All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Meta tregon pikat, çfarë do të diksutojë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, shqetësimet që ka

24 Mars 2020, 20:31 Nga DOSJA
Meta tregon pikat, çfarë do të diksutojë në
All - Paragraf - 1

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka treguar detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. I ftuar në emisionin “Përballë”, Meta tha se në fokus të mbledhjes do të jenë masat e marra deri tani në lidhje me situatën e krijuar nga Covid-19, por edhe rreth parashikimit për një plan më afatgjatë, në varësi me skenarët e zhvillimit të kësaj pandemie në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

Pjesë nga Intervista

Pyetje (Lufti Dervishi): Z.Presidenti, Ju dje njoftuat që keni ndërmend të thërrisni mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, një organ konsultativ. Kjo mbledhje do të jetë virtuale apo do të jetë këtu në selinë e Presidentit të Republikës?

Presidenti Meta: Do të ketë në konsideratë situatën e veçantë dhe respektimin edhe të distancave sociale për këtë rast.

Pyetje: Cila është arsye le të themi apo gjëja që ju shqetëson më shumë ose problemi kryesor që kërkoni të diskutoni në këtë mbledhje?

Presidenti Meta: Bashkëpunimi ka qenë i vazhdueshëm për përballimin e kësaj sfide të re dhe tërësisht të pazakontë. Tani është momenti për të diskutuar edhe një herë, jo vetëm për masat e marra deri tani, por edhe rreth parashikimit mbase për një plan më afatgjatë, në varësi me skenarët e zhvillimit të kësaj pandemie në nivel kombëtar por edhe ndërkombëtar.
Njëkohësisht do përqëndrohemi edhe tek skenarët e ndikimit në ekonomi, në jetën sociale, në mënyrë që në çdo aspekt të jemi sa më të mbrojtur dhe të dalim nga kjo situatë e jashtëzakonshme me sa më pak pasoja, si për sa i takon shëndetit të qytetarëve tanë, por edhe ekonomisë tonë kombëtare dhe familjare.

Pyetje: Ju keni takuar Ministren e Shëndetësisë në Presidencë. Çfarë ju ka shqetësuar pas takimit me të, pas informacionit që keni marrë prej saj?

Presidenti Meta: Nuk mund të them se kam patur ndonjë shqetësim pas takimit, ndoshta më shumë shqetësime kam patur para takimit. Kemi diskutuar të gjitha shqetësimet që unë kam patur vetë apo edhe nga informacionet që qarkullojnë.  Kam transmetuar disa shqetësime për të cilat kam vënë re që ka patur një gatishmëri për t’iu përgjigjur, sidomos në drejtim të marrjes së masave të jashtëzakonshme për të mbrojtur personelin tonë të shëndetësisë, që është në vijën e parë të përballimit të këtij virusi, si përsa i takon marrjes së masave shtesë për përballimin e kapaciteteve të shtuara për realizimin e terapisë intensive në rastet kur do të jetë e domosdoshme, por edhe për përgatitjen e të gjithë ambienteve të përshtatshme që do të jenë të domosdoshme për një karantinim të sigurt. Në tërësi kemi diskutuar për të gjitha masat që i takon këtij sektori përfshirë këtu dhe angazhimin e të gjithë mjekëve apo dhe personelit, që nuk janë në shërbim aktiv, por që mund të kontribuojnë, edhe shumë prej tyre e kanë bërë këtë gjë.

Pyetje: Kur ju shikoni lajme që vinë nga Italia fqinje, kur shikoni kronikat brenda pavioneve dhe gjendjen me të cilën përballet Italia, çfarë mendoni për Shqipërinë?

Presidenti Meta: Në radhë të parë është një dhimbje e madhe besoj, jo vetëm për mua, por edhe për çdo qytetar Shqipërisë kur shikon lajmet tronditëse prej një kohe të gjatë nga Italia. Sepse Italia nuk është një vend i zakonshëm për ne shqiptarët, nuk është i zakonshëm as për vet Europën dhe njerëzimin.  Por në veçanti për ne, sepse sigurisht që do të ishim shumë më komodë në rast se Italia do të ishte në një situatë tërësisht normale, pasi padyshim që edhe ndihma dhe mbështetja e parë do të na vinte, si gjithmonë kur ne kemi patur kriza, kemi patur tragjedi, kemi patur vështirësi, nga Italia.
Kjo është një situatë tronditëse edhe për faktin se ne kemi gati gjashtëqind mijë shqiptarë që jetojnë atje, të cilët janë gjithashtu të rrezikuar, të kërcënuar.  Përveç planit njerëzor, të mos harrojmë se ekonomia jonë varet shumë nga ekonomia e Italisë, duke patur në konsideratë se shumica e eksporteve tona shkojnë në Itali dhe duket qartë që edhe ekonomia e këtij vendi mjaft të rëndësishëm për Shqipërinë ka marrë goditje serioze. Kështu që kur shohim situatën në Itali, përveç dhimbjes, solidaritetit e keqardhjes, të gjithë ndërgjegjësohemi që masat kufizuese duhet t’i respektojmë me një disiplinë të hekurt e shembullore, pasi në këto momente vetëm kjo do të na ndihmojë ta kemi situatën sa më në kontroll dhe njëkohësisht të mos vëmë në vështirësi shëndetësinë tonë, personelin tonë shëndetësor, duke i vendosur ata përballë disa sfidave tepër të vështira si ç’po ndodh në Itali apo në Spanjë për shkak të përhapjes së gjerë të këtij virusi.

Të gjithë anëtarët permanent të Këshillit përfshirë edhe kreun e PD Basha do të rreshtohen në një ekran të madh të ndarë në kuadrate për të mbërritur me zë dhe figurë në presidencë. Nisja e video konferencës për Këshillin E Sigurisë Kombëtare pritet të nisë ditën e nesërme ora 12:00. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta keshilli i sigurisë kombëtare ilir meta keshilli i sigurisë kombëtare

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet