LIVE UPDATES
Aktualitet

Meta vlerëson Komandantin legjendar të LANÇ me Dekoratën “Nderi i Kombit”: Merita dhe kontribute të shquara për organi

11 Gusht 2021, 11:39 Nga DOSJA
Meta vlerëson Komandantin legjendar të LANÇ me Dekoratën

TIRANË – Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” (pas vdekjes), Komandantin legjendar të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Gjeneral-Major Nexhip Vinçani, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të shquar në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe tërësisë territoriale të shtetit shqiptar.

I dalluar për guximin, përkushtim dhe aftësi drejtuese gjatë LANÇ-it, si njëri prej luftëtarëve të parë të njësiteve dhe çetave partizane, deri komandant ushtarak  i Brigadës IV Sulmuese. Për cilësitë e spikatura në fuqizimin e modernizimin e ushtrisë shqiptare, për kurajën qytetare dhe mbështetjen e proceseve demokratike, si dhe njëri ndër themeluesit e Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të LANÇ-it.

Fjalimi i plotë:

“Jam i lumtur të jemi së bashku  në këtë ceremoni solemne të dekorimit të Gjeneral Nexhip Vinçanit, një prej figurave më të ndritura të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, por dhe një prej drejtuesve ushtarakë më të aftë në fuqizimin dhe modernizimin e ushtrisë shqiptare. Gjeneral Vinçani ka qenë përherë, në kohën dhe në vendin e duhur, në çdo betejë dhe përpjekje për të mbrojtur lirinë e shqiptarëve dhe pavarësinë e Atdheut. I lindur në një familje të dëgjuar luftëtarësh e patriotësh, si bir i atdhetarit të shquar Kahreman Vinçanit ai u përkund, u mbrujt dhe u edukua me dashurinë për popullin, për vatanin dhe aspiratën shqiptare për liri. Jeta e tij është një kronikë heroike përpjekjesh dhe përkushtimi për atdheun. Që në hapat e parë të arsimimit të tij në Liceun e Korçës, në Shkollën Mbretërore Ushtarake dhe gjimnazin e Shkodrës, i riu Nexhip Vinçani premtonte të bëhej një patriot i shquar në mbrojtje të kulturës, traditave dhe të identitetit kombëtar. Formimi tij atdhetar dhe shoqëria me bashkëmoshatarë të tjerë antifashistë si Qemal Stafa e Sadik Bekteshi, e vendosi në krye të lëvizjeve antifashiste. Ndaj, edhe pse ishte student në Romë ai iu përgjigj kushtrimit të Atdheut. Që në fillim të pushtimit Nexhipi së bashku me të atin, vëllezërit  dhe të gjithë të afërmit e tyre rrëmbyen armët dhe u përfshinë në luftën e madhe patriotike kundër pushtuesve nazi-fashistë. Është e vështirë të përmblidhet në një  përshëndetje veprimtaria luftarake, betejat dhe kontributi i Nexhip Vinçanit në epopenë e çlirimit të vendit. Gjeneral Nexhip Vinçani ishte një luftëtar i sakrificave vetëmohuese dhe një drejtues ushtarak i talentuar, me burrëri e cilësi të rralla për karakterin e tij. Pjesëmarrja si delegat në Konferencën e Pezës e rrit dhe më tej figurën dhe personalitetin e tij! Si Komandant i Përgjithshëm i Shtabit të Qarkut të Korçës, ai ngriti dhe udhëhoqi në beteja mbi dhjetëra  çeta e brigada partizane në krejt atë trevë të shquar. Ai do të njihej më tej në gjithë Shqipërinë, nga Jugu në Veri si Komandant legjendar i Brigadës IV Sulmuese. Komandant Vinçani mori pjesë në 255 ditë luftime. Ai udhëhoqi me sukses luftimet partizane në operacionet e Dimrit e të Qershorit të vitit 1944, dhe hyri fitimtar në Tiranën e lirë si Zëvendëskomandant i Shtabit për çlirimin e kryeqytetit. Të nderuar të pranishëm, komandantët e vërtetë njihen në luftë e në furtuna, por edhe nga karakteri i pathyeshëm dhe idealist! Pas çlirimit, Gjeneral-Major Vinçani do t’i përkushtohej artit ushtarak, forcimit e modernizimit të ushtrisë tonë. Ai do të shquhej për ekspertizën e lartë, respektimin e figurës së ushtarakut, si dhe aftësinë e veçantë drejtuese për të ruajtur të paprekur territorin e Republikës së Shqipërisë. Por me sa duket këto vlerat, atdhetarizmi dhe kontributi Nexhip Vinçanit në çlirimin e vendit dhe fuqizimin e Ushtrisë sigurisht që i bënin hije dikujt dhe ashtu edhe si shumë figura të tjera të shquara të Luftës Antifashiste, dhe më pas edhe të ushtrisë sonë, edhe ai u persekutua për t’u burgosur padrejtësisht. Vendosja  e demokracisë bëri që Gjenerali i nderuar të integrohej e të zinte vendin e merituar në hierarkinë e vlerave shoqërore. Në një nga përvjetorët e Brigadës IV gjenerali u kthye përsëri në Korçë, u prit me shumë dashuri e respekt si dikur nga banorët, dhe u foli bashkëluftëtarëve të tij si komandanti i tyre i dikurshëm. Në këto vite, me shokët e tij të luftës, ai të krijoi Organizatën e Bashkuar të Veteranëve LANÇ-it për të mbrojtur idealet e vërteta partizane për liri e demokraci, si  dhe për të edukuar brezat e rinj me dashurinë e pastër për Atdheun dhe dëshmorët e tij. Të dashur familjar dhe veteranë, heronjtë e vërtetë duken më të mëdhenj me kalimin e viteve! Ndaj sot jemi mbledhur për të vlerësuar Gjeneral Nexhip Vinçanin me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, për të gjitha meritat e shquara të tij, në organizimin e drejtimin LANÇ-it, për forcimin e Ushtrisë shqiptare, dhe si luftëtar i përhershëm i lirisë dhe i demokracisë! Ky nderim është njëkohësisht vlerësim për gjithë luftën, vetëmohimin dhe përpjekjet e bijve më të mirë të këtij vendi për një Shqipëri të lirë, për një Shqipëri më të mirë por edhe shprehje respekti për të gjithë ata të cilët mbeten me jetën e tyre një simbol i integritetit dhe i dinjitetit tonë si shqiptarë!”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta meta dekoron nexhip vinçanin nexhip vinçani ilir meta meta dekoron nexhip vinçanin nexhip vinçani


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet