LIVE UPDATES
Insights

Mitsotakis fitoi – rikthim i pushtetit të familjeve në Greqi

8 Korrik 2019, 09:01 Nga DOSJA
Mitsotakis fitoi – rikthim i pushtetit të familjeve në Greqi

Emocionet janë të përmbajtura pas fitores së konservatorit Kyriakos Mitsotakis. Në vitin 2015 me fitoren e Alexis Tsipras dhe partisë së majtë Syriza përkrahësit dolën atëherë me kolona makinash nëpër rrugë para sheshit Syntagma. Kurse të dielën ndërrimi i pushtetit kaloi thjesht me një ngritje supesh, vetëm në selinë e partisë Nea Demokratia përkrahësit u gëzuan për „fitoren historike.” Duket se shumë grekë janë zgjuar të esëllt nga ëndrat e tyre.

Premtime të reja

Gati një vit pas qeveria në Athinë rifitoi të drejtën e vetëvendosjes financiare pas paketës së fundit të shpëtimit, votuesit i prezantuan partisë Syriza llogarinë dhe u kthyen tek konservatorët. Sipas të drejtës greke, partia më e fortë merr 50 vende shtesë, tani konservatorët mund të qeverisin me një mazhorancë të fortë në Greqi. Që këtë të martë kryeministri i ri Kyriakos Mitsotakis mund të bëjë betimin.

Pas fitores ai i mënjanoi tonet triumfuese: „Dua të jem pranë për të gjithë, për këdo burrë apo grua në Greqi, edhe për ata që nuk na kanë mbështetur. Ai apeloi tek votuesit të mos lejojnë ndarjen. Mitsotakis bëri të qartë, se para tij ndodhet „një detyrë e vështirë“. „Ju më dhatë një detyrë dhe unë nuk do t’iu zhgënjej”, tha Mitsotakis, i cili ka premtuar punë më të mirëpaguara në sektorin privat, tërheqjen e investitorëve të huaj në vend dhe ecjen përpara me privatizimet.

Edhe ulja e tatimeve për sipërmarrjet bën pjesë në programin e Mitsotakis, si edhe një përpjekje e re për të marrë kushte më të mirë tek kreditorët ndërkombëtarë. Ata kërkojnë deri tani një suficit buxhetor prej 3,5%, Mitsotakis kërkon t’i bindë ata me ritkthimin e rritjes ekonomike për të pasur më shumë hapësirë për investimet nga fondet publike.

Kryeministri i tij mund ta fillojë punën me besimin, se qytetarët grekë, pjesën më të vështirë të viteve të krizës e kanë kaluar ndërkohë me qeverinë paraardhëse. „Greqia po e ngre kokën sërish krenare”, tha Mitsotakis duke shtuar se detyrën e zgjedhësve e merr përsipër me respekt dhe modesti.

Politika si çështje familjare

Me Kyriakos Mitsotakis rikthehet një dinasti e fuqishme politike në pushtet. Babai i tij Konstantions Mitsotakis ka qenë kryeministër grek në fillim të viteve 90-të, motra e tij ka qenë ministre e jashtme, kurse nipi është kryebashkiaku i ri i Athinës. Prej dekadash pak familje kontrollojnë politikën greke, familja Karamanlis, ajo Papandreout dhe Mitsotakis. Si ia doli kreu i konservatorëve të bindë votuesit, se ai nuk është i prerë nga i njëjti trung si paraardhësit e tij, kjo është shumë e habitshme.

Sepse ishin klanet familjare, që e futën Greqinë në një krizë të thellë borxhesh, nga e cila ajo nuk mund të dilte dot në vitin 2008. Mentaliteti i mitmarrjes, tarafeve dhe nepotizmit në radhët politike i lidhur me ato idetë kreative për paraqitjen e buxheteve shtetërore, sollën atë që Greqia të ndodhej në një mal borxhesh prej 350 miliardë eurosh. Greqia ende sot konsiderohet si vend mjaft i vështirë për t’u reformuar, dhe ekonomikisht renditet në fund të vendeve të BE.

Dora Bakojani dhe Kyriakos Mitsotakis në ceremoninë e përmotshme për ish-kryeministrin e babanë e tyre, Konstantinos Mitsotakis

Besim tek të rinjtë

Mitsotakis mori shumë vota tek të rinjtë. Ata shpresojnë që bankieri i investimeve që ka studiuar në Harvard të kthejë besueshmërinë në tregjet financiare dhe tek kreditorët, më shumë se paraardhësi Tsipras. Nga ana tjetër Mitsotakis premton fundin e nepotizmit në partinë e tij, dhe kërkon të veprojë masivisht kundër korrupsionit, si për shembull që mjekët të mos presin më zarfin me para nga pacientët.

Humbësi i zgjedhjeve, Aleksis Tsipras u paraqit para përkrahësve të tij me fjalët „me kokën lart pranojmë votën e zgjedhësve”. Ai ka marrë shumë vendime, që patën një çmim të lartë politik. Megjithëse në fund Tsipras u përpoq me disa dhurata zgjedhore si rritjen e pagës minimale prej 11%, kthimin e të drejtave për sindikatat. Por ndërkohë votuesit ia kishin kthyer kurrizin të zhgënjyer, Aleksis Tsiprasit. Marrë nga Deutche Welle

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione kyriakos mitsotakis zgjedhjet në greqi kyriakos mitsotakis zgjedhjet në greqi


Sondazh

Poll
Insights 7 Korrik 2019, 16:04

Ngushëllime zotit Veliaj

TIRANË– Po, me dhimbje e mirëkuptim po marr guximin e sinqertë t’i paraqes zotit Veliaj ngushëllimet e mia me  rastin e ripërtëritjes së mandatit të ...

Insights 7 Korrik 2019, 09:15

Tre skenarët, çfarë mund ta presë Shqipërinë?

Pavarësisht nga parashikimet, përleshjet e dhunshme u shmangën në Shqipëri në ditën e zgjedhjeve, pasi kundërshtarët e qeverisë mbajtën vetëm tubime të vogla dh...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend