Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Tabaku: Kompanitë offshore nuk duhet ti afrohen parave publike!
17 Tetor 2021, 11:42Nga DOSJA
TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi se OSHEE paratë e shqiptarëve i ka çuar në kompani offshore. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” , Tabaku shkruan se kompanitë me pronarë të fshehur në offshore janë kthyer në kampionet e koncesioneve dhe përfituese të parave të taksave.
Reagimi i plotë:
Fatkeqësisht kompanitë me pronarë të fshehur në offshore janë kthyer në kampionet e koncesioneve dhe përfituese të parave të taksave. Nuk ishte dhe aq habi kur pashë se edhe paratë e kompanive me fonde publike si OSHEE, kanë çuar paratë e shqiptarëve tek kompani offshore. Inceneratori Tiranës gjithashtu është offshore por nuk është i vetmi Fatkeqësisht ligji për deklarimin e pronarëve fundorë vazhdon të vuajë problematikën e ligjeve sa për sy e faqe. Shumë kompani e kanë shumë të thjeshtë te paguajnë një gjobë dhe mos deklarojnë pronarët, kundrejt një përfitimi qindra herë më të lartë të parave publike. I krijuar me qëllimin për të mos qenë asnjëherë një ligj eficent ai nuk përpiqet të zgjidhë pikëpyetjen e pronarit fundor por të bëjë kinse. Prandaj kush ndëshkohet nga ligji nuk janë realisht pushtetarët që marrin fonde publike por bizneset e ndershme apo dhe OJQ-të.Sot, asnjë qytetar nuk ka aksesin për të parë rregjistrin e famshëm të Pronarëve realë dhe aq më pak të ketë një pasqyrë të saktë se ku shkojnë paratë e taksave shqiptare.Sot jemi në listën gri të pastrimit të parave, fonde publike shkojnë në parajsa fiskale, sot jemi në një krizë energjtike dhe prej makutërisë dhe vjedhjes së buxhetit të shtetit dhe nqs duhet të merren masa fillojmë me shkëputjen e lidhjeve të zyrtarëve që marrin kontrata publike duke i fshehur në kompani offshore!Sot Shqipëria duhet të ketë të njejtin standart si vendet anëtare, kontratat publike nuk mund të shkojnë në duar të panjohura dhe as korrupsioni të legalizohet përmes komaonive guacka! Kaq e thjeshtë!
Balla merr pjesë në analizën e zgjedhjeve të 25 Prillit në Zharrëz, Ruzhdie dhe Patos: Mandati i tretë na imponon besnikëri më të madhe ndaj atyre që na votuan,...
TIRANË-Finalizohet me një dokument të nënshkruar nisma “Open Balkan”, e kritikuar nga opozita shqiptare dhe politika e Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare, ...
TIRANË- Në të gjithë botën muaji Tetor është muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, për të rritur kontrollet periodike te mjeku, për të mbështetur ...
TIRANË– Poshtë Kryeministrisë, për Edi Ramën ishte ndërtuar një “panair arti” me fëmijë nga shkolla të ndryshme të vendit. Si një inspektor, Rama zbr...
Gjykata Kushtetuese vendosi të premten të kalojë për shqyrtim në seancë plenare publike vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta...
TIRANË– Bashkimi Europian njoftoi tre projekte të reja që mbështesin financiarisht në disa milionë dollarë bashkitë në Shqipëri. Projektet “Bashkitë ...