LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali me kompaninë/ Fituesi i tenderit 15 milion euro në Porto Romano u regjistrua në QKB 3 ditë para procedurës (DOKUME

29 Janar 2020, 16:15 Nga DOSJA
Skandali me kompaninë/ Fituesi i tenderit 15 milion euro në Porto

DURRËS- Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime ka shpallur fitues të tenderit 15 milionë euro për mbylljen e land-fillit të Porto-Romanos bashkimin e operatorëve ndërmjet kompanisë shqiptare “Victoria Invest International” dhe asaj italiane, “De Mare” srl”. Tenderi është zhvilluar me procedurën e prokurorit “me negociim, pa shpallje paraprake”, duke e argumentuar “për shkak të nevojës ekstreme në të cilën ndodhemi pas ngjarjeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26.11.2019”.

Ky argument, si edhe i gjithë tenderi për mbylljen e landfillit të Porto-Romanos, krijon hije dyshimi për një proces të paracaktuar.

Kompani 3-mujore në Shqipëri

Fituesit e tenderit rreth 15 milionë euro janë kompanië “Victoria Investment International” e regjistruar në Kosovë, pjesë e “Victoria Invest”, e regjistruar në Shqipëri nga biznesmeni elbasanlli, Fatmir Kuçi.

Ndërsa, kompania e dytë është “De Mare” srl, një kompani me qendër në Itali dhe që ka regjistruar në Shqipëri “De Mare-Albania”, si degë e huaj e saj. Kompania mëmë drejtohet nga Fausto De Mare, nga rajoni jugor italian i Potenzas.

Biznesmeni De Mare ka drejtuar, për disa kohë, edhe “Confcommercio”-n, Konfederatën Italiane të Sipërmarrjes dhe Aktiviteteve Profesionale dhe të Profesioneve të Lira.

Në faqen zyrtare të kompanisë lexohet, ndër të tjera se, “shoqëria, ndër vite, ka siguruar një staf të kualifikuar, gjë e cila i ka lejuar që nga viti 2015 të zbatojë projekte, të realizojë drejtimin teknik të kantiereve të punës për realizimin e pastrimit dhe bonifikimit në zonat e Elbasanit, Tiranës e Fierit”.

Në bazë të të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), kompania “De Mare” është regjistruar në Shqipëri, fillimisht në 5 Qershor 2018, si “zyrë përfaqësimi” e “De Mare” srl, me objekt “Menaxhimi teknik i veprave të kryera nga kompania mëmë dhe ndjekja e punimeve dhe të politikave të shoqërisë”.

Më 18 Tetor 2019, regjistrohet në QKR “De Mare-Albania”, si dega e huaj e kompanisë e “De Mare” srl.

Në objektin e kësaj kompanie janë “drejtimi teknik dhe testimi, ndërtimi e menaxhimi i impianteve për llogari të vetën dhe të palëve të treta, private dhe publike, për ruajtjen dhe trajtimin e mbetjeve inerte urbane…., impiant të shkatërrimit termik dhe impianteve të rivlerësimit termik të mbeturinave, landfilleve, bonifikime…”.

Vetëm 3 ditë pas regjistrimit të “De Mare-Albania” si “degë e huaj” e “De Mare srl”, konkretisht në 21 Tetor 2019, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) shpall tenderin për “mbylljen e vend-depozitimit të ngurta EKO-Park, Durrës”.

Në bazë të të dhënave zyrtare, vlera e tenderit ishte parashikuar 1.68 miliardë lekë (të reja) pa TVSH, një vlerë e përafërt me 15 milionë euro.

Tenderi u parashikua të mbyllej në datë 19 Nëntor 2019. Por, në kohën kur duhej të shpallej fituesi, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime njoftoi se tenderi ishte anuluar, për shkak të “gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, të shpallur me Vendim të Këshillit të Ministrave më 27 Nëntor 2019, një ditë pas tërmetit tragjik.

Në njoftimin e anulimit, nuk u publikua asnjë informacion për kompanitë pjesëmarrëse në tender.

Tender “i mbyllur” për nevoja ekstreme?

Pas anulimit të tenderit të parë, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime e ka rishpallur procedurën e prokurimit publik. Por, kësaj radhe, ka ndjekur procedurën e “mbyllur”, atë që quhet “procedurë me negociim paraprak, pa shpallje”, duke shpallur fitues bashkimin e operatorëve “De Mare” srl. dhe “Victoria Invest International”.

Autoriteti kontraktor, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime e ka argumentuar këtë procedurë “të veçantë” tenderi “për shkak të nevojës ekstreme pas ngjarjeve të shkaktuara nga tërmeti i dates 26.11.2019”.

Ky argument duket se “çalon” për disa arsye, referuar të dhënave publike të mëparshme, të cilat sugjerojnë që mbyllja e landfillit të Porto-Romanos nuk lidhet me “emergjencën e tërmetit të 26 nëntorit 2019”.

Landfilli i Porto-Romanos konsiderohet një nga pikat më të nxehta në Shqipëri, me nevojë urgjente për mbylljen e tij. Në vitin 2016, Bashkia e Durrësit hartoi një plan-studimi, ku parashikohej mënyrë se si duhej mbyllur ky landfill.

Në Qershor 2018, kryeministri Edi Rama deklaroi se “Ne kemi marrë një angazhim që ta mbyllim zonën kanceroze të fushës së mbetjeve. Besoj deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm”.

Në Tetor të vitit 2018, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi, u shfaqën në landfillin e Porto Romanos, ku deklaruan se brenda vitit 2019 do të mbyllej vend-grumbullimi i mbetjeve urbane dhe zona do të shndërrohej në një hapësirë me parqe.

Por, megjithë premtimet politike, land-filli i Porto-Romanos nuk u arrit të mbyllej në vitin 2019. Megjithatë, deklarimet e zyrtarë të lartë dëshmojnë se land-filli i Porto Romanos ishte shndërruar në emergjencë për shkak të ndotjes alaramente. Dhe kjo gjë nuk kishte lidhje me tërmetin e 26 Nëntorit.

Që mbyllja e land-fillit të Porto Romanos ishte shndërruar në “emergjencë” konfirmohet edhe nga fakti që Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, administruese e asaj zone, kishte shpallur tenderin në Tetor 2019, pra rreth një muaj para tërmetit tragjik të 26 Nëntorit.

Gjithashtu, për shkak të shtrirjes dhe specifikës së zonës, land-filli i Porto Romanos nuk pësoi dëme strukturore (pasi nuk ka të tilla) nga tërmeti i 26 Nëntorit, që të mund të justifikonte ndërhyrjen “me negociim, pa shpallje paraprake” për shkak të pasojave të lëvizjeve sizmike.

Marrë nga Bold News

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres poto romano skandali me tenderin victoria invest international” durres poto romano skandali me tenderin victoria invest international”


Sondazh

Poll
Aktualitet 29 Janar 2020, 15:31

Policia ka shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak Prengës, bëjnë me dije burime të sigurta për Top Channel.Siç mëson ...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit