Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Frika për koronavirus, kontrollohen ushtarët shqiptarë në mision, Xhaçka: Asnjë i infektuar!
22 Mars 2020, 09:10Nga DOSJA
TIRANË– Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka konfirmuar gjendjen shëndetësore të rreth 500 ushtarakëve shqiptarë por edhe studentëve që studiojnë në akademitë ushtarake në vendet e NATO-s. Xhaçka ka siguruar se të gjithë gëzojnë shëndet të plotë dhe vijojnë shërbimin e tyre në misionet e Aleancës pa asnjë shenjë të koronavirusit.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe shefi i SHPFA, gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku, përmes një videokonference me përfaqësuesit më të lartë ushtarakë shqiptarë në strukturat dhe misionet e Aleancës u interesuan për shëndetin e tyre dhe të familjeve.
Fatmirësisht asnjë prej ushtarakëve shqiptarë nuk ka simptoma të lidhura me COVID-19 dhe se të gjithë vijojnë shërbimin duke respektuar masat e reja kundër përhapjes së COVID-19.
Ndërkohë që 5 prej studentëve që studiojnë në akademitë ushtarake italiane janë kthyer në vendin tonë pas mbylljes së akademive nga qeveria italiane dhe aktualisht janë në vetëkarantinë në shtëpitë e tyre, pa asnjë simptomë.
Megjithatë të gjithë ushtarakët shqiptarë që shërbejnë jashtë vendit, por edhe familjet e tyre do të vijojnë që të kryejnë kontrolle mjekësore periodike, për të shmangur çdo rast infektimi.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KAKAVIJË– Një rast i dyshuar për koronavirus në Kakavijë. Një 47-vjeçar dyshohet për koronavirus pasi kishte shfaqur shenjat e para klinike.I riu u ...
Aktualitet22 Mars 2020, 07:38
TIRANË– “Ligji i luftës” ka hyrë në fuqi dhe efektivët e Policisë kanë patrulluar rrugët për t’u siguruar se asnjë nuk i shkel rregullat.Gjatë mbrëmjes së ...
Tiranë– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Ballkan ëeb, Abc News, Ora kanë si lajm të parë tre rastet e dy...
Epidemiologu Alban Ylli, i cili ka drejtuar funksione të rëndësishme në Institutin e Shëndetit Publik, ka zhvilluar disa skenarë në lidhje me kurbën e epidemisë...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme.Sipas IGJEUM, gjatë pjesës së dytë të ...
TIRANË– 89 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri dhe nga ta janë shëruar plotësisht 3 persona. Tirana është epiqendra e COVID-19 me 55 të prekur, e pa...
TIRANË- Besimtarët bektashinj në Shqipëri festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit. Kjo ditë përkon me lindjen e Imam Aliut në Qabe dhe simbolizon lindjen e s...