TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta në një intervistë ekskluzive për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma tha se partitë të largohen nga pozitat e të fortit për të bërë të mundur shmangien e krizës së pakthyeshme me pasoja të paparashikueshme. Kreu i shtetit thotë se tashme jemi në tehun e greminës.

Zoti President, së pari ju falënderoj për intervistën! Ju sot në mesditë zhvilluat një takim me partitë e Qendrës së Djathtë. Çfarë solli ky takim? Ju paralajmëruat rrezikimin e pluralizimit politik në Shqipëri. Një deklaratë e fortë nga ana juaj. 

Besoj se ky takim ishte një mesazh i qartë që duhen shtuar përpjekjet dhe kontributet nga të gjithë për të evituar rrëshqitjen e pakthyeshme drejt një krize të pakontrolluar, e cila padyshim që rrezikon jo vetëm pluralizimin politik, por edhe vetë bashkëjetesën politike të arritur me aq sakrifica për gati tre dekada. Jo vetëm duke pasur në konsideratë faktin që të gjitha partitë parlamentare opozitare të zgjedhjeve të fundit të vitit 2017, jo vetëm kanë vendosur në bllok si forca politike të largohen nga parlamenti, por kanë marrë vendim për t’u mos regjistruar në zgjedhjet e dekretuara tashmë prej kohësh të 30 qershorit. 

Ka qenë një takim, me kërkesën e tyre, të forcave politike, dhe padyshim mendoj se takimet janë të rëndësishme dhe janë të domosdoshme. Dhe të gjithë duhet të reflektojnë për të mos vazhduar askush nga pozitat e të fortit dhe atje, në tehun e buzës së greminës. 

Sikurse e kam thënë edhe më parë, pikërisht atje këmba mund edhe të rrëshqasë për të shkuar jashtë vullnetit, në një krizë të paparashikuar. E kam thënë me kohë dhe besoj se i sqarova edhe drejtuesit e këtyre partive mbi përpjekjet e mia të vazhdueshme, – të cilat kanë qenë edhe publike, por edhe jopublike, por shumë mirë të dokumentuara, – për të parandaluar një situatë të tillë, sepse edhe mungesa e dialogut padyshim që do të akumulojë një hendek që do të çojë në krizën dhe sigurisht këtu një problem mjaft serioz ka qenë e mbetet, duke parë përmasat e kësaj krize, mungesa e Gjykatës Kushtetuese. Problemet janë të mëdha të sistemit gjyqësor, të cilat në bindjen time, nuk vijnë nga reforma në drejtësi, por nga mënyra e njëanshme, jashtë dialogut politik, e mungesës së respektit shpesh herë të parimeve kushtetuese dhe të afateve kushtetuese, për krijimin në kohë të institucioneve, të cilat do ta kishin evituar një situatë të tillë. 

Më duhet të theksoj këtu për hir të së vërtetës, por edhe të problemit që është krijuar, që unë kam qenë kundër “vetting-ut” për Gjykatën Kushtetuese kur ka nisur procesi i reformës në drejtësi, dhe kjo ka qenë për arsye, sepse kam pasur shqetësimin që mund të kemi një situatë kur mund të kemi  një anëtar, që i ka mbaruar mandati, por qoftë edhe sikur dy-tre anëtarë të mungojnë s’është pak për një trupë kaq të kufizuar e me kaq përgjegjësi siç është Gjykata Kushtetuese. Edhe për arsye të tjera, sepse Gjykata Kushtetuese në Shqipëri dhe në tërësi ka qenë një institucion i respektuar dhe i pranuar nga të dyja palët. Pra, qoftë nga e majta kur ka qenë në opozitë apo qoftë edhe nga e djathta kur ka qenë në opozitë, dhe në tërësi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime në përputhje me interesin kombëtar apo me interesin publik. Megjithatë kam marrë të gjitha garancitë që kjo gjë nuk do të ndodhte, dhe unë e di shumë mirë që qoftë në pozitën time si kryetar i Kuvendit kur jam kujdesur që çdo gjë të shkonte perfekt në shortin e hedhur në dhjetor të vitit 2016, por edhe si President i Republikës në përpjekjen time për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare dhe për të shmangur çdo situatë “ekstra ligjore” për krijimin e… I kam bërë të gjitha përpjekjet e mia dhe për fat të keq kemi humbur më shumë se dy vjet dhe për këtë… opozita. 

Te mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë ju e shihni edhe zanafillën e kësaj krize… 

Në rast se ne do të kishim sot, më falni, në qoftë se ne do të kishim sot një Gjykatë Kushtetuese funksionale e të besueshme, unë do të mbaja fjalimet më të zjarrta kundër sabotimit që po i bën opozita në Shqipëri kundër integrimit europian apo ku e di unë se çfarë po bën tjetër. Por duhet të them se opozita nuk ka asnjë përgjegjësi për faktin se Shqipëria sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Nuk dua të them se cilët janë përgjegjësit. Presidenti ka bërë të gjitha përpjekjet, të cilat janë të mirëdokumentuara, që gjithçka të bëhet në respekt të Kushtetutës, me konsensus për të parandaluar një situatë të tillë dhe nuk mund të them se opozita ka ndonjë përgjegjësi mbi të gjitha problemet e zbatimit të reformës në drejtësi deri tani. 

Në këtë kontekst kur flisni për përshkallëzimin e kësaj situate, për çfarë e keni fjalën? Deri ku mund të përshkallëzohet situata? 

Nuk e di se çfarë presim më shumë në rast se bëjmë sikur nuk e shohim që sistemi i rregullave të lojës demokratike ku në radhë të parë, kemi edhe garancitë kushtetuese të vetë kësaj bashkëjetese demokratike, që është tronditur rëndë, dhe në rast se vazhdojmë të mos e shohim përpara humnerën drejt së cilës do të ecim, atëhere nuk bëjmë gjë tjetër veçse gënjejmë veten dhe përsërisim gabime tepër të rënda që i kushtojnë vendit më shumë se kujdo tjetër. 

Tryeza e sotme ishte në kuadër të përpjekjeve që po bën Presidenti i Republikës për të… 

Nuk është tryezë. 

.. për të kthyer normalitetin? 

 …nuk ishte tryezë. Ky ishte një takim. Unë kam pasur edhe takime të tjera, që nuk i kam mediatizuar… 

Me kryeministrin, keni biseduar?

Më falni! Nuk shikoj arsye për t’i mediatizuar, sepse nuk dëshiroj pritshmëri të mëdha nga angazhimi i Presidentit, për shkak edhe të mungesës së instrumenteve kushtetues të Presidentit për të parandaluar apo të dekurajuar një situatë të tillë, jo vetëm përmes mesazheve apo veprimeve të tij. Unë padyshim që do të takohem me të gjithë, jo vetëm me kryeministrin, por edhe me përfaqësues të tjerë politikë, por edhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Edhe me shumë njerëz të tjerë të përgjegjshëm, të cilët kanë përgjegjësi për vendin, sepse kjo nuk mund të kthehet në një lojë “të fortësh” dhe më pas askush të mos mbajë përgjegjësi për pasojat që mund të vijnë. 

Shpresoj që të gjithë të reflektojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse e gjithë kjo krizë konsumon jo vetëm energji për vendin, por nuk është e mirë as për atë vlerësim që Shqipëria ka pasur apo për ato pritshmëri që janë për rolin që duhet të luajë për stabilitetin në rajonin tonë. 

Zoti President, pa e paragjykuar nëse do të sjellë rezultat apo jo kjo nismë e juaja për tryezën me partitë politike, a mund të ndërmarrë kreu i shtetit ndonjë iniciativë tjetër? Le të themi një dekret për ta shpërndarë parlamentin në rast se nuk do të gjendet një zgjidhje? Deri ku mund të shkojë iniciativa juaj për ta zgjidhur këtë krizë?

Unë dua t’ju siguroj ju, dua t’i siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë se Presidenti është përpjekur të bëjë gjithçka për të parandaluar një situatë të tillë. Sidomos situatën në të cilën ndodhet vendi pa Gjykatë Kushtetuese.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta kriza politike presidenti i republikës zgjedhje pa opoziten ilir meta kriza politike presidenti i republikës zgjedhje pa opoziten

Sondazh

Poll
Politike 30 Prill 2019, 15:53

TIRANË-Një deklaratë të tillë do e kishit zili ta dëgjonit kudo ku të jeni. S’është e çuditshme, as rastësore, as e habitshme, është thjesht epike!M...

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës