LIVE UPDATES
Aktualitet

“Mos dëgjoni ata që kanë gjetur ilaçin anti-Covid me raki dhe hudhra”/ Apeli i Et’hem Rukës: Po vdesin njerëz, duhet

9 Korrik 2020, 08:02 Nga DOSJA
“Mos dëgjoni ata që kanë gjetur ilaçin anti-Covid me

TIRANË-  Profesori i njohur Et’hem Ruka iu bën thirrje shqiptarëve që të respektojnë masat për COVID-19. Ai thekson se nuk mund të ketë dyshime për ekzistencën e COVID-19 dhe se të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi. Ruka shprehet më tej se nuk duhet të dëgjojmë ata që kanë gjetur “ilacin anti-covid”, me raki dhe hudhra, por duhet të ndjekim këshillat e mjekëve.

SHKRIMI I PLOTË:

KU JEMI ME PANDEMINË COVID-19? Sot, bota po përballet me nje krizë të pashembullt sanitare, shkaktuar nga pandemia Covid-19. Numri i të infektuarve arriiti 11.8 milionë raste, ndërsa numri i të vdekurve 545.000. OBSH deklaron se pandemia po vjen duke u rënduar në botë. Amerika po arrin numrin rekord te infektimeve ditore. Me 3 korrik numri i të infektuarve u bë më i madh se ai i të gjitha vendeve europiane. 40 000 raste ne dite ne SHBA dhe 969 të vdekur në 24 orët e fundit, ndërsa në Brazil 45.305 raste ditën e fundit dhe 1254 të vdekur. Disa vende po përjetojnë një valë të re infektimesh dhe kanë shpallur izolime për disa pjesë të popullsisë.

Situata nuk paraqitet aspak optimiste edhe ne vendin tone. Qershori dhe korriku shënuan një rritje te konsiderueshme te rasteve pozitive e për pasoje edhe të vdekjeve. Ditët e fundit përqindja e të infektuarve arrin në 40% të numrit të përgjithshëm të infektimeve duke filluar nga 9 marsi e deri më sot, ajo e të shëruarve 57%, ndërsa e vdekjeve 3%.

E megjithatë, një pjesë e qytetareve shqiptarë ende thonë se pandemia nuk ekziston, dhe se koronavirusi është një gënjeshtër e madhe. Të duket vetja i pamend kur degjon pohime te tilla, jo nga njerëz te thjeshte, por nga intelektuale e per me keq akoma edhe nga mjekë.

Paradokset nuk kane fund! Jemi ne që dolëm në ballkone dhe duartrokitëm solemnisht mjeket infeksioniste te vijes se pare duke i konsideruar heronjte tanë dhe tani kur dalin në emisione televizive për të dhnë opinione i masakrojmë me sharje. Këta mjekë, si dhe ndihmësit e tyre janë me të vertet heronj, spepse jo vetëm kanë kthyer në jetë një numër të madh pacientesh që kanë prekur kufirin e fundit të jetës, por edhe sepse një pjesë e tyre janë infektuar, madje kanë humbur edhe jeten.

Na këshillojnë mjekët tanë, na këshillojnë bijat dhe bijtë tanë të mrekullueshëm që ponojnë si mjekë e infermierë në spiatalet me emër në botë, por ne bëjmë siku i dëgjomë. Andej i respektojnë duke i quajtur heroi ose heroina ime, ndërsa ne bëjmë sikur.

Një pjesa jonë e ka “gjetur” ilaçin anticovid, duke lënë mbrapa vendet më të zhvilluara të botës: raki dhe hudhra! Të tjerë thonë jemi nga veriu ose nga jugu dhe s’ka c’na ben virusi. Dhe këta nuk janë të pakët, përkundrazi janë shumë, aq shumë sa që opinionet e tyre mbytin opinionet e specialistëve të fushës dhe njerezve të shkencës.

Kushdo është i lirë të bëjë çfarë të dojë me jetën e vet, por deri në atë pikë sa mos të rrezikojë jetën e të tjerëve. Shqipëria ka të moshuar, Shqipëria ka mbi 80 000 diabetikë, Shqipëria ka mbi 80 000 që vuajën nga sëmundje të zemrës, Shqipëria ka dhjetra mijra njerës që vuajnë nga hipertensioni e semundjet renale. Të gjitha këto kategori janë më të rrezikuarat. Askush nuk ka të drejtë të luajë me jetën e tyre, vetëm nga mosbindja për zbatimin e rregullave që janë aq të domosdoshme për të ulur mundësinë e transmentimit të virusit.

Asnjeherë nuk është von të mendojmë se zjarri që ka rënë në fshatin tjetër mund të mbrijë shume shpejtë edhe në fshatin, lagjen dhe shtëpinë e gjithesecilit! Unë, si biolog, shkruaj çdo ditë për të ndërgjegjësuar miqtë e mij, shkruaj për gjëra të vogla, por jo të parëndësishme.

Ata që e kuptojnë situaten janë shumica dërmuese e qytetarëve. Të gjithë bashkë mund të bëjmë një zë të fuqishëm për të krijuar një opinion dominues. Shteti ka punën e vet dhe nuk jamë duke e analizuar punën e tij, por thjeshte po kujtoj se për të pabindurit ka edhe penalitete. Une mendoj se ndërgjegjësimi është arma më e fuqishme për të minimizua dëmet e kësaj pandemie, për të cilën nuk ka terapi të përshtashme dhe as vaksinë për ta mposhtur.

Me teoritë konspirative dhe lëvizjen anti-vaksinë le të merren të tjerët. Si vend, jemi shumë i vogel për tu marrë me gjëra kaq të mëdha!

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet et'hem ruka koronavirusi ne shqiperi et'hem ruka koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet