LIVE UPDATES
Politike

Meta në Itali: Autokratët shfrytëzuan pandeminë për të abuzuar me pushtetin

1 Nëntor 2021, 17:24 Nga DOSJA
Meta në Itali: Autokratët shfrytëzuan pandeminë për

ITALI- Presidenti i vendit Ilir Meta mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesuar – Bota pas Pandemisë së COVID-19, multilaterizmi për një të ardhme më të mirë”, që po zhvillohet në Romë. Konferenca e organizuar nga Këshilli i Koorporatës Europiane për Afrikën dhe Lindjen e Mesme ka të bëjë me pandeminë që ka mbërthyer vendin, pasojat që ka lënë si dhe shpërndarjen e vaksinave anti-Covid. Meta në fjalën e tij u shpreh se sfida të tilla si pandemia e Covid i kanë treguar botës, se duhet të jetë më e përgatitur për t’i kontrolluar ato, ndërkohë që shtoi se shpërndarja e vaksinave duhet të jetë në mënyrë të barabartë për të gjitha vendet. Teksa foli për vaksinat, Meta shtoi se autokratët e shfrytëzuan pandeminë për të abuzuar me pushtetin dhe forcuar regjimet

Fjala e Metës:

Shkëlqesitë Tuaja, Zotërinj Presidentë, Të nderuar personalitete të shquara, të pranishëm! Dëshiroj të falënderoj për ftesën organizatorët e kësaj konference shumë të rëndësishme! Pandemia e koronavirusit krijoi dhe paraqiti një kërcënim të madh për botën dhe për të gjithë ne këtu. Ajo që ndodhi dhe po ndodh është e paparë në më shumë se një qind vjet! Na zuri të gjithëve në befasi!

Pandemia vuri në pikëpyetje efikasitetin dhe kapacitetet e shteteve për të parandaluar dhe për ta kontrolluar këtë virus të rrezikshëm. Ajo sfidoi dhe vuri në provë frymën e solidaritetit midis kombeve, aleancat strategjike, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Dhe për më tepër, asaj ende nuk po i shihet fundi! Njerëzimi pagoi një çmim të hidhur. Miliona njerëz humbën jetën dhe shumë të tjerë u lënduan, duke humbur aftësitë e tyre. Ndërsa ekonomitë ngadalësuan ritmin dhe njerëzit humbën vendet e tyre të punës si dhe të ardhurat.

Kjo ishte një garë me kohën, që ushtroi shumë trysni mbi kombet tona, si dhe mbi aleancat tona strategjike, gjithashtu! Ndërkohë ajo u shndërrua në një garë vaksinash! Dhe jo vetëm aq! Ishte një garë midis fuqive të mëdha, kryesisht atyre të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë dhe Bashkimit Europian me vende të tjera si Rusia dhe Kina. Aleanca Perëndimore u pozicionua dhe ishte në krye të prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinave.

Por vendet e saj nuk ishin të vetmit. Rusia dhe Kina prodhuan dhe eksportuan në mënyrë proaktive vaksinat e tyre te vendet, që kishin në nevojë urgjente dhe që ndodheshin nën presion për të mbrojtur popujt e tyre! Kjo u bë pa një certifikim paraprak nga institucionet e akredituara ndërkombëtare. Është mëse e qartë se ishte një lëvizje, e cila synonte krijimin e avantazheve gjeostrategjike! Mekanizmi i COVAX-it u krijua si një instrument për të siguruar një shpërndarje të ekuilibruar të vaksinave të vlefshme në vendet në nevojë (të pasura dhe të varfra njëkohësisht).

Por ne e dimë tashmë se COVAX-i synonte ngadalësimin e përpjekjes për të siguruar një furnizim të mjaftueshëm me vaksina të të gjitha vendeve në shkallë globale. Kjo është arsyeja pse në ditët e sotme ekziston një hendek i madh midis kombeve (të pasura dhe të varfra) në lidhje me mbulimin e popullsisë së tyre me vaksina. Kjo është edhe arsyeja pse me shumë gjasa, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pandemia do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë kishte shumë të drejtë kur tha se pandemitë do të përfundojnë, vetëm atëhere kur ne të vendosim t’u japim fund atyre.

Të gjithë e dimë se mungesa e një protokolli të unifikuar standard për kontrollin e pandemisë dhe disa masave të caktuara kontradiktore e jo të bazuara në kërkime thelbësore shkencore, krijuan një terren të përsosur për abuzimin e pushtetit, veçanërisht nga autokratët dhe regjimet e tyre. Shfaqja e panevojshme e forcës, ndonjëherë edhe me praninë e strukturave ushtarake, imponoi pengesa të panevojshme si dhe kufizime të lirisë së qytetarëve. U vendosën masa të pakuptimta ‘drakoniane’, shumë të rrepta e të pajustifikuara shkencërisht.

Shtyrja e zgjedhjeve dhe privimi i njerëzve nga e drejta e votës u përfshi dhe zuri vend në axhendën e disa autokratëve në emër të kontrollit të pandemisë. Këto nuk ndihmuan aspak në drejtim të kontrollit të pandemisë! Përkundrazi, vendet që iu nënshtruan masave të tilla, përjetuan numrin më të madh të të infektuarve dhe të viktimave. Vendet dhe politikanët, të cilët dëgjuan dhe ndoqën me kujdes këshillat e shkencës dhe kërkimit shkencor, ishin shumë më tepër efikasë e më të suksesshëm në kontrollin e pandemisë së koronavirusit.

Qëllimi i autokratëve nuk ishte të kontrollonin në mënyrë efikase pandeminë e koronavirusit, por që të instalonin frikën dhe të shtypnin protestat e shoqërisë civile, të drejtuara kundër shkeljes së të drejtave kushtetuese të imponuara prej tyre. Të nderuar zonja dhe zotërinj! Jam i sigurt se kemi mësuar shumë gjatë këtyre kohëve tepër të vështira! Kjo do të na ndihmojë, që të përmirësojmë veten dhe t’ia dalim mbanë më mirë në të ardhmen! Bashkëpunimi dhe solidariteti kanë më shumë rëndësi se gjithçka tjetër!

Duhet të mbizotërojnë shkenca dhe kërkimi shkencor! Pandemitë si COVID-19 janë sfida globale, të cilat mund të luftohen dhe kontrollohen vetëm në mënyrë globale. Prandaj, duhet të krijohet dhe të funksionojë mekanizmi i përbashkët i parandalimit dhe kontrollit të epidemive globale. COVAX-i ishte hapi i parë premtues, por ai duhet të ndiqet nga mekanizma dhe marrëveshje të tjera në diagnostikimin sa më të hershëm të agjentëve infektues. Stoqet e vaksinave të grumbulluara nga vendet e pasura duhet të dërgohen urgjentisht në vendet në nevojë, veçanërisht në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme, sepse sasi të konsiderueshme vaksinash po i afrohen datës së tyre të skadencës.

Gjithashtu nevojiten më shumë fonde, që duhet të ndahen për kërkimin shkencor dhe prodhimin e vaksinave e të ilaçeve! Ky ishte një angazhim i ndërmarrë nga G20, duke përcaktuar gjithashtu objektivin që 40% e popullsisë botërore të vaksinohet deri në fund të vitit 2021 dhe 70% deri në mes të vitit 2022. Gjithashtu një strategji e përbashkët qasjeje shëndetësore do të kontribuojë në kontrollin e sëmundjes. Duhet të mbajmë parasysh se mund të përjashtohet përhapja e pandemive të ardhshme. Ndryshimet klimaterike, si dhe ngrohja globale me siguri që do të përshpejtojnë rrezikun e sëmundjeve të reja në mbarë botën. Prandaj, ne duhet të veprojmë tani! Jam i sigurt se kjo konferencë do të kontribuojë për të dhënë mesazhin që duhet si dhe për ta nisur atë në drejtimin e duhur! Ju faleminderit!

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike covid ne bote ilir meta meta ne itali vaksinat anti-covid covid ne bote ilir meta meta ne itali vaksinat anti-covid

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës