LIVE UPDATES
Politike

Meta akuza të tjera kundër Gjonajt: Mund të kalojë pronësinë e çdo shqiptari në emrin e vet ose të Ramës

24 Shkurt 2020, 20:24 Nga DOSJA
Meta akuza të tjera kundër Gjonajt: Mund të kalojë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka folur sërish sot në lidhje me kallëzimin që ai ka bërë kundër ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Meta ka folur dhe për manifestimin që do zhvillojë në 2 mars, ku ka premtuar se atë ditë bashkë me popullin shqiptar do shpartallojnë grushtin e shtetit.  Për Gjonajn, Meta tha se ajo ka bërtë një akt shumë të rëndë dhe e krahasoi me vjedhjen e pronave me dokumente dhe kur pala e vjedhur nuk mund të shkojë në asnjë gjykatë të ankohet.

PJESË NGA INTERVISTA

Përse kjo thirrje? Në dijeninë time është një precedent, për herë të parë një President bën këtë thirrje, një kryetar shteti organizon një protestë.

Nuk ka nevojë për një pyetje të tillë pavarësisht se juve ju takon, për arsye se të gjithë shqiptarët besoj edhe nën dritën e fakteve më të fundit e kanë kuptuar që në këtë vend kemi ende popullin shqiptar, aq sa ka mbetur edhe pse i tretur nga fenomeni i shpopullimit. Tashmë kemi dhe disa puçistë, të cilët kanë dalë zbuluar, të cilët kanë realizuar një grusht shteti, që duan të mbyllin aktin final të rrëmbimit mafioz në kundërshtim me Kushtetutën pikërisht dhe Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që anëtarët e ardhshëm të kësaj Gjykate të jenë të standardit Dvorani, të Artave, të Etildave dhe të gjithë atyre që për besnikëri të verbër apo për pengmarrje nga organizata që po drejton sot Shqipërinë janë gati të shkelin Kushtetutën me të dyja këmbët, të shkelin ligjin dhe çdo gjë. Të falsifikojnë dokumente shtetërore në mënyrë të strukturuar, kriminale, sikurse u demonstrua qartë edhe me provat e fundit. Jo vetëm nga letërkëmbimi absurd, qesharak dhe mashtrues i kryetarit të KED-së, për fat të keq dhe i Kryetarit të Kuvendit me datën 8 nëntor. Por ajo që ishte edhe më e rëndë pas fakteve tronditëse të reja të zbuluara të funksionimit të kupolës së Ministrisë së Drejtësisë, ministre, sekretar i përgjithshëm, drejtoreshë e Qendrës së Botimit të Fletores Zyrtare….

Çfarë kanë bërë?

Gjithë Shqipëria e ka marr vesh se çfarë kanë bërë, ata kanë falsifikuar.

Ata pretendojnë se kanë zbatuar ligjin?

Zoti Babaramo, Kushtetuta është shumë e qartë, ligji është shumë i qartë dhe aq më tepër drejtuesit e Ministrisë së Drejtësisë janë garantë, jo vetëm të veprimeve të tyre si institucion në respekt të Kushtetutës dhe të ligjit, por ata janë garantë dhe e kanë për detyrë dhe për institucionet e tjera, edhe për Ministrinë e Bujqësisë, edhe për një projektligj, që çon kjo ministri në qeveri apo në parlament apo një vendim, kalon tek Ministria e Drejtësisë për të parë a është në përputhje me Kushtetutën dhe a është në përputhje me ligjin.

Çfarë kanë bërë këta? Këto janë tashmë shumë të qarta, sikurse sot kemi bërë edhe depozitimin e kallëzimit penal për këtë grup strukturor kriminal të Ministrinë e Drejtësisë në SPAK.

Këta kanë botuar në mënyrë të paligjshme një vendim të një institucioni tjetër të pavarur, që nuk ka lidhje fare me Ministrinë e Drejtësisë, siç është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, që e kishte botuar vendimin atje ku ja ka caktuar ligji këtë vendim, në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë në seksionin e dedikuar posaçërisht për KED-në dhe ky ishte një vendim siç ishin dhe tre të tjerat për katër vakancat e Presidentit dhe të Kuvendit. Pra, në këtë mënyrë mafioze ata duke bërë një botim të karakterit propagandistik pa u kërkuar sipas ligjit zyrtarisht askush, sepse jo vetëm që ligji i ka përjashtuar botimet e KED-së në Fletoren Zyrtare, – janë të gjitha institucione të parashikuara me ligj se kush ka të drejtë të botojë, – por dhe mënyra se si botohet është e përcaktuar, shprehimisht. Ata nuk kanë pasuar asnjë kërkesë zyrtare as nga vetë Dvorani, i cili përsëri do të mbante një përgjegjësi të rëndë penale, përveç veprave të tjera që ka konsumuar, as nga Kuvendi nuk është kërkuar. Jo vetëm kaq, por kur e kanë çuar për botim pastaj me një numër tjetër protokolli të mëpasshëm, që provohet nga vetë dokumentet zyrtare kanë marrë një letër nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit thjesht për ta përdorur si alibi në rast se kjo do të zbulohej më pas, edhe siç është zbuluar prej kohësh, por ne menduam ta denoncojmë tani.

Për arsye sepse ata në mënyrën më të papërgjegjshme thirrën kot më kot Komisionin e Venecias. Kushtetutën tonë e ka shkruar vetë Komisioni i Venecias. Është shkruar sipas rekomandimeve të qarta dhe të pastra dhe të painterpretueshme gërmë për gërmë të Komisionit të Venecias. Ata një ditë përpara se Komisioni të mbërrinte natën e bën fakt të kryer miratimin e ligjit të betimit të Lana, në mënyrë që me një ligj anti-kushtetues, kur Kushtetuta e thotë shumë qartë që ky proces betim bëhet vetëm te Presidenti i Republikës, të bëjnë fakt të kryer që të çojnë në Gjykatë Kushtetuese juristë të standardit të Dvoranit, të Artave apo të Etildave në mënyrë që të uzurponin dhe institucionin e fundit që e lanë të paralizuar për gati dy-tre vjet, por edhe njëkohësisht dhe për ta kapur atë një herë e përgjithmonë dhe për të ligjëruar sipas tyre gjithë veprimtaritë e tyre anti-kushtetuese të deritanishme.

Por edhe tashmë çka përbën një ekzekutim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të shtetit të së drejtës në Shqipëri, të llogaridhënies në Shqipëri që dhe kështu siç është rrëzuar totalisht dhe të shuajnë çdo mundësi për ndryshime demokratike në vendin tonë dhe mbi të gjitha të asgjësojnë garantimin e të drejtave të qytetarëve shqiptarë që janë të rëndësishme.

Ju thatë çfarë kanë bërë? Kjo që kanë bërë ata është njësoj – për ta kuptuar ju – që unë të shkoj dhe të regjistrojë tek Hipoteka pronën tënde, ta regjistroj si pronën time.

Meqenëse kam këtë mundësi, kam një institucion në varësi edhe mund ta bëj këtë gjë, kjo mua më duket se është shumë e qartë. Pasojat janë shumë të rënda. Së pari, kanë shkatërruar besueshmërinë te reforma në drejtësi, sepse të përpiqesh të vjedhësh Gjykatën Kushtetuese në mënyrë mafioze, në mënyrë anti-kushtetuese, në mënyrë të paligjshme. T’i rrëmbesh kompetencën kushtetuese një pushteti tjetër, Kryetarit të Shtetit, ta kthesh Gjykatën Kushtetuese nga një garante e mbrojtjes së Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në një celulë mafioze, që do të veprojë si organizata rilindëse e KQZ-së, që organizon zgjedhje njëpalëshe. Kjo do të thotë që unë që kam dikë në varësi, se ajo ka në varësi dhe hipotekat, ta marr pronën tënde dhe ta regjistrojë në emrin e vet. Si mendon ti, duhet të gjithë shqiptarët ta pësojnë këtë gjë? Se shumë prej tyre e kanë pësuar që ta kuptojmë këtë gjë, përveç cenimit të shumë e shumë të drejtave të tjera. Kjo do të thotë që ndodh një aksident, ndodh një krim dhe ti të fshehësh gjurmët e krimit, apo vendos gjurmët e gishtave të tu, që i pafajshëm, aty ku ka ndodhur krimi që e ka bërë dikush tjetër dhe të shkosh të dënohesh ti dhe të shpëtojnë ata të tjerët. Kjo do të thotë rrëzim i shtetit të së drejtës dhe është bërë në mënyrë të ndërgjegjshme, sepse kanë qenë të paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme dhe u është kërkuar bashkëpunim nga Presidenti i Republikës, Kuvendit të Shqipërisë, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dhe të gjithë institucioneve për të mos ardhur te kjo çmenduri që “është perla më e madhe e zbatimit të reformës në drejtësi”.

Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun, Ardian Dvorani dhe maxhorancën, pasi i akuzon se po bëjnë grusht shtetit. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranit erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese, dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita. Pas thirrjes për protestë Meta ka kallëzuar dhe ministren e Drejtësisë, të cilës i ka kërkuar dhe dorëheqjen. Po ashtu në rrjetën e Metës kanë rënë dhe dy zyrtarë të ministrisë së Drejtësisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjonaj ilir meta ilir meta padit etilda gjonajn etilda gjonaj ilir meta ilir meta padit etilda gjonajn

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë