LIVE UPDATES
Aktualitet

Mjeku i njohur tregon se çfarë mund të bëjë Shqipëria për të përballuar COVID-19, Dushi: Këtë vit të mos ketë më s

22 Mars 2020, 12:06 Nga DOSJA
Mjeku i njohur tregon se çfarë mund të bëjë

TIRANË- Mjeku i njohur Erion Dasho në një reagim shkruan se COVID-19 nuk është një grip, dhe ndaj masat kundër tij duhet të jenë shumë të forta. Sipas tij masat që mund të merren janë të shumta, por ai sugjeron që të duhet të mos ketë shpërthime si në Wuhan apo Lombardi, ku për shkak të rritjes së pakontrolluar të numrit të rasteve, spitalet nuk qenë në gjendje të kujdesen për të gjithë të sëmurët.

Duke analizuar situatat në vende të ndryshme, Dasho tregon se çfarë mund të bëhet në Shqipëri, që humbjet të jenë sa më të vogla. “Mbyllja e këtij viti shkollor nëpërmjet shkollës online dhe shtrirja e saj edhe në priudhën e verës. Bazuar në njohuritë e deritanishme, mbyllja e shkollave eliminon gati një të tretën e rrezikut për transmetim të virusit. Duke forcuar masat e izolimit të rasteve dhe karantinimit të familjarëve, eliminohet edhe një pjesë e madhe e një të tretës tjetër të riskut (kjo nuk mund të eliminohet plotësisht për shkak të rasteve asimptomatike dhe atyre që edhe testimi me tampon nuk arrin t’i zbulojë)”, shkruan mjeku i njohur.

REAGIMI I PLOTË

#nukështëgrip Masat anti-koronavirus janë duke dhënë efekt në të gjithë vendet ku po zbatohen, por karantina nuk mund të vazhdojë përjetësisht deri sa të zbulohet një vaksinë (që mund të kërkojë deri një vit) apo mjekimi kundër virusit. Efektin e karantinës mbi ekonominë nuk mund ta përballojnë as ekonomi shumë të forta (dhe ato jo për një kohë të gjatë). Po kështu nuk mund të injorohet ndikimi i saj social. Në këto kushte, shtete të ndryshme (Anglia e hodhi e para idenë) janë duke punuar për të arritur imunitetin e grupit, d.m.th. të sigurojnë që më shumë se gjysma e popullatës të fitojë imunitet.

Në mungesë të vaksinës, rruga tjetër për të fituar imunitet është lë lejosh një transmetim “të kontrolluar” të virusit duke u përpjekur: 1. Të mos ketë shpërthime si në Ëuhan apo Lombardi, ku për shkak të rritjes së pakontrolluar të numrit të rasteve, spitalet nuk qenë në gjendje të kujdesen për të gjithë të sëmurët. 2. Të mos preken ato kategori që janë më të rrezikuara nga virusi – personat mbi 60-65 vjeç dhe të sëmurët kronikë.

“Epidemia e kontrolluar” në popullatë synon që ajo që preket nga virusi të jetë popullata me moshë të re dhe të arrihet sa më shpejt masa 60-70% e të infektuarve, por pa krijuar asnjë moment pik të sëmundjes. Studimet tregojnë se, në grup moshën nën 50-60 vjeç, pjesa më e madhe e të infektuarve jo vetëm që nuk “sëmuret” por edhe mund të mos e marrë vesh që ka qënë e infektuar nga virusi. Ata e kalojnë “në këmbë” sëmundjen dhe fitojnë imunitet. Në fazën kur pjesa më e madhe e popullsisë krijon imunitet, epidemia zhduket vetiu.

Çfarë ndodh kur nuk krijohet imuniteti i grupit?

Me kaq sa dimë deri tani dhe në mungesë të vaksinës, rreziku është që epidemia mund të dalë nga kontrolli kur lirohen apo nuk respektohen masat e karantinës dhe izolimit. Në fakt, kjo ndodhi në Itali kur masat nuk u zbatuan dhe epidemia mori këto përmasa që ka sot.

Çfarë mund të bëhet në Shqipëri?

Unë mendoj se duhen analizuar e plotë situata dhe të fillojë të lejohet transmetimi i kontrolluar si në Gjermani, Angli, Francë, etj. duke liruar në fillim ato masa që kanë potencial të ndihmojnë ekonominë. Studimet tregojnë se përgjegjësia për transmetimin ndahet midis shkollave, qendrave të punës, shtepisë dhe komunitetit. Shkolla dhe universiteti janë përgjegjës për transmetimin e virusit në 30-35% të rasteve, mjediset komunitare në 30-35% dhe familja në 30-35%.

Një opsion do të ishte: 1. Mbyllja e këtij viti shkollor nëpërmjet shkollës online dhe shtrirja e saj edhe në priudhën e verës. Bazuar në njohuritë e deritanishme, mbyllja e shkollave eliminon gati një të tretën e rrezikut për transmetim të virusit. 2. Duke forcuar masat e izolimit të rasteve dhe karantinimit të familjarëve, eliminohet edhe një pjesë e madhe e një të tretës tjetër të riskut (kjo nuk mund të eliminohet plotësisht për shkak të rasteve asimptomatike dhe atyre që edhe testimi me tampon nuk arrin t’i zbulojë).

Mund të lejohet një pjesë e madhe e aktivitetit ekonomik, por duke i monitoruar me shumë kujdes. Bizneset që do të lejohet të funksionojnë do të kenë nevojë për survejancë epidemiologjike, tamponim, etj. Ndalim qarkullimi për personal me moshë mbi 70 vjeç (kjo në të mirë të tyre por edhe të sistemit shëndetësor). 5. Të mbahet gati një sistem përgjigje të shpejtë – në rast se shihet një rritje e rrezikshme e numrit të rasteve, rivendoset menjëherë sistemi i plotë i karantinës (për të cilën përvoja e kësaj fundjave është e shkëlqyer). Deri sa dikush të mendojë dhe të gjykojë rreth këtyre opsioneve, karantina mbetet zgjidhja e vetme dhe respektimi i saj i detyrueshëm.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erjon dasho koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 erjon dasho koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët