LIVE UPDATES
Ekonomi

“Ka filluar rritja, piku nuk do jetë në Prill”, epidemiologu tregon datën: Ja kur do dalin njerëzit nga shtëpitë

25 Mars 2020, 17:45 Nga DOSJA
“Ka filluar rritja, piku nuk do jetë në Prill”,

TIRANË- Në studion e Abc News me gazetarin Endri Xhafo, ishte epidemiologu Alban Ylli për të folur për situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit. Epidemiologu tha se ka filluar rritja e rasteve të reja, por ende nuk është arritur piku. Sipas tij piku pritet të jetë në Maj, dhe nëse nuk do të ishin marrë masa do të ishte në Prill. I pyetur se kur mund të dalin qytetarët nga shtëpia, Ylli solli në vëmendje modelet e ndjekura nga vendet e tjera të prekura.

“Ekzistojnë modele edhe për këtë, por në fakt nuk është kaq e thjeshtë. Ekziston modeli i propozuar nga disa anglezë, nuk e di nëse qeveria angleze po e ndjek atë. Mund të futemi më atë modelin e karantinës, pra e frenojmë e lëmë pastaj ti japë pak frymë ekonomisë. Është një model që nuk më pëlqen shumë ta diskutoj në publik. Në Kinë ata kur kanë ulur vlerën e R-së me masat e para, ata kanë marrë masa të tjera dhe kanë krijuar spitalet fushore dhe kanë shmangur edhe qarkullimin në familje. Ata i kanë marrë të gjitha rastet e dyshuara dhe të smëurë, i kanë çuar në spitalet fushorë dhe e kanë çuar vlerën e R-së 1.2 apo 1.1”, tha ai.

Pjesë nga intervista:

Endri Xhafo: Ç’po ndodh me epideminë?

Alban Ylli: Ne kemi çdo ditë më shumë seç kishim më parë. Kjo është një kurbë që nuk vjen ndryshe vetëm duke u rritur. Kurba e rasteve të reja çdo ditë është më e fortë se kjo. Nuk ka dyshim që rritja është e shpejtë, qarkullim intensiv i virusit në popullatën shqiptare. Deri para 4 ditësh kishim një qarkullim të qëndrueshme. Unë sugjeroj se ritmi duhet të jetë më i kontrolluar. Kjo është arsyeja që ne nuk mund të parashikojmë dot se çfarë mund të ndodhë. Do ketë një kurbë, por sa do jetë dhe kur do arrijë nuk e dimë.

Endri Xhafo: Është qarkullimi i virusit, apo janë të infektuar të fjetur?

Alban Ylli: Unë besoj se në Shqipëri që masat janë marrë herët. Autoritetet patën kurajon të ndërhyjmë në kohë.

Endri Xhafo: Ne kemi edhe sistemin e shëndetësisë të dobët?

Alban Ylli: Hyrja e virusit në Shqipëri ishte më e vonshme. Në Evropën Perëndimore u mbollën rastet e para. Filluan të merrnin masa të pa shoqëruar me masa drastike. U pa që këto ishin të pamjaftueshme, Italia e para  e verifikoi. Ne patëm mundësi ta shohnin dhe nxorrëm mësime

Endri Xhafo: Kush na e mbolli këtë?

Alban Ylli: Është një zgjatim i Italisë. Ata që erdhën në gjysmën e dytë të shkurtit mbollën epideminë. Rastet e para kishin lidhje me Italinë.

Endri Xhafo: Po të mos ishin marrë këto masa do ishte më keq. Kanë frenuar, por fara këtu ka qenë?

Alban Ylli: Po këtu ka qenë.

Endri Xhafo: Ju nuk dini të më thoni nëse ky është piku?

Alban Ylli: Ka filluar rritja.

Endri Xhafo: Ju nuk parashikoni momentin tuaj kur u mbyllën fluturimet në Itali?

Alban Ylli: Ne marrim shfaqjen e shenjave dhe infektimin e supozuar dhe kjo kurbë është ndryshe, ka një kulm në datën 10. Unë besoj se ka pasur një frenim disa ditor dhe po shikojmë një rritje që ka filluar të ndodhë para një jave.

Endri Xhafo: Kur mund të përfundojë ose të shohim rënie?

Alban Ylli: Ky padyshim nuk është piku, por fillimi i rritjes. Piku me gjasë do të ndodhë diku në majë. Nëse nuk do kishim këto masa piku do të ndodhte në prill

Endri Xhafo: Do kisim kolaps të sistemit?

Alban Ylli: Po do i shihnim nëpër korridore. Tani do të infektohen njerëzit në një kohë më të gjatë. Epidemia do të ketë zbutjen e vet, nga fundi i majit, ai sërish do të fillojë të qarkullojë, deri sa të arrijë qëllimin për të infektuar 60% të popullatës.

Endri Xhafo: Në Kinë u zgjat 3 muaj,  e 4 javë, ju kur i filloni llogaritë në shkurt? Për te llogaria kineze dalim atje?

Alban Ylli: Edhe modelet e tjera janë një kurbë të ngjashme. Kinezët vazhdojnë të përgatiten për virusin që mund të qarkullojë dhe mund të rikthehet.

Endri Xhafo: Kur do dalin njerëzit nga shtëpitë?

Alban Ylli: Ekzistojnë modele edhe për këtë, por në fakt nuk është kaq e thjeshtë. Ekziston modeli i propozuar nga disa anglezë, nuk e di nëse qeveria angleze po e ndjek atë. Mund të futemi më atë modelin e karantinës, pra e frenojmë e lëmë pastaj ti japë pak frymë ekonomisë. Është një model që nuk më pëlqen shumë ta diskutoj në publik. Në Kinë ata kur kanë ulur vlerën e R-së me masat e para, ata kanë marrë masa të tjera dhe kanë krijuar spitalet fushore dhe kanë shmangur edhe qarkullimin në familje. Ata i kanë marrë të gjitha rastet e dyshuara dhe të smëurë, i kanë çuar në spitalet fushorë dhe e kanë çuar vlerën e R-së 1.2 apo 1.1.

Endri Xhafo: A do kishte qenë kjo karantina që u tha në fillim dhe nuk u bë? Po ti kishim karantinuar ne njerëzit

Alban Ylli: Shqipëria po ndjek të njëjtat modele në Evropë, sipas këshillave të OBSH. Në Londër kanë caktuar qendra të mëdha tregtare për ti mbyllur dhe për ti kthyer në karantinë dhe më pas janë tërhequr. Kanë ecur hap pas hapi. Ky lajm është paraqitur nga një studiuese.

(Marrë nga Abcnews.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale alban ylli koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 alban ylli koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë