LIVE UPDATES
Politike

Vetëm 4 mandate! Kryemadhi analizon humbjen: Presidenti kishte të drejtë, zbatuam strategji të gabuar dhe dogjëm mandatet!

28 Prill 2021, 09:24 Nga DOSJA
Vetëm 4 mandate! Kryemadhi analizon humbjen: Presidenti kishte të

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka analizuar “tkurrjen” e partisë së saj në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në një konferencë për shtyp nga selia, Kryemadhi tha se LSI-ja kishte ndjekur një strategji të gabuar duke justifikuar kështu humbjen e dhjetra mandateve në krahasim me vitin 2017.

Sipas Kryemadhit, nuk duhet që të kishin djegur mandatet dhe të bojkotonin zgjedhjet lokale, duke i dhënë të drejtë presidentit Ilir Meta. Po ashtu, numri një i LSI-së nuk e la fjalimin e parë pas daljes së rezultatit edhe pa një falenderim, i cili iu drejtua bandave kriminale; oligarkëve dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.


Kryemadhi mes emocionesh, foli dhe për tradhti dhe zhgënjim për shifrat. Kryetarja e LSI-së, tha se në momentin kur ka parë shifrat u zhgënjye, si dhe u shpreh se tradhtia më e madhe vjen në tre mandatet e Korçës, Beratit dhe Durrësit.

“Iu falenderoj për suportin. Uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave. Ata janë fituesit e vërtetë dhe të parin që duhen uruar. Uroj Vuçiç për sondazhet e sakta që dha për Shqipërinë. Fatkeqsisht zbatuam një strategji që pati pasoja mbi këtë rezultat. Patëm një strategji të gabuar që nga zgjedhja e mandateve, dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale. Ia dhamë gjithë pushtetin Ramës dashje pa dashje. Koha dhe ky rezultat tregoi se shqetësimi i presidentit ishte i drejtë. Dua që në emër të LSI dhe timin i kërkoj falje për këtë çast dhe për këtë veprim që nuk solli gje tjetër veçse rrëmbimin dhe fitoren e zgjedhjeve nga bandat kriminale dhe oligarkët. Të jenë vigjilent vëzhguesit tanë . Tradhtia më e madhe vjen në tre mandatet e Korçës, Beratit dhe Durrësit. Mandate që i janë grabitur LSI për të nxjerrë Edi Ramën në Durrës. Për 140 vota i hiqet mandati dhe i jepet Edi Ramës. Për 140 vota i hiqet Endrit Braimllarit dhe i jepet Niko Peleshit. I hiqet Ardit Çelës dhe i jepet Blendi Klosit. Numëruesit tanë, të vazhdojnë betejën deri në fund, jo vetëm për të delegjitimuar të gjitha grabitjet e votave të LSI. Numëruesit dhe komisionerët tanë të vazhdojnë punën deri në fund. Këtij sistemi i ka dalë boja. Mjafton të shikosh që LSI me 107 mijë vota të vlefshme merr 4 mandate dhe një parti tjetër që nuk dihet se çfarë është me 35 mijë vota merr 3 mandate. Ky është sistemi mafioz, kriminal, i tjetërsimit të vullnetit të qytetarëve shqiptarë,”-tha Kryemadhi.

Fjala e plotë e Kryemadhit: 

Të dashur miq, Ju falënderoj nga zemra për gjithë suportin që u keni dhënë kandidatëve të LSI dhe LSI-së. Së pari, dua të uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave, sepse ata janë fituesit e vërtetë të zgjedhjeve që sapo kaluam dhe ata janë të parët që duhen uruar. Së dyti, uroj Presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta që dha për zgjedhjet në Shqipëri. Sot u mbyllën rezultatet e zgjedhjeve për mandatet e partive politike. Dua të falënderoj 107 mijë votuesit e vlefshëm, që ia dhanë votën LSI-së dhe dua të falënderoj edhe 21 mijë votuesit e pavlefshëm, ku 70 për qind e tyre janë votues të LSI-së. Ky vjen një falënderim zemre, një falënderim shpirti për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, për gjithë burrat dhe gratë, të cilët nuk pranuan as të intimidohen, as të shiten. Nuk u trembën nga kërcënimet, por përkundrazi vazhduan betejën e tyre deri në fund. Makineria mediatike kundër LSI-së, politike, mediatike, oligarkike, e cila nuk u tërhoq në asnjë moment prej dy vitesh, që në momentin kur ne, si LSI, fatkeqësisht zbatuam një strategji, e cila pati pasojat në këtë rezultat dhe që nuk reflektoi vullnetin e qytetarëve për ndryshim, ku patëm një strategji të gabuar, duke filluar që nga djegia e mandateve, mos marrja pjesë në zgjedhjet lokale, gjë që në mënyrë të qëllimshme, i dhamë dashje pa dashje të gjitha pushtetet në dorë Edi Ramës, bandave dhe oligarkëve për të tjetërsuar që nga Kushtetuta, për të vazhduar në rrëmbimin dhe grabitjen e pronave të shqiptarëve. Për t’ju dhënë shansin dhe mundësinë jo për të blerë katër vitet e ardhshme me 500 euro votën, por për të blerë 100 vitet e ardhshme me 500 euro votën. Kjo gjë dhe koha, dhe ky rezultat tregoi që shqetësimi i Presidentit të Republikës ishte i drejtë, për këtë situatë në të cilën ne gjendemi sot. Prandaj, dua që edhe në emër të LSI, edhe timin personal, ti kërkoj falje për këtë çast, për këtë veprim dhe për këtë qëndrim, i cili nuk solli gjë tjetër veçse 70 për qind të ndryshimit që donin shqiptarët, 70 për qind të shqiptarëve që donin ndryshimin, nuk solli gjë tjetër, por solli vetëm rrëmbimin dhe fitoren e zgjedhjeve nga bandat kriminale dhe nga oligarkët. LSI dhe qytetarët ishin përballë një pabesie të madhe përballë këtyre zgjedhjeve, e cila deformoi thellë vullnetin e tyre, e vuri Shqipërinë në një udhëkryq shumë të rrezikshëm. Ajo i dha hapësirë tashmë dhe frymë bandave, krimit, i dha hapësirë dhe mundësi lëvizjeje oligarkëve dhe mediave të kapura nga oligarkët, në mënyrë të tillë për të tjetërsuar dhe për të shformuar çdo qëndrim të qytetarëve shqiptarë. Ne mbetemi të palëkundur në të gjithë këtë proces dhe jo vetëm që nuk do të tërhiqemi, por do ta vazhdojmë betejën tonë edhe më tutje. Edhe e gjithë media oligarkike korruptive dhe e gjithë situata për të cilën kërkojnë të fajësojnë LSI. Administrata publike, mjafton të shikoni proceset e numërimit, do të shikoni drejtorët dhe të gjithë administratën publike që janë vëzhgues jo numërues. Vëzhgues dhe që mbajnë shënim leximin e votave të patronazhistëve të tyre. Mjafton për të evidentuar çdo gjë duke parasysh që i gjithë procesi ishte një manipulim industrial. Të dashur miq, Ne jemi si feniksi. Dua të falenderoj ata të rinj që kishin bërë atë video të mrekullueshme ku nga hiri ynë ne do të ringrihemi dhe do ta çojmë më tej betejën tonë. Beteja jonë nuk është një betejë për një karrige kryeministri apo për një karrige ministri. Beteja jonë është për ju të rinjtë. Që të mos ikni nga Shqipëria. Por të rrini këtu. Beteja jonë është një betejë që Shqipëria të jetë shtëpia e shqiptarëve dhe jo shtëpia e bangladeshasve. Beteja jonë është që të mos ndalojmë në asnjë sekondë për të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve. Të jem e sinqertë zhgënjimin e kam pasur shumë të madh në numra. Por për një gjë jam shumë e kthjellët, shumë e qartë dhe shumë e vendosur. Ky sistem për të cilin përgjërohet Edi Rama dhe kushdo tjetër, është një sistem që i doli boja. Mjafton të shikosh që LSI me 107 mijë vota të vlefshme merr 4 mandate dhe një parti tjetër që nuk dihet se çfarë është me 35 mijë vota merr 3 mandate. Ky është sistemi mafioz, kriminal, i tjetërsimit të vullnetit të qytetarëve shqiptarë. Megjithatë beteja jonë vazhdon nuk do të ndalemi. Ne jemi me qytetarët shqiptarë që duan ndryshimin dhe i themi kujtdo bujrum, në partinë tonë, në partinë e të rinjve dhe të rejave dhe jo në atë parti që mendojnë se mund të bëjnë çfarë të duan. Sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për të shkuar pranë komisionerëve dhe numëruesve tanë, për tu dhënë zemër, forcë, për të çuar deri në fund procesin e numërimit, për të evidentuar çdo parregullsi dhe çdo manipulim, sepse fakte të tjera do të vijnë njëra pas tjetrës, se si ditën e shtunë, makina me xhama të errëta kanë lëvizur në të gjitha qytetet e Shqipërisë duke shpërndarë paratë e drogës, krimit, mafies e betonit, nga Londra, Berlini, Spanja, Kolumbia, Venezuela dhe gjithandej. Këto para nuk janë gjë tjetër, veç se helmi, që helmon të ardhmen e shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre. Megjithatë të rinjtë dhe të rejat janë kundra helmit, janë ata që nuk do të lejojnë askënd që do të bëjë pazar me të ardhmen e tyre. Zoti i bekoftë shqiptarët, Zoti ju ruajt ju dhe familjet tuaja, meqë e kanë merak shumë që e përmend Zotin. Djemtë e errësirës janë më të shpejtë se djemtë e dritës, por djemtë e dritës gjithmonë fitojnë. Prandaj për të gjithë ju që besoni, edhe Jezu Krishtin kur e çuan për ta kryqëzuar asnjë nuk e di sa herë u rrëzua me kryqin në krah, por vetëm një gjë e dimë; vajti dhe u ul në të djathtë të Zotit. Prandaj dhe ne jemi rrëzuar, do të rrëzohemi, por do të ringrihemi pasi kemi besim në zemër, kemi force, kurajë, shpirt dhe e duam këtë vend. Faleminderit!

Lëvizja Socialiste për Integrim doli jashtë çdo pritshmërie, ku mori vetëm 4 mandate nga 19 që ka pasur në zgjedhjet e vitit 2017. LSI mori 106657 vota (6.82 %) në rang vendi. Katër mandatet ndahen, 2 në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Fier.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021 monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën