LIVE UPDATES
Politike

Monika Kryemadhi në Fier: Të zerojmë TVSH për prodhimin vendas, duhet të ndalim largimin e të rinjve

19 Janar 2021, 07:54 Nga DOSJA
Monika Kryemadhi në Fier: Të zerojmë TVSH për prodhimin

FIER– Kryetarja e Partisë Socialiste Monika Kryemadhi ndodhet ditën e sotme në qytetin e Fierit. Së bashku me disa banorë, Kryemadhi ka zhvilluar një takim aty të diskutuar punësimin në qytet.

Kryemadhi tha se një nga propozimet e partisë së saj do të jetë heqja e taksës për produktet vendase. Ndër të tjera Kryemadhi u ndal dhe tek largimi i të rinjve nga vendi. Ajo tha se të rinjtë nuk po vijnë më as në Tiranë por kanë zgjedhur që të largohen përfundimisht nga Shqipëria.

DEKLARATA E PLOTË E KRYEMADHIT:

Unë ditën e djeshme kam qenë gjithë paraditen në Tiranë, ku kemi diskutuar dhe përmbyllëm punën për prezantimin e programit dhe pastaj kam qenë në Elbasan, në Papërr, në Bradashesh, në Broshkë, ku në takimet që zhvilluam me banorë atje, problematikat kryesore ishte papunësia dhe largimi i të rinjve nga shtëpia. Ndërkohë që në anën tjetër kishim taksat e larta, çmimin e energjisë elektrik të lartë, çmimet e ushqimeve të larta, ku pjesa më e madhe vinin nga importi, ndërsa produktet vendase ngelnin pa shitur. Kjo ndodh në komuna, në zonat rurale të Shqipërisë, por nëse futesh në qytete, ku shqiptarët jetojnë në apartamente, në pallate, situata do të jetë akoma më e vështirë, sepse edhe për shkak të pandemisë, por edhe për shkak të situatës ekonomike që dashje pa dashje është futur thellë në familjet shqiptare, atëherë ajo që është prezentë kudo është mungesa e mundësive për t’ju njerëzve një kosto jetese që të jetë e pandjeshme për xhepat e tyre dhe të kenë një standard më të mirë jetese. Ne sot jemi në qytetin e Fierit dhe do ta kalojmë gjithë ditën sot këtu në takime, me grupe interesi, me qytetarë, duke shkuar në bizneset dhe shtëpitë e tyre. Mendoj që qyteti i Fierit është një qytet që mban një nga pjesët më kryesore të ekonomisë shqiptare, që është nafta, që plotëson dhe mbush buxhetin e shtetit. Dhe aq më shumë që shikon ritmin e rënies ekonomike në xhepat e familjeve fierake që është jashtëzakonisht i madh. Për të mos folur pastaj për largimin e të rinjve dhe të rejave. Ne kemi shumë djem dhe vajza që studiojnë në Tiranë nga qyteti i Fierit, që në përgjithësi janë edhe studentët më të mirë që kanë universitetet e kryeqytetit, por nga ana tjetër mundësitë për ta janë shumë të vogla.‘Nuk kam për ta harruar atë zonjën naftëtare, e cila tha: “E kam çuar vajzën për Inxhinieri-Kimie, por problemi është se mendonte se do të vinte të punonte në rafineri. Po ku do punojë? Do punojë me vite të tëra dhe s’ka për ta paguar njeri.”Pra, janë problematika, të cilat ndihen, por ne e shikojmë ndoshta në një aspekt shumë më të gjerë.

Në një bashkëbisedim që patën ditën e djeshme, ne hodhëm idenë e diskutimit që, të gjitha prodhimet shqiptare të jenë pa taksë, pa TVSH, për të stimuluar jo vetëm prodhimin vendas, por për të krijuar një hapësirë që shqiptarët të kenë çmime më të ulëta dhe prodhime të një cilësie të mirë. Sepse ne shohim dy standarde, një standard shohim shqiptarët që i hedhin apo i groposin prodhimet e tyre në rrugë, ndërsa kemi standardin tjetër që dy apo tre biznese importojnë qoftë qepën, hudhrën apo edhe pataten e domaten, ndërkohë që mund të kemi prodhimet tona.Nëse ne nuk do ti japim dorën njëri-tjetrit, ku të tregojmë që kjo TVSH e ushqimeve jo vetëm që nuk e ndihmon fshatarin, por përkundrazi e la atë pa e shitur prodhimin e tij, ndërkohë që pikat e grumbullimit e kthyen në biznes, ku merrnin prodhimet nga jashtë, i grumbullonin dhe pastaj i shisnin po prapë jashtë, solli një dëmtim të madh të bujqësisë.
Për të mos folur pastaj për blegtorinë, për mishin për shembull ku ne vetëm 30 për qind të kërkesave plotësojmë me prodhimin vendas, ndërkohë që e gjithë pjesa tjetër importohet. Qoftë për mishin e qengjit, qoftë për shpendët, për mishin e vicit e të tjera me radhë.Po të pyesësh shqiptarët thonë: A e ke mish vendi apo të ardhur? Pra, ne e duam mishin e vendit, duam ta konsumojmë por nuk e kemi të mundur. Ne brenda javës së ardhshme do të shpalosim pikat e programit tonë. Edhe Kejdi ka punuar për programin për pjesën e arsimit dhe e di shumë mirë që kemi bërë disa pika shumë të mira.

Ne kemi qenë bashkë me Kejdin në Nju Jork, ku kemi takuar rreth 250 të rinj që ne i njihnim, që kanë qenë të LSI-së, ata do kthehen, sepse të gjithë po organizohen për të ardhur për zgjedhje, sepse edhe 96 ditë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve.
Është shumë e rëndësishme për të krijuar familjen secili nga ne, sepse familja është hallka kryesore që të mban të lidhur me vendin dhe nëse ne u garantojmë njerëzve, jo vetëm punën, por edhe një pagë të mirë, për të marrë një shtëpi, nga ana tjetër të ketë një arsim cilësor dhe një shëndetësi të mirë, janë faktikisht gjëra që realizohen vetëm me vullnet politik nga ana e qeverisë për tu shërbyer qytetarëve të saj.
Gjatë periudhës së pandemisë në Shqipëri janë mbyllur 9 mijë biznese, ndërsa në Kosova 1300 biznese. Pra, edhe pse situata e pandemisë atje ndihej më shumë për shkak të shumë aspekteve, ata e menaxhuan, kanë filluar dhe po përfundojnë shpërndarjen e paketës së tretë ekonomike, ndërsa ne akoma nuk kemi mbaruar paketën e parë, dhe i kemi gënjyer njerëzit, sidomos bizneset, duke filluar që me qiranë e dyqaneve.
Pagën e luftës disa e kanë marrë e disa jo dhe ndodh pastaj kjo që ti ke mbi 9 mijë biznese të mbyllura. Dhe pastaj kush e ka fajin? E ka fajin Covid-i. Pse Covid-i i tha Edi Ramës mbyll bizneset pa kriter dhe nxirr tanket në rrugët e Tiranës.
Unë them që mundësitë dhe shanset për ti ndihmuar njerëzit janë pafundësisht, mjafton të kesh një vullnet politik.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi ne fier monika kryemadhi ne fier

Sondazh

Poll
Politike 18 Janar 2021, 21:45

TIRANË– Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në një l...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen