LIVE UPDATES
Aktualitet

Meta dekoron me “Kalorësin e Urdhërit të Flamurit” Abaz Bej Lushnjen: Atdhetar dhe patriot i jashtëzakonshëm që e dont

24 Korrik 2020, 13:46 Nga DOSJA
Meta dekoron me “Kalorësin e Urdhërit të Flamurit”

LUSHNJE-Presidenti Ili Meta ka dekoruar ditën e sotme atdhetarin Abaz Bej Lushnja me titullin “Kalorës i Urdhërit të Flamurit”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributeve të shquara atdhetare si një nga drejtuesit kryesorë të kryengritjeve antiosmane në Shqipërinë e Jugut në fillim të shekullit XIX”. Ceremonia u zhvilla në shtëpinë e Kongresit të Lushnjes.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Abaz Bej Lushnjes, në lëvizjet patriotike të shekullit të 19-të që i paraprinë Rilindjes Kombëtare.

Fjala e Metës

Jam i lumtur të jem sot në Lushnjen tonë historike, në këtë vit kaq të rëndësishëm të 100-vjetorit të Kongresit Historik Kombëtar të Lushnjës, një nga ngjarjet më madhore të kombit shqiptar. Lushnja, vendlindja dhe djepi i shumë patriotëve të shquar, të cilët luftuan dhe u përkushtuan denjësisht në çlirimin e vendit nga armiq të ndryshëm, për pavarësinë e Shqipërisë, për gjuhën dhe flamurin tonë, dhe për ndërtimin e shtetit modern shqiptar, meriton edhe më shumë vëmendje në të ardhmen. Sot kam nderin që në këtë qytet historik të dekoroj një nga figurat më patriotike, më të spikatura e të dashura nga populli i Lushnjes, Abaz Bej Lushnja, me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”: “Për kontributin e shquar atdhetar, si një nga drejtuesit kryesorë të kryengritjeve antiosmane, në Shqipërinë e Jugut në fillim të shekullit XIX”
 Abaz Bej Lushnja ishte dhe vlerësohej nga bashkëkohësit e tij si një njeri i drejtë e i gjerë, i vendosur dhe i prerë. Ai dallohej për shpirtin e gjerë human, duke ndarë edhe bukën me fukaranë. Për myzeqarët, ai ishte beu trim dhe kapedan. Por mbi të gjitha ishte një atdhetar dhe patriot i jashtëzakonshëm që e donte Shqipërinë. Abaz Bej Lushnja nga familja e Ngurzajve dha një kontribut të madh e të vyer si kryetar i Lidhjes Politike–Ushtarake, e njohur si “Besëlidhja e Nëntë Krahinave”, e themeluar në Berat në vitin 1834. Kryengritjet shqiptare kundër shtypjes kombëtare patën në fillim karakter lokal, por, shumë shpejt ato u shndërruan dora-dorës në kryengritje të gjera të fuqishme duke përfshirë krahina të tëra të vendit. Ato shprehën prirjen e popullit shqiptar jo vetëm për liri, por edhe për arritjen e saj përmes bashkimit. “Besëlidhja e Nëntë Krahinave” nuk ishte thjesht e vetëm një lidhje ushtarake ndërkrahinore, por me të drejtë kujtohet në histori edhe si shembull i Besëlidhjes së Lezhës të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, njëkohësisht edhe si një pararendëse e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Prijësit e saj më të guximshëm, si Abaz Bej Lushnja, Tafil Buzi, Zyber Hoxha e të tjerë synonin lirinë dhe pavarësinë e vendit, që do vinte disa dekada më vonë falë kësaj fryme dhe përpjekjesh të panumërta të të gjithë patriotëve të shquar të vendit tonë. Figura e Abaz Bej Lushnjës është qendrore dhe shumë e rëndësishme në historinë dhe lëvizjet patriotike të shekullit të 19-të, që i paraprinë Rilindjes Kombëtare. Ndaj është privilegj për mua si President i Republikës që t’i akordoj dekoratën “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, të flamurit tonë të bukur e krenar, për të cilin patriotë të vërtetë si Abaz Bej Lushnja, e shumë të tjerë, luftuan e u përpoqën që ai të valëvitet i lirë dhe i pavarur në ditët tona. Nderim dhe mirënjohje të thellë për të gjithë patriotët tanë ndër shekuj, falë sakrificave sublime e të jashtëzakonshme të të cilëve, Shqipëria është sot një vend i lirë, i pavarur, sovran dhe i vendosur europian siç na takon!.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abaz bej lushnja ilir meta abaz bej lushnja ilir meta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet