LIVE UPDATES
Aktualitet

Milionat për sterilizimin e mjeteve kirurgjikale në Shqipëri, “luksi” që s’ia lejon vetes as Gjermania dhe Italia

29 Janar 2020, 19:00 Nga DOSJA
Milionat për sterilizimin e mjeteve kirurgjikale në Shqipëri,

TIRANË– Koncesioni për sterilizimin e mjeteve kirurgjikale, i nisur prej 2016-s është objekt i kallëzimit penal në strukturën e sapo krijuar kundër korrupsionit (SPAK). “Faktoje” verifikoi se i njëjti shërbim në Itali dhe Gjermani është disa herë më i ulët krahasuar me Shqipërinë. Por veç çmimit të ulët, gama e instrumentave të përfshira në sterilizim në Gjermani dhe Itali është shumë herë më e lartë. Ndryshe nga çfarë ndodh në Shqipëri, faturën e energjise elektrike në këto vende nuk e paguan spitali por kompania që merret me sterilizimin.

Në 10 dhjetor të vitit 2015 Ministria e Shëndetësisë firmosi kontratën koncensionare për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale, me një kohëzgjatje prej 10 vitesh. Ideja për dhënien me koncesion të këtij shërbimi u prezantua nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në 2014-n dhe qëllimi sipas tij ishte ulja e infeksioneve spitalore, përfshirë edhe ato post-operatore për shkak të pajisjeve të vjetëruara. Partia Demokratike e ka denoncuar këtë projekt si aferë korruptive kur procedura e tenderit ishte kryer tashmë dhe pritej firmosja e kontratës koncensionare mes kompanisë fituese Sani Service dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Çfarë kanë përfituar shqiptarët deri më sot nga ky koncesion?

“Faktoje” komunikoi fillimisht me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojties Sociale ku sipas saj numri total i instrumentave kirurgjikalë që përfshihen në kontratë sipas Ministrisë së Shëndetësisë është 120,000.
Ndërkohë vetë sterilizimi i këtyre paisjeve është i ndarë në tre kategori të cilat përkojnë me llojet e ndërhyrjeve.

Sipas MSH në vitin 2016 kur nisi ky koncesion, shpenzimi i kryer nga buxheti i shtetit sipas tre kompleksiteve (i ulët, mesatar, i lartë) është 189,369,960 lekë. Në vitin 2018 shpenzimi është 2,078,891,040 lekë ose 12 mln euro, një shumë që ka shënuar rritje të theksuar vit pas viti.

Kostoja e sterilizimit disa herë herë më e lartë se në Itali dhe Gjermani

*Nga kërkimet e “Faktoje” rezulton se sterilizimi i një seti të kompleksitetit mesatar është thuajse i barabartë me pagën minimale mujore në Shqipëri 26 000 lek.

Për të bërë një krahasim, “Faktoje” pyeti sesa është kostoja e sterilizimit në Itali dhe Gjermani. Sipas shifrave të bëra publike nga “Qendra përgjegjëse për sterilizimin dhe paisjet mjekësore” e cila bashkëpunon me institucionin e “Sigurimit Shëndetësor Ligjor”  në Gjermani, dezinfektimi (si proces i veçuar)  i 1220 instrumenteve kirurgjikale në një muaj kushton 100 €. Ndërkohë midis të dhënave të tjera të siguruara nga kjo qendër shpenzimet për pastrim dhe dizinfektim në total së bashku me zëra të tjerë si tabaka për pastrues dhe dezinfektues apo dezinfektim i duarve përpara ndërhyrjeve përbënte një total prej 361 €/muaj.

Në rastin e Italisë “Assosistema” është shoqata tregtare që përfaqëson kompanitë që shesin shërbime të sterilizimit, ndër të cilat edhe spitale. Kostoja mesatare vjetore e parashikuar sipas kësaj kompanie për secilën ndërhyrje të vetme të sterilizimit e cila është është 48,35 €. Te dhënat për sterilizimin në Itali “Faktoje” i gjeti përmes kolegëve italianë të factchecking.

Kush paguan për energjinë elektrike të shpenzuar nga koncesionari i sterilizimit?

Nga kërkimet mbi PPP e sterilizimit “Faktoje” u informua se një ndër shpenzimet me peshë të konsiderueshme shkon për energjinë elekrike. Kërkuam informacion nga Ministria e Shëndetësisë se sa janë shpenzimet e kompanisë “Sani Service” për energjinë elektrike, por çuditërisht në 2 qytete kjo faturë paguhet nga buxheti i spitaleve. Sipas Ministrisë për periudhën 2016-2019 kompania “Sani Service” ka paguar për energjinë elektrike në QSUT në total 30,496,396 lekë .

Përgjigja nga Ministria e Shëndetësisë

Po sipas Ministrisë së Shëndetësisë pagesat për energjinë elektike për Durrësin dhe Lushnjën bëhen nga vetë spitalet.

Siç shihet nga tabela, vetëm spitali i Durrësit ka paguar thuajse 4.5 milionë lekë të reja në 2018-n për energjinë elektrike.

Spitali i Lushnjes rezulton të ketë paguar thuajse 3.5 milionë lekë të reja vetëm për 10 muaj të vitit 2019, ç’ka do të thotë se shifra në fund të vitit ka qenë edhe më e lartë.

Në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë shkruhet se në spitalin e Lushnjës shërbimi i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale filloi punën në shtator 2018 në zbatim të kontrates  së lidhur mes Ministrisë së  Shëndetësisë dhe Saniservice Sh.p.k .

Në sqarimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet: “Në qendrat e Back-up, përveç qendrës Back-up të QSUT-se, Autoriteti (dmth Spitali ne rastin tonë) i siguron Koncensionarit energji elektrike, ujë, avull, impiante, etj. me shpenzime në ngarkim të autoritetit.”

Në ambientet e Sterilizimit pranë Spitalit Lushnje kryhet  përpunimi (sterilizimi i paketave) edhe për spitalet Fier, Berat, Korçë, Pogradec, Ersekë.

Po Gjermania sa paguan për energjinë elektrike

Nga të dhënat që “Faktoje” siguroi nga “Qendra përgjegjëse për sterilizimin dhe paisjet mjekësore” në Gjermani është se për sterilizimin e 1220 instrumenteve kirurgjikale në një muaj kostoja e energjisë elektrike është 120 €.

Çfarë ka gjetur KLSH për sterilizimin:

Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2018 thuhet se nga auditimi për përmbushjen e përgjegjësise të FSDKSH (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit  Shëndetësor) për PPP e sterilizimit vlera e shërbimit është rritur 954 milionë lekë ose 84% krahasuar me 2017-n. KLSH vëren se strukturat përgjegjëse nuk janë vënë në lëvizje për të analizuar faktorët që çuan në këtë rritje të paparashikuar të shpenzimeve, duke lënë një deyrim të prapambetur prej 306 milionë lekësh.

Ajo që duhet theksuar është fakti se numri i ndërhyrjeve gjatë periudhës 2015-2018 ka shënuar rritje. Duke iu rikthyer qëllimit me të cilin qeveria justifikoi nismën për sterilizimin që po u kushton taksapaguesve, “Faktoje” bëri edhe një verifikim nëse ishte ulur numri i infeksioneve post-operatore, por verifikimi tregoi se ulja e numrit të infeksioneve ishte sa gjysma e pritshmërive dhe se shifrat e ministrisë së Shëndetësisë nuk bazoheshin në një regjistër, por në disa studime të cila kjo ministri ende nuk na i ka vendosur në dispozicion .

Marrë nga Faktoje.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet koncensioni per sterilizimin e mjeteve kirurgjikale koncensioni per sterilizimin e mjeteve kirurgjikale

Sondazh

Poll
Aktualitet 29 Janar 2020, 18:42

DURRËS– Kjo është Josilda Ndreaj studentja shqiptare që deri para disa ditësh jetonte në Wuhan epiqendrën e koronavorusit. Pas një udhëtimi të gjatë dhe st...

Aktualitet 29 Janar 2020, 15:31

Policia ka shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak Prengës, bëjnë me dije burime të sigurta për Top Channel.Siç mëson ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet