LIVE UPDATES
Bota

Mijëra biznese të prekura nga sulmi i sofistikuar kibernetik

5 Korrik 2021, 05:52 Nga DOSJA
Mijëra biznese të prekura nga sulmi i sofistikuar kibernetik

SHBA– Ekspertë të sigurisë kibernetike në Shtetet e Bashkuara thanë se një sulm kibernetik, që nisi më 2 korrik, preku mijëra viktima në së paku 17 vende të botës. Ekspertët u atribuuan përgjegjësinë bandave rusishtfolëse, ndërsa thanë se kriminelët kanë kërkuar shpërblime në vlerë prej 45,000 deri në 5 milionë dollarë. Fred Voccola, shef i Kaseya-s, kompani me seli në SHBA, softueri i së cilës u prish, gjithashtu vlerësoi se numri i viktimave është mijëra.

Ai tha se shumica janë biznese të vogla, si objekte dentare, firma të arkitekturës, qendra të kirurgjisë dhe biblioteka. Shkollat, agjencitë e vogla qeveritare, agjencitë e udhëtimit dhe agjencitë e kontabilitetit janë gjithashtu në mesin e viktimave të raportuara. Kompania beson se e ka identifikuar burimin e cenueshmërisë dhe do të lëshojë një raport për klientët e prekur sa më shpejt që të jetë e mundur, tha Voccola në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Ai nuk pranoi të ofrojë detaje për sulmin, por tha se “niveli i sofistikimit ishte i jashtëzakonshëm”. Ekspertët e sigurisë kibernetike në SHBA thanë se banda REvil – një sindikatë e madhe rusishtfolëse – duket se qëndron prapa sulmit. Sipas tyre, nuk është rastësi që sulmi nisi në fundjavën kur SHBA-ja shënoi përvjetorin e pavarësisë. Shumë biznese mund të mos e zbulojnë se janë goditur derisa të rihapen më 5 ose 6 korrik. FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës në SHBA janë duke bërë hetime dhe u kanë kërkuar kompanive që t’i raportojnë problemet, por kanë paralajmëruar se “shkalla e këtij incidenti mund ta bëjë të pamundur përgjigjen për secilën viktimë veç e veç”.

Presidenti Joe Biden i ka urdhëruar agjencitë e inteligjencës amerikane që të hetojnë incidentin. Anne Neuberger, zëvendëskëshilltare e Shtëpisë së Bardhë për teknologjinë kibernetike dhe teknologjinë në zhvillim, tha se FBI dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare “do t’i ndihmojnë viktimat e identifikuara për të siguruar ndihmë, bazuar në vlerësimin e rrezikut kombëtar”. Një nga kompanitë e prekura është zinxhiri suedez i ushqimeve Coop.

Ai është detyruar të mbyllë shumicën e 800 dyqaneve të tij më 3 dhe 4 korrik, pasi sulmi ka dëmtuar softuerin e arkës së tij. Një zinxhir suedez i farmacive, një zinxhir i stacioneve të karburanteve, hekurudha shtetërore dhe transmetuesi publik SVT janë goditur gjithashtu. Mbikëqyrësi federal i sigurisë kibernetike në Gjermani tha se një ofrues i paidentifikuar i shërbimeve IT, që kujdeset për disa mijëra klientë, është sulmuar. Dy kompani të mëdha holandeze të shërbimeve IT ishin po ashtu në mesin e objektivave.

Sulmet kibernetike kryhen nga hakerë që hyjnë në rrjete dhe shpërndajnë kode të dëmshme, që bllokojnë të dhënat digjitale të viktimave. Të dhënat janë të papërdorshme derisa kompania e sulmuar paguan shumën që i kërkohet. Sulme të profilit të lartë kanë goditur një tubacion energjetik të SHBA-së dhe një përpunues global të mishit, në muajin maj. Muajin e kaluar, gjatë një takimi në Gjenevë, presidenti Biden ka biseduar me homologun rus, Vladimir Putin, për bandat e sulmeve kibernetike, që dyshohet se veprojnë pa u ndëshkuar në Rusi. Biden ka thënë se ka paralajmëruar Putinin se Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen, nëse hetimet përcaktojnë se Qeveria ruse qëndron pas ndonjë sulmi.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sulm kibernetik sulm kibernetik

Sondazh

Poll
Bota 4 Korrik 2021, 20:19

SHBA- Departamenti i Arsimit i shtetit të New Jorku-t ka nisur hetimet për drejtoreshën e një shkolle fillore ‘Robert C. Dodson’. Dailymail raporton se hetimi f...

Bota 4 Korrik 2021, 20:03

Kosova e harron demarkacionin me Malin e Zi

Janë bërë tre vjet që nga ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës dhe ende ky proces nuk mund të konsiderohet i përfundua...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit