LIVE UPDATES
Bota

“Migrimi duhet të bëhet rrugë me dy kalime”/ Ministri gjerman për Europën: Lufta ndaj korrupsionit në Ballkan

28 Tetor 2020, 18:56 Nga DOSJA
“Migrimi duhet të bëhet rrugë me dy kalime”/ Ministri

GJERMANI- Në intervistë për DW ministri gjerman për Europën, Michael Roth, në prag të konferencës për perspektivën e të rinjve në Ballkanin Perëndimor: “Nuk është mirë për një vend, kur rinia bën gati valixhet për të mërguar”

Deutsche Welle: Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar, por edhe Ballkani Perëndimor ka nevojë për rininë. Si mund të zgjidhet kjo kontradiktë?

Michael Roth: Ne duam që të rinjtë në të gjithë Europën të mund të përfitojnë nga shanset si në vendin e tyre të lindjes, ashtu edhe gjetkë në kontinent. Por nuk është mirë për një vend, kur rinia bën gati valixhet për të mërguar. Sepse mungojnë punëtorët e kualifikuar, forcat inovative dhe dinamika shoqërore. Kjo është njëra nga arsyet pse qeveria gjermane e mbështet perspektivën e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor. Reformat i bëjnë vendet e Ballkanit Perëndimor më tërheqëse për investime dhe integrim në ekonominë e BE-së. Kjo sjell vetvetiu më shumë mirëqenie për popullsinë dhe perspektivë shumë më të mirë për të rinjtë.

Trajnimet dhe kualifikimet janë thelbësore për të nxitur zhvillimin e këtyre vendeve. Për shembull, ne angazhohemi në Ballkanin Perëndimor, ndër të tjera, edhe me anë të GIZ-it, në fushën e trajnimit të dyfishtë. Përmes mundësisë së arsimit dhe kualifikimit dhe përvojës së punës tek ne, ne duam të kontribuojmë që njerëz të kualifikuar në mënyrë të shkelqyer të mund të kthehen në vendet e tyre. Migrimi deri tani ka qenë një rrugë me një drejtim, por duhet të bëhet rrugë me dy kalime.

Çfarë u ofron Gjermania të rinjve të Ballkanit Perëndimor  në mënyrë që ata të mund të qëndrojnë në vendet e tyre?

Ne nuk duam që të mos vijnë të rinjtë tek ne. Ne duam që shtetet e Ballkanit Perëndimor të kenë një vend të përhershëm në BE. Lëvizja e lirë është një nga vlerat  themelore në BE. Pra, siç thashë, ne duam që të rinjtë të jenë të lirë në zgjedhjen e tyre, e të mos largohen nga vendet e tyre nga halli. Kjo kërkon perspektiva në vend. Prandaj, ne e mbështesim gjerësisht zhvillimin e këtij rajoni, në radhë të parë përmes BE-së, por edhe në planin dypalësh. Në pranverë, në Samitin e Ballkanit Perëndimor të BE-së në Zagreb, ne vumë në dispozicion 3,3 miliardë për të luftuar COVID-in dhe pasojat e pandemisë në Ballkanin Perëndimor. Përveç kësaj, Komisioni i BE-së paraqiti në fillim të tetorit një paketë ekonomike dhe investimesh me vlerë 9 miliardë euro, e cila ka për qëllim modernizimin e ekonomisë në Ballkanin Perëndimor. Veç kësaj, Gjermania mbështet në mënyrë shumë aktive këto vende në planin dypalësh me masa p.sh. në fushën e mjedisit, klimës, sundimit të ligjit ose arsimit të dyfishtë. Por ne mbështesim edhe pajtimin dhe forcimin e shoqërive të hapura, të larmishme dhe liberale.

Çfarë kërkon Gjermania nga qeveritë e Ballkanit Perëndimor për ta mbajtur rininë në vend?

Politika e zgjerimit të Komisionit të BE-së është shumë e qartë: shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të përmbushin kritere të rrepta. Ideja e kësaj është: : We deliver, you deliver! (shq.: ne japim, ju jepni, shën. i red.) Kjo do të thotë që BE-ja është e gatshme ta fusë rajonin në gjirin e saj dhe është e mbështet këtë rrugëtim me ide, projekte, ekspertiza dhe shumë para. Por në këmbim ne presim reforma reale. Ka akoma mjaft hapësirë ​​për përmirësim në ritmin e reformave në fushat që sapo përmenda. Shumë të rinj në Ballkanin Perëndimor thonë se mungesa e shanseve për shkak të  institucioneve të  korruptuara, klima e mostolerancës dhe mangësitë në sundimin e së drejtës janë shkaku për emigracionin. Përparimi i qartë në sundimin e ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të motivonin shumë prej të rinjve të ndërtonim një të ardhme në vendin e tyre. Dhe të njëjtat reforma do të sillnin bum ekonomik. Ne duam shoqëri të hapura, dinamike dhe përfshirëse.

Të mërkurën, 28.10. pasdite (16:00) nis punimet konferenca online me titull “EMIGRATION, THE DEMOGRAPHIC CHALLENGEAND POLICY RESPONSES IN THEREGIONAND BEYOND”. Ajo do të hapet nga ministri gjerman i punëve të jashmte, Heiko Maas. Për tre ditë radhazi, panelistë të ndryshëm do të flasin për sfidat demografike të Ballkanit Perëndimor dhe do të kërkojnë mundësi për zgjidhjen e problemit të migrimit të përhershëm nga vendet e këtij rajoni. Konferenca organizohet nga Ministria gjermane e punëve të jashtme, në cilësinë e saj si kryetare e radhës së BE-së, në bashkëpunim me Shoqatën e Evropës Juglindore dhe Institutin Aspen në Berlin.

Marrë nga:DW

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota michael roth michael roth

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës