Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Meta takon zv.kryeministren e Kosovës:Jeni shembull në administrimin e zgjedhjeve
18 Tetor 2021, 11:47Nga DOSJA
TIRANË-Presidenti i Republikës së Shqipërisë mirëpriti në një takim Zv.kryeministren dhe njëkohësishtë Ministre e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla. Gjatë takimit Meta nuk ka nguruar ta përgëzojë për punën që institucionet e Kosvës bëjnë, duke i cilësuar si shëmbull në gjithë rajonin për nxjerrjen dhe pranimin e rezultateve paraprake të zgjedhjeve. Gjithashtu Meta ka theksuar se dy vendet duhet të punojnë më shumë së bashku për forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për përshpejtimin e proceseve të integrimeve europiane
POSTIMI I PLOTË:
Kënaqësi të mirëprisja sot në takim Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës, Znj.Donika Gërvalla.Përgëzova institucionet e Republikës së Kosovës për zhvillimin me korrektësi dhe në mënyrë demokratike të zgjedhjeve lokale, që u mbajtjen dje.Zhvillimi i zgjedhjeve lokale, nxjerrja si dhe pranimi i rezultateve paraprake nga të gjitha palët në proces është një shembull për të gjithë rajonin se si duhet të zhvillohen dhe administrohen zgjedhjet.Theksova nevojën që Shqipëria dhe Kosova të bashkëpunojnë edhe më ngushtësisht në lehtësimin e çdo pengese, që ekziston në zhvillimet në fushën politike, kulturore, ekonomike, tregtare dhe të gjitha sferat e tjera të jetës.Të dyja vendet tona, së bashku duhet të punojnë për forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për përshpejtimin e proceseve të integrimeve europiane.
TIRANË- Sekretari i Grupit Parlamentar i PD-së Arbri Agalliu ka akuzuar Qeverinë se po nxit shqiptarët për tu larguar nga Shqipëria. Në një status në Faceb...
TIRANË– Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi reagoi mbrëmjen e djeshme pas lëkundjeve të tërmetit me magnitudë prej 4.5 ballësh, që tronditën Lezhën, p...
KUKËS- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha ka kërkuar ndihmë ekonomike për qytetarët në qarkun e Kukësit. Me anë të një postimi në rrjetin e tij s...
TIRANË– Vetëm kjo kishte mbetur…dhe e hapi! Kryeministri Edi Rama ka hapur një kanal zyrtar në rrjetin social “Tik Tok”, duke u bërë pjesë e komunite...
TIRANË– Nuk është kaq e zakonshme që të shohësh kundërshtarët politikë në paqe me njëri-tjetrin. Por mesa duket nuk është as e pamundur. Klima është ...
TIRANË– Komisoni Hetimor për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të mblidhet ditën e nesërme në orën 15:00. Ishte Partia Demokratike ajo e cila k...
“Shqipëria vendi im si askush tjetër”, kështu shprehet Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive për revistën e njohur franceze “Beaux-Arts Magazine”.R...